2021 – CONNECT http://connectwitheu.al Wed, 28 Jul 2021 13:36:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 http://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg 2021 – CONNECT http://connectwitheu.al 32 32 Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jonian (EUSAIR) http://connectwitheu.al/2021/07/27/strategjia-e-be-se-per-rajonin-adriatik-dhe-jonian-eusair/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=strategjia-e-be-se-per-rajonin-adriatik-dhe-jonian-eusair Tue, 27 Jul 2021 14:57:06 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2925

Datë: 14 qershor 2021 / Burimi: ec.europa.eu

 Burimi i fotografisë: ec.europa.eu

Për të identifikuar potencialet e bashkëpunimit, liderët e Bashkimit Europian themeluan strategjitë makro-rajonale të cilat parashikojnë dhe mundësojnë një bashkëpunim më të mirë brenda makro-rajoneve. Strategjitë makro-rajonale të BE-së janë kornizat e politikave të iniciuara nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të BE-së, të vendosura në një zonë të përcaktuar gjeografike për të adresuar bashkarisht sfidat dhe mundësitë e tyre të përbashkëta përmes vendosjes së objektivave afatgjata.

Katër strategjitë makro-rajonale të BE-së janë:

  • Strategjia e BE-së për rajonin e detit Baltik (EUSBSR, 2009);
  • Strategjia e BE-së për rajonin e Danubit (EUSDR, 2011);
  • Strategjia e BE-së për për rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR, 2014);
  • Strategjia e BE-së për rajonin Alpin (EUSALP, 2016).

Rajoni i Adriatikut dhe i Jonit është një zonë funksionale e karakterizuar kryesisht nga pellgu i Adriatikut dhe i Jonit, ku banojnë më shumë se 70 milion njerëz dhe është pikë kyçe për vazhdimësinë gjeografike të Evropës.

Strategjia e BE për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në 2014. Strategjia u zhvillua bashkërisht nga Komisioni dhe vendet e rajonit Adriatiko-Jon dhe palët e interesit, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit. Strategjia EUSAIR përfshin nëntë vende: katër Shtete Anëtare të BE-së (Kroaci, Greqi, Itali, Slloveni) dhe pesë vende jo-anëtare (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi).

Objektivi i përgjithshëm i EUSAIR është të promovojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajon duke përmirësuar tërheqjen e investimeve, konkurrencën dhe ndërlidhshmërinë.

Komisioni Europian koordinon të gjitha nismat e kësaj strategjie, e cila është e ndarë në katër shtylla:

Secila shtyllë lidhet me një gamë të gjerë të politikave të cilat kanë ndikim dhe në objektivat e tjerë.

Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian ndihmon në mobilizimin e të gjitha fondeve dhe politikave përkatëse të BE-së dhe koordinimin e vendeve anëtare, rajonit, organizatave pan-Adriatike dhe Joniane, institucioneve të financimit dhe organeve joqeveritare për të promovuar një zhvillim më të ekuilibruar të Adriatikut dhe Jonit. Rajoni i Adriatikut dhe Jonit përcakton disa instrumente kryesore me anë të të cilëve mund të përmbushen objektivat e lartpërmendura:

  • Teknologjitë blu;
  • Peshkimi dhe akuakultura;
  • Shërbimet dhe rregullimi ligjor i sektorit detar;
  • Transporti detar;
  • Lidhjet intermodale me zonat në brendësi;
  • Rrjetet e energjisë;
  • Mjedisi detar;
  • Habitatet tokësore transnacionale dhe biodiversiteti;
  • Oferta të larmishme të turizmit dhe menaxhim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të turizmit.

Për të lexuar programin e plotë mbi strategjinë e BE-së, nën Presidencën Sllovene për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit, në anglisht, klikoni këtu. Për të konsultuar strategjinë e plotë të BE-së në shqip klikoni këtu.

Raporti i EUSAIR për lehtësimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Nga viti 2016, siç është rënë  dakord dhe me Këshillin, Komisioni Europian ka publikuar një raport çdo 2 vjet mbi zbatimin e katër strategjive makro-rajonale. Raporti vlerëson gjendjen dhe progresin në zbatimin e këtyre strategjive dhe shqyrton mënyrat e mundshme për të ecur përpara.

