2019 – CONNECT http://connectwitheu.al Tue, 11 May 2021 07:45:24 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 http://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg 2019 – CONNECT http://connectwitheu.al 32 32 Tryezë e Rrumbullakët: “Konvergjenca Ekonomike dhe Sociale: Arritjet aktuale dhe sfidat e ardhshme të reformave në Shqipëri” http://connectwitheu.al/2019/12/13/tryeze-e-rrumbullaket-konvergjenca-ekonomike-dhe-sociale-arritjet-aktuale-dhe-sfidat-e-ardhshme-te-reformave-ne-shqiperi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tryeze-e-rrumbullaket-konvergjenca-ekonomike-dhe-sociale-arritjet-aktuale-dhe-sfidat-e-ardhshme-te-reformave-ne-shqiperi Fri, 13 Dec 2019 09:48:18 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2414

Datë: 13 Dhjetor, 2019 / Burimi: CONNECT- CDI

Burimi i fotografisë: CONNECT / CDI

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – CDI organizoi më 13 Dhjetor 2019, tryezën e rrumbullakët “Konvergjenca ekonomike dhe sociale: Arritjet aktuale dhe sfidat e ardhshme të reformave në Shqipëri”. Kjo tryezë kishte për qëllim të informonte dhe të nxiste një diskutim mbi ecurinë e zbatimit të Zonës Ekonomike Rajonale – REA, të përgatitjes së strategjisë së specializimit inteligjent mbi identifikimin dhe prioritarizimin e investimeve kërkimore, si edhe përcaktimin e një vizioni të përbashkët për inovacionin në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe mbi politikat publike që kanë një fokus të veçantë në fusha si inovacioni, lëvizshmëria e të rinjve dhe akademikëve, dhe punësimi.

Tryeza e rrumbullakët filloi me fjalën përshëndetëse të Znj. Krisela Haçkaj, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit dhe Znj. Stine Klapper, Drejtore e Zyrës Tiranë, Fondacioni Friedrich Ebert, partner në këtë projekt.

Znj. Haçkaj theksoi rëndësinë e prioritizimit të masave lidhur me arsimin në programin e përgjithshëm të politikave publike, si dhe kryerjen e vlerësimit të ndikimit të strategjive të ndryshme në fuqi që mbulojnë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ajo gjithashtu theksoi se si përfshirja e të rinjve në debatet sektoriale, edhe pse ndonjëherë shumë teknike, mund të jetë një vlerë e shtuar në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Më pas, paneli filloi me Znj. Florensa Haxhi, Drejtor për Programet e Zhvillimit dhe Menaxher i Programit për Zonën Ekonomike Rajonale, Zyra e Kryeministrit, e cila shpjegoi arritjet aktuale të Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe sfidat e mbetura në këtë fushë. Znj. Haxhi shtoi se fokusi kryesor për momentin mbetet tek rinia dhe politikat përkatëse, siç është ligji për startup-et  dhe lehtësirat e mundshme fiskale për të rinjtë që duan të ndërtojnë një start-up. Për më tepër, Znj. Haxhi informoi se studimi mbi situatën e infrastrukturës broadband në Shqipëri, përfshirë vlerësimin përkatës financiar për ndërhyrjen në këtë sektor, do të prezantohet shumë shpejt. Gjithashtu, Znj. Haxhi bëri me dije se raporti mbi hartën e potencialit ekonomik, inovacionit dhe shkencës për specializimin inteligjent në Shqipëri në kuadër të procesit të strategjisë të specializimit inteligjent S3 do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshilli i Investimeve theksoi se mungesa e informacionit dhe të dhënave mbetet një sfidë e madhe në Shqipëri. Sipas Znj. Leka, Shqipëria mund të jetë konkurruese në shumë fusha, por si fillim duhet që ne të njohim sektorët ku kemi një avantazh krahasues, ndërsa theksoi se arsimi mbetet elementi kryesor për të arritur një konkurrencë të qëndrueshme. Së fundmi, Znj. Leka gjatë ndërhyrjes së saj theksoi gjithashtu rëndësinë e fokusit në përcaktimin e vizionit të zhvillimit të vendit.

