Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit u nënshkrua mes Shqipërisë dhe BE-së në Qershor të vitit 2006 dhe shërben si dokumenti kryesor për marrëdhëniet midis dy palëve sa i takon procesit të integrimit. Kjo marrëveshje përfshin të drejta dhe detyrime si dhe hedh bazat e partneritetit dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE-së në një nivel tjetër. Gjithashtu, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konfirmon perspektivën evropiane të vendit tonë.

Sipas Nenit Nr. 1 / Pika 2 të MSA, 2006, ky asociim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së synon:

  • të mbështesë fuqizimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend;
  • të kontribuojë në fuqizimin e institucioneve shqiptare si dhe stabilitetit politik dhe ekonomik;
  • të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkombëtar, gjithashtu dhe nëpërmjet përafrimit të legjislacionit të saj me atë të Komunitetit;
  • të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përfunduar tranzicionin në një ekonomi tregu funksionale, të nxisë marrëdhënie ekonomike të harmonizuara dhe të zhvillojë gradualisht një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë;

  • të nxisë bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat të trajtuara në këtë Marrëveshje.
Buy now