Raporti i fundit  “EUSAIR për lehtësimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor” shqyrton plotësimet midis Strategjisë së BE për makro-rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) dhe procesit të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrës në EUSAIR. Raporti është shkruar nga OBC Transeuropa dhe CeSPI dhe është lëshuar nga Komisioni Europian.

Krahasuar me tre Strategjitë e tjera Makro-Rajonale, EUSAIR ka një rëndësi të veçantë pasi pesë nga tetë vendet pjesëmarrëse janë vende kandidate/kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Komisioni, në raportin e tij të tretë mbi zbatimin e strategjive makro-rajonale të BE-së, theksoi se “sinergjitë më të ngushta me procesin e zgjerimit janë thelbësore për të mbështetur perspektivën e BE për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me përparësitë e BE-së.

Në raportin e fundit të EUSAIR paraqiten një numër asetesh në mbështetje të procesit të zgjerimit, të tilla si:

  • bashkëpunimi horizontal që lejon pronësi më të madhe të proceseve nga vendet përfituese;
  • dimensioni rajonal që lidh Ballkanin Perëndimor me BE-në, duke nxitur një sens rajonal të identitetit që shkon përtej Ballkanit Perëndimor, si dhe procesit të europianizimit;
  • qasja e interesave për zgjerimin, e cila është një temë prioritare në të katër shtetet anëtare të BE-së që marrin pjesë në strategji;
  • qasja për ndërtimin e kapaciteteve, bazuar në bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme, e cila mundëson rihapjen e zgjerimit nga logjikat dhe narrativat tradicionale;
  • theksimi i bashkëpunimit territorial që stimulon dinamikën pozitive midis autoriteteve lokale, sektorit privat dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • një qasje gjithëpërfshirëse që fuqizon palët e interesit si pjesëmarrës aktivë në makro-rajon.

Raporti gjithashtu thekson edhe se si EUSAIR mund të kontribuojë në procesin e zgjerimit duke u përqëndruar në katër aspekte kryesore:

  • Lehtësimin e adaptimit të acquis communautaire në Ballkanin Perëndimor;
  • Nxitja e kapacitetit administrativ me politika të bazuara në evidenca, veçanërisht gjenerimin e kompetencave të kohezionit në vendet e Ballkanit Perëndimor;
  • Ofrimi i një kornize ku nivele të ndryshme (qeverisja me shumë nivele), proceset, strategjitë dhe fondet (BE dhe jo-BE) mund të bashkohen;
  • Promovimi i një përfshirjeje të fortë të palëve të interesuara dhe pjesëmarrësve politikë-bërës që rrisin përgjegjësinë e qeverive dhe konsolidojnë demokracinë.

Për të lexuar më shumë rreth raportit final të BE-së mbi EUSAIR,  klikoni këtu.

]]>
Përfundimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor – Berlin 2021 http://connectwitheu.al/2021/07/21/perfundimet-e-samitit-te-ballkanit-perendimor-berlin-2021/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=perfundimet-e-samitit-te-ballkanit-perendimor-berlin-2021 Wed, 21 Jul 2021 14:34:18 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2919

Datë: 9 korrik, 2021/ Burimi:European Western Balkans

Burimi i fotografisë: Federal Government/Bergmann

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, u mbajt online në datat 5-6 korrik dhe u drejtua nga Kancelarja Angela Merkel, ku bashkë me pjesëmarrësit, u bë një përmbledhje e rezultateve të bashkëpunimit rajonal duke nënvizuar dhe hapat e ardhshëm që duhen hedhur në drejtim të një bashkëpunimi më të gjërë në të ardhmen.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në  procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Krahas takimeve vjetore të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, Procesi i Berlinit përfshin dhe takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile), organizatat rinore (Forumi Rinor) dhe shoqatat e biznesit (Forumi i Biznesit).

Pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat është përballur procesi, gjatë samitit theksi u vu edhe tek arritjet si marrëveshja rajonale roaming, e cila hyri në fuqi në 1 korrik, Green Lanes themeluar vitin e kaluar, si dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe hapat drejt Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).

Një tjetër arritje është gjithashtu edhe krijimi i Forumit Rinor të Ballkanit Perëndimor i cili përfaqëson një mundësi shumë të mirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi mes të rinjve të rajonit përtej dallimeve etnike, gjuhësore apo fetare.