Po kështu, Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë theksoi rëndësinë e ndërlidhjes dhe ndërtimin e lidhjeve sistemike që shpejtojnë dhe lehtësojnë miratimin e legjislacionit në fushat e mësipërme. Për sa i përket Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor (MAP REA), Z. Shkodra shtoi se Shqipëria së pari duhet të ketë një vision dhe program të qartë të brendshëm, përfshirë parashikimet për fushat e investimeve në të ardhshme, si psh.hartimi i një Agjende 2030, dhe më pas të jetë në gjendje të integrohet dhe të marrë pjesë plotësisht në tregjet rajonale nën MAP REA. Gjithashtu, ai nënvizoi se  ri-aftësimi është një nevojë urgjente që modeli i arsimit duhet të arrijë pasi është thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social të vendit.

Paneli u përmbyll nga Znj. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive, Kongresi Rinor Kombëtar, e cila nënvizoi domosdoshmërinë për hartimin e politikave rinore gjithëpërfshirëse që synojnë rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e vendimmarrjes jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Sipas Znj. Peci ka një mungesë të theksuar të fondeve dhe planeve strategjike për punësimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin lokal. Znj. Peci gjithashtu shtoi se të rinjtë shqiptarë duhet të jenë më të informuar sa i takon kapitujve si 19 & 26 të acquis të BE-së që kanë të bëjnë veçanërisht me rininë.

Tryeza u moderua nga Znj. Ornela Liperi, Kryeredaktore e Revistës Monitor dhe u organizua në kuadër të projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT”, i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Shqiptare (CFCU) dhe zbatohet nga Instituti për bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Qendra Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

Pjesëmarrësit në këtë tryezë theksuan rëndësinë e faktorëve demografikë në zhvillimin e politikave publike, rritjen e aftësive kërkimore dhe inovative të universiteteve, rritjen e lëvizshmërisë së mësuesve dhe studentëve në rajon, si dhe adaptimin e kurrikulave në universitete në mënyrë që të maksimizohet impakti i strategjive dhe instrumentave të zhvillimit në dispozicion apo në në zhvillim e sipër.

Një dokument pune që pasqyron diskutimet e kësaj tryeze do të botohet shumë shpejt.

Agjenda e tryezës mund të konsultohet këtu.

]]>
Franca prezanton propozimin e saj për të reformuar procesin e pranimit në BE http://connectwitheu.al/2019/11/17/franca-prezanton-propozimin-e-saj-per-te-reformuar-procesin-e-pranimit-ne-be/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=franca-prezanton-propozimin-e-saj-per-te-reformuar-procesin-e-pranimit-ne-be Sun, 17 Nov 2019 13:58:49 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2403

Datë: 17 Nëntor, 2019 / Burimi: Politico

Burimi i fotografisë: AP/REX/Shutterstock

Pas vendimi të Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pas këmbënguljes së Francës për të pasur një vendim të tillë, kjo e fundit ka prezantuar një dokument sipas të cilit dëshiron të ndryshojë rregullat për vendet që duan të futen në BE.

Në një doment të përbërë prej  dy- faqesh e gjysmë  të ndarë me vendet e tjera të BE-së, së bashku me një aneks që rendit fazat e reja, Parisi bëri thirrje për zëvendësimin e procesit aktual të pranimit, i cili ndan acquis e BE-së – njëkohësisht atë që njihet si organi i të drejtave dhe detyrimeve që përfshin traktatet e BE-së, si dhe rregulla dhe ligje të tjera – në 35 kapituj.

Sipas modelit të propozuar nga Franca, vendet e BE-së duhet të bien dakord unanimisht për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim. Më pas vendi kandidat punon me Komisionin Evropian për të rregulluar ligjet e tij kombëtare në përshtatje me acquis e BE-së, dhe pasi ta jetë arritur kjo gjë përpilohet një traktat pranimi, i cili duhet të aprovohet nga Këshilli i BE-së dhe të ratifikohet në secilën prej vendet anëtare.

