Strategji

Strategjitë janë një plan veprimi i projektuar për të arritur një qëllim afatgjatë ose të përgjithshëm të një vendi. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim-SKZHI apo Plani Kombëtar për Integrimin Europian- PKIE hartohen me qëllimin për të orientuar politikat e vendit në harmoni më ato të Bashkimit Evropian.

Këto strategji dhe plane përfshijnë masa afatshkurtra dhe afatmesme që shtrihen përgjatë një periudhe të caktuar, zakonisht 3-vjeçare dhe rishikohen çdo vit në bazë të progresit të arritur në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së. Gjithashtu, këto dokumenta, paraqesin masat e duhura në mënyrë që të gjithë sektorët të kenë përmbushur standardet e përcaktuara më parë në kapitujt e acquis.

Në këtë kuadër, PKIE synon të koordinojë dhe lehtësojë këtë proces përafrimi duke paracaktuar prioritetet kyçe për legjislacionin që do të përafrohet, ministritë e linjës përgjegjëse për hartimin/rishikimin e projekt-akteve shqiptare, shkallën e përafrimit, si dhe datat e miratimit dhe afatet e hyrjes në fuqi.

Buy now