Progres i konsiderueshëm është arritur gjithashtu në fushën e infrastrukturës së transportit dhe energjisë gjë e cila ka përmirësuar dhe ndërlidhshmërinë në rajon, ndërkohë që një vëmendje e vecantë i është kushtuar fushës së kërkimit shkencor dhe përfshirjes së shoqërisë civile. Që në fillimet e tij, “Procesi i Berlinit”, ka pasur progres në formimin profesional dhe arsimin e mëtejshëm, si dhe njohjen reciproke të diplomave universitare dhe bashkëpunimin akademik. Megjithatë, gjatë Samitit u evidentua se më shumë progres duhet bërë në këtë drejtim. Po kështu, “Procesi i Berlinit” ka ndikuar edhe në afrimitetin midis vendeve të rajonit, gjë e cila ka sjellë një intensifikim të dukshëm në kontaktet midis krerëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor. Sipas Konkluzioneve të Samitit, pjesëmarrësit theksuan nevojën për vazhdimin e Procesit të Berlinit në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i plotë i bashkëpunimit rajonal të përmirësuar, gjithashtu me synimin për të kapërcyer pasojat socio-ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan se zgjerimi i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor përbën një investim strategjik në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet në Evropë, duke rikonfirmuar pikëpamjen e kahershme se e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron brenda BE-së.

Ndër sfidat që mbeten ende të rëndësishme dhe që kërkojnë vullnet politik për tu kapërcyer, janë edhe mosmarrëveshjet bilaterale midis vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë dhe destabiliteti në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjatë Samitit u konfirmua se gjatë Presidencës Sllovene të Këshillit Europian, do të mbahet edhe Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor i cili synon të zhvillojë më pas procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Një tjetër zhvillim i Samitit ishte edhe njoftimi mbi takimin e ardhshëm dixhital të Ballkanit Perëndimor, një ngjarje kryesore e agjendës rajonale të integrimit ekonomik –  i cili këtë herë do të mbahet në 11-13 tetor 2021 në Mal të Zi.

Qëllimi thelbësor mbetet përafrimi midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të mundësuar anëtarësimin në BE pas reformave kyce.

Lidhur me Forumin e Shoqërisë Civile dhe Think Tank 2021, pjesëmarrësit mirëpritën rekomandimet e përpunuara nga dhjetë grupet e punës së Forumit, në lidhje me përfshirjen më të fortë të qytetarëve në proceset e zgjerimit të BE-së, rëndësinë e pajtimit dhe mediat e lira dhe të pavarura, fokusi në tranzicionin e mjedisit dhe energjisë, dhe integrimi i plotë i romëve dhe pakicave.

 Për të mësuar më shumë rreth konkluzioneve të Samitit,  klikoni këtu.

]]>
Presidenca e Sllovenisë në Bashkimin Evropian nën moton: Të bashkuar dhe Rezistent për Evropën http://connectwitheu.al/2021/07/05/presidenca-e-sllovenise-ne-bashkimin-evropian-nen-moton-te-bashkuar-dhe-rezistent-per-evropen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidenca-e-sllovenise-ne-bashkimin-evropian-nen-moton-te-bashkuar-dhe-rezistent-per-evropen Mon, 05 Jul 2021 13:43:39 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2903

Datë: 1 korrik, 2021/ Burimi: Këshilli Europian dhe Presidenca Sllovene

Burimi i fotografisë: Këshilli Europian

Duke filluar që prej datës 1 korrik, 2021, Sllovenia do të kryesojë 6 mujorin e ardhshëm të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. Kjo është hera e dytë që Sllovenia merr Presidencën e Këshillit duke përmbushur kështu punën e Trios aktuale, në të cilën përfshihet Gjermania (gjysma e dytë e vitit 2020) dhe Portugalia (gjysma e parë e 2021).

Fokusi kryesor në Presidencën e Sllovenisë, do të jetë kontributi për forcimin e rezistencës së Bashkimit Europian në fushën e shëndetit, ekonomisë, energjisë, klimës dhe krizës kibernetike.