Ky model paraqet gjithashu një proces të bazuar në shtatë faza me “kushte të rrepta, me qëllim që të konvergojë në mënyrë efektive drejt normave dhe standardeve evropiane”, bashkë me një komponent “kthyeshmëri”, që lejon BE të ndalojë bisedimet e anëtarësimit nëse qeveria e një vendi kandidat  shkon larg standardeve të bllokut.

“Me hapjen e negociatave, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e njëkohshme të një  numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave”, thuhet në këtë dokumet, duke shtuar se: “Mbyllja e negociatave që korrespondon me secilën fazë të përfunduar nga vendi kandidat do të hapë kështu mundësinë për të marrë pjesë në programet e BE-së, të përfshihet në politika të caktuara sektoriale dhe, kur është e përshtatshme, të përfitojë nga financime  në fushat e nevojshme. “

Ky propozim erdhi menjëherë pasi Franca e gjeti veten në qendër të kritikave gjatë samitit të fundit të drejtuesve të Këshillit Evropian, në të cilin Presidenti Emmanuel Macron ishte i vendosur në qëndrimin e tij për të mos hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Megjithatë, në dokumentin në fjalë, Franca riafirmoi mbështetjen e saj për qasjen e përgjithshme të  BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat sipas këtij dokumenti “i përkasin Evropës, për shkak të të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre “.

Ju mund të lexoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu.

]]>
Udhëheqësit e BE-së bllokojnë bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut http://connectwitheu.al/2019/10/18/udheheqesit-e-be-se-bllokojne-bisedimet-e-anetaresimit-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=udheheqesit-e-be-se-bllokojne-bisedimet-e-anetaresimit-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut Fri, 18 Oct 2019 13:56:38 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2399

Datë: 18 Tetor, 2019 / Burimi: Politico

Burimi i fotografisë: Këshilli Europian

Këshilli Evropian nuk ka mundur të arrijë dot një marrëveshje sa i takon vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim me  Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pas një debati të gjatë e  të tensionuar mbi dy vendet e Ballkanit Perëndimor, BE-ja nuk mundi të bind vendet anëtare si Franca, Hollanda apo Danimarka për të hapur negociatat.

Tek Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë çeljen e bisedimeve për anëtarësim,Kryeministri Hollandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm që do të lejonte që bisedimet të fillonin me Maqedoninë e Veriut ndërsa detyronin Shqipërinë të priste, por liderët Evropian kundërshtuan një vendim që ndan perspektivën e Maqedonisë se Veriut me atë të Shqipërisë. Sipas tyre, përfshirë edhe Presidentin Macron, një qasje e tillë do të ishte fatale për rajonin.

Vendimi për mos të hapur negociatat me të dyja vendet ka ngjallur mjaft pakënaqësi edhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Shumë prej tyre, përfshirë edhe eurodeputët e Parlamentit Evropian e kanë cilësuar këtë vendim si një gabim historik, pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kriteret paraprake që BE kishte vendosur si kusht për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

]]>
Parlamenti Gjerman mbështet bisedimet e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut http://connectwitheu.al/2019/09/27/parlamenti-gjerman-mbeshtet-bisedimet-e-be-se-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=parlamenti-gjerman-mbeshtet-bisedimet-e-be-se-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut Fri, 27 Sep 2019 12:51:20 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2382

 Datë: 27 Shtator, 2019 / Burimi: BIRN

Burimi i fotografisë: EPA-EFE/HAYOUNG JEON

Deputetët gjermanë kanë votuar këtë të enjte në favor për të caktuar një datë fillimi për bisedimet e pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe pse vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Evropian në tetor të këtij viti, mbështetja e Parlamentit Gjerman është padyshim një lajm tejet pozitiv për të dyja vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një shumicë e madhe prej 476 deputetësh votuan pro hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa 122 ishin kundër dhe 16 abstenuan. Për Shqipërinë, 395 deputetë mbështetën fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, 188 ishin kundër ndërsa 16 abstenuan.