Nën sloganin: Së bashku, Rezistencë, Europë, (“Together. Resilient. Europe”) Sllovenia ka prezantuar prioritetet e saj gjatë presidencës, të cilat janë përcaktuar në katër kapituj kryesor:

  1. Rezistenca dhe rimëkëmbja e Bashkimit Evropian. Një Bashkim Evropian strategjikisht autonom.

Zhvillimi i planeve dhe instrumenteve për të forcuar qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian ndaj pandemive dhe sulmeve kibernetike. Një rimëkëmbje e Bashkimit Evropian pas pandemisë që bazohet në një tranzicion dixhital, të gjelbër dhe të drejtë.

Emergjenca aktuale shëndetësore për shkak të pandemisë Covid- 19 kërkon një angazhim në nivel Europian e për pasojë Presidenca Sllovene do t’i japë prioritet ndërtimit të Bashkimit Europian të Shëndetit (European Health Union) dhe do të mbështesë propozimin për të krijuar Autoritetin e Gatishmërisë dhe Reagimit ndaj Emergjencave Shëndetësore.

Për të rritur rolin e BE-së dhe për ta pajisur atë me mjetet e duhura për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve evropianë, Presidenca Sllovene do të përqendrohet, në veçanti, në ndërtimin e një Bashkimi Evropian të Shëndetit. Presidenca Sllovene kërkon të forcojë autonominë strategjike të BE-së dhe të përmirësojë kapacitetin e saj për të siguruar disponueshmërinë e produkteve medicinale dhe pajisjeve mjekësore, dhe për të lehtësuar kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e tyre. Presidenca Sllovene mbështet propozimin ambicioz për krijimin e një Autoriteti të Gatishmërisë dhe Reagimit të Emergjencave Shëndetësore (Health Emergency Preparedness and Response Authority- HERA).

Kjo periudhë, gjatë së cilës jeta dhe puna janë zhvendosur në internet, ka nxitur edhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj sulmeve kibernetike, duke e kthyer forcimin e rezistencës kibernetike europiane në prioritet për Presidencën Sllovene.

Sipas Presidencës Sllovene duhet të sigurohet një rimëkëmbje e qëndrueshme në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe jetës publike. Për të zbutur pasojat socio- ekonomike të pandemisë një nga përparësitë e Presidencës Sllovene do të jetë zbatimi efektiv i instrumentit të Gjeneratës së Ardhshme Europiane (Next Generation EU) dhe Objektit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (Recovery and Resilience Facility), me qëllim lehtësimin e miratimit të planeve kombëtare për rimëkëmbjen.

  1. Konferenca për të Ardhmen e Evropës.

Organizimi i diskutimeve të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në propozime se si të ndërtohet një e ardhme e përbashkët evropiane.

Në funksion të shumë sfidave me të cilat është përballur BE gjatë viteve të fundit, ekziston nevoja, tani më shumë se kurrë, për një debat gjithëpërfshirës mbi të ardhmen e përbashkët. Konferenca për të Ardhmen e Evropës filloi zyrtarisht në 9 maj 2021 dhe pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022. Qëllimi i saj është të sigurojë një forum për një debat në të gjithë Evropën mbi atë se si duhet të duket BE në të ardhmen për të përmbushur pritjet e qytetarëve të saj.

Shumica e diskutimeve lidhur me Konferencën për të Ardhmen e Europës do të mbahen nën Presidencën Sllovene. Duke marrë parasysh këtë fakt, programi i saj bazohet në Axhendën Strategjike të BE për 2019-2024 dhe është në përputhje me programin 18 – mujor të Këshillit, i cili mbulon periudhën e presidencës Trio. Ky program detajon përparësitë dhe udhëzimet kryesore të Sllovenisë për aktivitetet e saj gjatë presidencës Sllovene të Këshillit të BE për periudhën 1 korrik – 31 dhjetor 2021.

  1. Një bashkim i mënyrës evropiane të jetës, sundimit të ligjit dhe kritereve të barabarta për të gjithë.

Një bashkim i të drejtave dhe përgjegjësive të ekuilibruara, një nivel i lartë i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes.

Në bazë të raportit vjetor të Komisionit Evropian, Presidenca Sllovene e Këshillit të BE do të drejtojë një dialog vjetor mbi situatën në lidhje me sundimin e ligjit në Bashkimin Evropian dhe në vendet individuale anëtare. Qëllimi është të promovojë një kulturë të sundimit të ligjit në të gjithë BE-në dhe, përmes debatit gjithëpërfshirës, ​​t’u mundësojë vendeve anëtare të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit.

  1. Një Bashkim Evropian i besueshëm dhe i sigurt. Një union që është i aftë të sigurojë siguri dhe stabilitet në lagjen e tij.

Një bashkim bashkëpunimi brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një bashkim që kërkon në mënyrë aktive të arrijë objektivin e mëposhtëm strategjik: Evropa, e tërë, e lirë dhe në paqe me veten dhe kontinentet e tjera. Një bashkim i kufijve të jashtëm të mbrojtur dhe një dallim i qartë midis migrimit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Ndryshe nga Presidenca Portugeze, duket se gjatë Presidencës Sllovene vëmendje e veçantë do t’i jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së tyre në Europë dhe procesit të zgjerimit të vazhdueshëm të BE. Rimëkëmbja ekonomike, zhvillimi i qëndrueshëm, ndërlidhshmëria dhe qëndrueshmëria janë qëllimet kryesore të Presidencës Sllovene për këtë rajon ku do të mbahet edhe Samiti BE – Ballkani Perëndimor në vjeshtën e këtij viti.

Në këtë drejtim, gjatë presidencës së saj, Sllovenia do të vendosë në qendër të përpjekjeve forcimin e sigurisë së BE, dhe në këtë kontekst regjimi Shengen dhe funksionimi i plotë i tij merr një rëndësi të madhe.

Me synimin për të menaxhuar në mënyrë efektive presionet e migracionit, Sllovenia do të ketë si prioritet avancimin e negociatave mbi Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin dhe të forcojë rolin e Bashkimit Evropian në çështjet e migrimit.

Për të lexuar programin e plotë të Presidencës Sllovene, klikoni këtu.

]]>
Forumi i Shoqërisë Civile & Think Tanks: Berlin 2021 http://connectwitheu.al/2021/07/01/forumi-i-shoqerise-civile-think-tanks-berlin-2021/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=forumi-i-shoqerise-civile-think-tanks-berlin-2021 Thu, 01 Jul 2021 20:57:31 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2896

Datë: 1-2 Qershor, 2021 / Burimi: Berlin Process

Burimi i fotografisë: Berlin Process

Forumi i Shoqërisë Civile & Think Tanks: Berlin 2021

Në kuadër të Samitit të rradhës të Procesit të Berlinit, në datat 1 – 2 Prill, 2021, u organizua “Forumi i Shoqërisë Civile & Think Tanks: Rruga për në Berlin”. CSF (Civil Society Forum) mblodhi përfaqësues të ndryshëm si grupe studimore, shoqëria civile dhe ekspertë të fushave përkatëse për të shkëmbyer ide dhe për të ofruar rekomandime mbi procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rekomandimet u ndanë në dhjetë kategori dhe adresuan fushat si:

  • E ardhmja e BE-së në Ballkanin Perëndimor;
  • Roli i Shoqërisë Civile në Forcimin e Demokracisë;
  • Lufta kundër keqinformimit dhe përforcimi i pavarësisë së medias;
  • Adresimi i Trashëgimive të së kaluarës dhe Ndërtimi i Mirëkuptimit Rajonale;
  • Pranimi i të drejtave të minoriteteve në Ballkanin Perëndimor;
  • Axhenda e Gjelbër: Tranzicioni i Energjisë;
  • Axhenda e Gjelbër: Ndotja e Ajrit;
  • Agjenda e Gjelbër: Biodiversiteti dhe Ruajtja e Natyrës;
  • Rritja e Pajtueshmërisë së Integritetit në Projektet Infrastrukturore;
  • Dixhitalizimi në Shërbimet Publike: Rritja e Transparencës, Sigurimi i Mbrojtjes së të Dhënave;

Rekomandimet morën në konsideratë rolin e tre aktorëve kryesorë përkundrejt zbatimit të tyre. OShC-të dhe Think Tanks nga Ballkani Perëndimor, qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja me shtetet anëtare.

Në fushën e së Ardhmes së BE-së në Ballkanin Perëndimor rekomandimet kryesore ishin: i) monitorimi i plotë i reformave që po zbatohen në vendet e Ballkanit Perëndimor; ii) përfshirja e OShC-ve në procesin negociues të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE; dhe iii) koherenca dhe qëndrueshmëria në komunikimin në lidhje me procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor si në nivelin teknik, ashtu edhe në atë politik.