Nëse për Maqedoninë e Veriut, deputetët gjermanë nuk vendosën  kushte për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, për shkak të marrëveshjes historike të “emrit” të vitit 2018 me Greqinë, si një arritje shembullore për të gjithë rajonin, me Shqipërinë situata ishte pak më ndryshe.

Sa i përket vendit tonë, Bundestagu Gjerman rekomandoi caktimin e një date për fillimin e bisedimeve, por kushtëzoi fillimin teknik të këtyre bisedimeve me qëllim që Shqipëria të krijojë si fillim kushtet që Gjykata e saj Kushtetuese të funksionojë dhe të reformojë ligjet e saj zgjedhore.

Ky votim i Bundestagut Gjerman është përshëndetur dhe nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Në një postim në rrjetin social Twitter, Hahn u shpreh se:”Njohja e progresit konkret është thelbësore për nxitjen e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE-së!”.

Duket se vendimi në Berlin do të shtojë shpresat e qeverive në Shkup dhe Tiranë, të cilët prej kohësh shpresojnë të marrin një datë të saktë për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE para fundit të këtij viti.

Megjithatë, të dyja vendet do të përballen tashmë me rezervat e Francës, Hollandës dhe disa vendeve të tjera të BE që kanë kritikuar veçanërisht rezultatet e dobëta të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit  të organizuar.

]]>
Udhëzime politike për Komisionin e ardhshëm Evropian 2019 nga Ursula von der Leyen, Presidente e zgjedhur e Komisionint Evropian http://connectwitheu.al/2019/09/26/udhezime-politike-per-komisionin-e-ardhshem-evropian-2019-nga-ursula-von-der-leyen-presidente-e-zgjedhur-e-komisionint-evropian/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=udhezime-politike-per-komisionin-e-ardhshem-evropian-2019-nga-ursula-von-der-leyen-presidente-e-zgjedhur-e-komisionint-evropian Thu, 26 Sep 2019 06:45:57 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2367

Datë: 27 Shtator, 2019 / Burimi: Komisioni Evropian dhe media të tjera

Burimi i fotografisë: Komisioni Evropian

Ursula Von der Leyen është e Presidentja e re e Komisionit Evropian e cila do të udhëheqë këtë institucion për 5 vitet e ardhshme. Von der Leyen duket se do të ketë si prioritet të sajin kthimin e vëmendjes tek qytetarët evropian dhe nevojat e tyre, kjo dhe për shkak të uljes së besimit tek institucionet evropiane.

Më 2 korrik 2019, Von der Leyen u propozua nga Këshilli Evropian si kandidatja e tyre për zyrën e Presidentit të Komisionit Evropian. Ajo u zgjodh Presidente nga Parlamenti Evropian më 16 korrik, me 383 me 327 vota. Ursula Von der Leyen është gruaja e parë që mban detyrën dhe e para gjermane që nga presidenti i parë i Komisionit, Walter Hallstein.

Sa i takon Zgjermit të Bashkimit Evropian, ajo është shprehur në udhëzimet e saj politike për Komisionin e ardhshëm të BE-së se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të mbetet në fokus. Sipas saj, procesi i pranimit ofron një mundësi unike për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat dhe interesat e përbashkëta thelbësore.

Në agjendën e saj për Evropën, Von der Leyen thekson:  “Unë dua të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ndaj dhe do të ndërtojmë së bashku të njëjtën të ardhme. Mbështes plotësisht dhe qëndroj prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Procesi i anëtarësimit në BE ofron një mundësi unike për të promovuar dhe ndarë vlerat dhe interesat tona kryesore.”

Ndërkohë, sa i takon udhëheqjes së portofilit së ‘Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit Evropian’ , Von der Leyen ka nominuar zyrtarisht Ish Ministrin e Drejtësisë së Hungarisë, László Trócsányi. Ky lajm u  njoftua në fillim të muajit Shtator në një konferencën për shtyp të mbajtur në Bruksel, ku Von der Leyen njoftoi mbi të përzgjedhjedhurit për 27 portofolet në administratën e saj.

Megjithatë, të gjithë kandidatët për Komisionerë do të duhet të kalojnë në një proces dëgjimi përpara komiteteve përkatëse të Parlamentit Evropian, i cili do të votojë Komisionin në tërësi në një seancë  plenare më datën 23 Tetor. Gjithashtu, Parlamenti Evropian ka njoftuar se do të zhvillojë një seancë dëgjimore për kandidatin për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin Evropian László Trócsányi më 1 tetor në orën 18.30.

Por duke qënë se kandidatura e Trócsányi është hedhur poshtë nga Komiteti për Çështjet Ligjore në Parlamentin Evropian, në një votim të mbajtur më 26 Shtator, nuk është ende e qartë nëse kjo seancë dëgjimore do të mbahet apo jo. Sipas rregullave të BE-së, aprovimi i këtij organi është thelbësor për mbajtjen e mëtejshme të dëgjesave parlamentare, pasi pa sinjalin pozitiv të Komitetit për Çështjet Ligjore, procedura e konfirmimit të kandidatit të nominuar anullohet. Por hapi i rradhës, duket se do të jetë ai Presidentit të Parlamentit Evropian të pyesë Von der Leyen si dëshiron të vazhdojë.

Mbase tashmë, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian do duhet të nominojë dikë tjetër për ti besuar pozicionin e udhëheqësit të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit,

Ju mund të lexoni Udhëzimet Politike për Komisionin e ardhshëm Evropian 2019 këtu.

]]>
Konkluzionet e Samitit të Poznań për Ballkanin Perëndimor http://connectwitheu.al/2019/07/06/konkluzionet-e-samitit-te-poznan-per-ballkanin-perendimor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=konkluzionet-e-samitit-te-poznan-per-ballkanin-perendimor Sat, 06 Jul 2019 09:36:53 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2372
Datë 06.07.2019 / Burimi: European Western Balkans
Burimi i fotografisë: Western Balkans Summit in Poznań; Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Poland

Është mbajtur në datat 3-5 Korrik 2019 në Poznań, Poloni Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit vjen si vazhdimësi e Samiteve të mëparshme të Berlinit, Vjenës, Parisit, Triestes dhe Londrës. Në sajë të rëndësisë që kjo iniciativë ka për vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, CONNECT ju sjellë një përbledhje të pikave kyçe dhe konkluzionet kryesore në përfundim të Samitit.

Eventi tre-ditor i cili përbëhej nga Forumi i Think Tank-eve, Forumi i Shoqërisë Civile, Forumi i Biznesit, Takimet Ministrore dhe Samiti i Liderëve, solli edhe një herë në qendër të vëmendjes Ballkanin Perëndimor në një kohë kur BE-ja po përballet me sfidën e zgjedhjes së kandidatëve që do të mbajnë postet drejtuese në institucionet Evropiane.

Sipas konkluzioneve në deklaratën finale të Samitit, udhëheqësit politik që morën pjesë në Poznań, riafirmuan edhe një herë unanimisht mbështetjen e tyre të qartë mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, liderat e Ballkanit Perëndimor, konfirmuan angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë në rajon. Gjithashtu, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi vazhdojnë të mbeten kushtet kryesore për t’u anëtarësuar në BE.

Vendimi për presidencën e parë të përbashkët të Procesit të Berlinit e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, bashkë me thirrjen që BE të identifikojë çdo kapje shtetërore në rajon dhe mbështetjen për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – duket se janë konkluzionet kryesore nga ky Samit.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u angazhuan të përmirësojnë agjendën e ndërlidhjes në infrastrukturë si transporti, energjia dhe rrjetet digjitale, pasi këto fusha nuk janë vetëm jetike për qytetarët dhe ekonomitë respektive të vendeve, por gjithashtu rrisin stabilitetin politik dhe zhvillimin socio-ekonomik në këtë rajon. Në këtë kuadër, u vu re dhe mbështetja e projekteve të reja në Agjendën e Ndërlidhjes. Që prej vitit 2015, rajoni ka mundur të përfitojë nga grantet e BE-së më shumë se 880 milionë euro në një total prej 39 projektesh me kosto investimi prej më shumë se 3.2 miliardë euro. Zbatimi i 8 investimeve të reja dhe 31 të miratuara tashmë në shkallë të gjerë në infrastrukturë janë tregues të qartë të angazhimit ndaj Ballkanit Perëndimor.

Teksti i plotë i konkluzioneve të Samitit të Poznanit, mund të gjendet këtu.

]]>
Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por Këshilli vendos në Tetor http://connectwitheu.al/2019/06/27/komisioni-evropian-rekomandon-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-por-keshilli-vendos-ne-tetor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=komisioni-evropian-rekomandon-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-por-keshilli-vendos-ne-tetor Thu, 27 Jun 2019 11:20:18 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1147
Datë: 18 Qershor, 2019 / Burimi: Radio Free Europe

Burimi i fotografisë: Independent Balkan News Agency

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u shpreh në Maj të këtij viti se Komisioni Evropian ka rekomanduar përsëri hapjen negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në sajë të progresit të arritur në fushat e caktuara.

Por, në fakt Këshilli Evropian në mbledhjen e mbajtur në Luksemburg ka caktuar vjeshtën e këtij viti për të vendosur mbi hapjen e negociatave me të dyja vendet.

Ky takim konkludoi se “Në sajë të  kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, Këshilli do ti kthehet kësaj teme me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe thelbësor sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019 .”

Pas takimit të Luksemburgut, Komisioneri për Zgjerim, u shpreh me keqardhje se “një pjesë e shteteve anëtare nuk mundën të mbështesnin propozimin e qartë të komisionit për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut “.

Sipas Hahn BE-ja “duhet të shpërblejë ato vende që kanë përmbushur të gjitha kërkesat që Këshilli vetë i kishte vendosur njëzëri po në Luksemburg pikërisht një vit më parë”. Gjithashtu, Johannes Hahn u shpreh besimplotë se në Tetor të këtij viti do të mund të kemi një lajm pozitiv për këto dy vende. Përtej rezistencës nga disa anëtarë të BE-së, përfshirë Francën dhe Hollandën, liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë shprehur se vendet e tyre kanë përmbushur reformat e kërkuara nga Brukseli, ndaj kanë të drejtën të fillojnë sa më parë bisedimet për anëtarësimin në BE.

Ju mund të lexoni lajmin e plotë në gjuhën angleze në linkun: https://www.rferl.org/a/eu-delays-decision-on-north-macedonia-albania-membership-talks/30006858.html

]]>
Tryezë e rrumbullakët “Sfidat dhe mundësitë për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit në BE në Shqipëri http://connectwitheu.al/2019/05/31/tryeze-e-rrumbullaket-sfidat-dhe-mundesite-per-rritjen-e-angazhimit-te-te-rinjve-ne-procesin-e-integrimit-ne-be-ne-shqiperi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tryeze-e-rrumbullaket-sfidat-dhe-mundesite-per-rritjen-e-angazhimit-te-te-rinjve-ne-procesin-e-integrimit-ne-be-ne-shqiperi Fri, 31 May 2019 14:41:42 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2689

Datë: 31 Maj, 2019 / Burimi: CONNECT –  Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Burimi i fotografisë: CONNECT /  Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – CDI organizoi më 31 maj, tryezën e rrumbullakët “Sfidat dhe mundësitë për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit në BE në Shqipëri.” Ky aktivitet kishte për qëllim të ofronte një kontribut të dobishëm në diskutimet e vazhdueshme mbi shkallën dhe efektivitetin e përfshirjes së shoqërisë civile dhe rinisë shqiptare në reformat e brendshme dhe hartimin e politikave.

Znj. Mimoza Halimi, Drejtoreshë e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, theksoi nevojën për hartimin e politikave rinore gjithëpërfshirëse që synojnë të rrisin përgatitjen e tyre në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Znj. Enkelejda Kokthi, drejtuese e CFCU në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë prezantoi projektet aktuale kryesore të IPA-s në zbatim nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.

Me pjesëmarrjen e Kryenegociatores Serbe për Anëtarësimin e Republikës së Serbisë në BE Prof. Dr. Tanja Miščević, pjesëmarrësit mundën të mësojnë nga përvoja e Serbisë në procesin e negociatave për antarësim, në veçanti në kapitujt përkatës ku shoqëria civile – dhe Rinia në veçanti – kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Më tej, Prof. Dr. Miščević theksoi se decentralizimi i politikës rinore në Serbi është një arritje e madhe dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë për vendet e tjera në rajon.

Ndër të tjera, Znj. Odeta Barbullushi, Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale, gjithashtu nënvizoi nevojën për zhvillimin e një strategjie kombëtare që adreson nevojën urgjente për investimin në aftësitë dixhitale të të rinjve me anë të një buxheti të mirëfilltë i cili është i nevojshëm për të siguruar implementimin e kësaj strategjie.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, u prezantuan rezultatet e para që rezultojnë nga konsultimet lokale të organizuara nga ekipi i projektit CONNECT me OSHC-të dhe grupet tjera të interesit nga qytetet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës. Tryeza u organizua në kuadër të projektit të financuar nga IPA “Zbatimi i qasjes sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në integrimin e Shqipërisë në BE – CONNECT”, zbatuar nga Instituti për bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Qendra Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

Agjenda e tryezës mund të konsultohet këtu. Kjo tryezë u pasua nga një dokument pune i cili mund të konsultohet këtu.

]]>
Këshilli Evropian miratoi projekt-rregulloren e IPA III http://connectwitheu.al/2019/03/19/keshilli-evropian-miratoi-projekt-rregulloren-e-ipa-iii-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=keshilli-evropian-miratoi-projekt-rregulloren-e-ipa-iii-2 Tue, 19 Mar 2019 09:37:08 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2346
Datë 19.03.2019 / Burimi: European Western Balkans

Burimi i fotografisë: European Commission- Instrument for Pre-accession Assistance

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë asistencë për të ndihmuar përgatitjen e anëtarëve të ardhshëm të BE-së dhe për të mbështetur procesin e tyre të anëtarësimit. Këshilli ka miratuar qëndrimin e tij mbi projekt-rregulloren për themelimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA III) për periudhën 2021-2027.

Asistenca e Para-Aderimit mbështet përfituesit në miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike në përputhje me vlerat e BE-së dhe në mënyrë progresive në përputhje me rregullat, standardet dhe politikat e Unionit.

Teksti i rregullores për IPA III përqendrohet në elementët e mëposhtëm:

  • Partnerët që aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian duhet të jenë në përputhje me disa kritere bazë (kriteret e Kopenhagës). Këto kritere fokusohen në sundimin e ligjit dhe të drejtave themelore, në qeverisjen ekonomike dhe në forcimin e institucioneve demokratike dhe në administratën publike. Instrumenti do të përqendrohet në mënyrë specifike në përmbushjen e këtyre kritereve.
  • Instrumenti gjithashtu synon të mobilizojë investimet strategjike në lidhshmërinë e infrastrukturës, efikasitetit energjitik, inovacionit dhe ekonomisë dixhitale.
  • IPA III do të sigurojë koherencë me Instrumentin e ri të Fqinjësisë, Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (NDICI). Gjithashtu, IPA III do të rrisë sinergjinë me politikat e brendshme të BE-së në një numër fushash kryesore si migrimi, hulumtimi dhe inovacioni, veprimi i mjedisit dhe klimës, lidhja e transportit dhe e energjisë.

Ju mund të lexoni lajmin e plotë në gjuhën angleze në linkun: https://europeanëesternbalkans.com/2019/03/19/council-agreed-position-draft-regulation-establishing-ipa-iii/

Për më shumë mbi IPA III, ju mund të lexoni këtu:

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/HTML/?uri=CELEX:52018PC0465&from=EN

]]>