Në kategorinë e Rolit të shoqërisë civile në forcimin e demokracisë, rekomandimet kryesore që u ofruan janë: i) bashkëpunim kolektiv midis OSHC-ve të rajonit në lidhje me çështjet më të rëndësishme që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Së dyti, duhet të ketë një rregullim në fushat e fokusit të ndihmës së ofruar për shoqërinë civile në rajon, me më shumë investime në organizata sesa në projekte.

Lidhur me Luftën kundër Keqinformimit dhe Forcimin e Pavarësisë së Mediave, rekomandimet u përqendruan në përmirësimin e kornizës ligjore e cila do të parandalojë monopolizimin e sektorit dhe konfliktet e mundshme të interesave si dhe në ndihmën financiare për mediat e pavarura me qëllim krijimin e modeleve të nevojshme të biznesit dhe themelimin e instrumenteve të reja që do të monitorojnë nivelet e lirisë së medias.

Kategoria e Adresimit të Trashëgimive të së kaluarës dhe Ndërtimi i Mirëkuptimit Rajonal përbëhet nga rekomandimet e tilla si: i) bashkëpunimi multidisiplinar midis OJQ-ve të rajonit që do të nxisë dhe promovojë rëndësinë e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor; ii) sigurimi i granteve të nevojshme për vendet e rajonit për mbështetjen e programeve ndërkufitare që do të ndihmojnë në procesin e ndërtimit të paqes në rajon; dhe iii) inkurajimi dhe mobilizimi i pjesëmarrjes së pakicave në proceset përkatëse zgjedhore.

Një pjesë e Axhendës së Gjelbër të BE-së lidhet me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 9 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor synon stimulimin e ekonomive të rajonit, njëkohësisht duke e sjellur atë në nivelet e standardeve mjedisore të BE-së dhe objektivave të klimës.

Rekomandimet në lidhje me fushën e Axhendës së Gjelbër: Tranzicioni i Energjisë, përfshijnë: i) përfshirja e përhershme e temës së tranzicionit energjitik në axhendën politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ii) sigurimi që zbatimi i Axhendës së Gjelbër kryhet në një mënyrë transparente dhe se IPA III ka vendosur kushte të qarta për përdorimin e fondeve të saj.

Në kategorinë e Agjendës së Gjelbër: Ndotja e Ajrit, rekomandimet përkatëse u përqendruan në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut përmes fushatave publike të informimit dhe pajtueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me detyrimet e tyre mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kategoria e Energjisë së Gjelbër: Biodiversiteti dhe Mbrojtja e Natyrës përbëhej nga rekomandimet të tilla si: i) rritja e rolit dhe angazhimit të OShC-ve në aktivitetet kërkimore në lidhje me mbrojtjen e florës dhe faunës si në nivel kombëtar dhe ashtu dhe në atë rajonal dhe ii) implementimi i detyrimeve ligjore që do të sigurojnë që çështjet mjedisore të kenë përparësi në sistemin gjyqësor.

Gjithashtu, në fushën e Rritjes së Pajtueshmërisë së Integritetit në Projektet e Infrastrukturës, u propozuan disa rekomandime. Miratimi përfundimtar i planeve të Pajtueshmërisë Integritetit (Integrity Compliace), detyrimet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Së dyti, përfshirja e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë integritetit si pjesë e mbështetjes së BE-së për projektet infrastrukturore. Gjithashtu, sigurimi i fondeve të nevojshme afatgjata të BE-së për think tank-et dhe OSHC-të e specializuara. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ishte gjithashtu pjesë e grupit të punës në këtë fushë duke ofruar ekspertizën e zhvilluar gjatë monitorimit të Axhendës së Ndërlidhshmërisë (Connectivity Agenda), me fokus të veçantë në projektet infrastrukturore.

Kategoria e Dixhitalizimit në Shërbimet Publike: Rritja e Transparencës, Sigurimi i Mbrojtjes së të Dhënave përbëhej nga rekomandime, siç është miratimi i një kornize ligjore gjithëpërfshirëse në fushën e dixhitalizimit dhe mbrojtjes së të dhënave në përputhje me standardet e BE-së. Transferimi i njohurive dhe praktikave përkatëse për zbatimin e suksesshëm të e-shërbimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi midis OSHC-ve të specializuara dhe qeverive të rajonit në hartimin e shërbimeve elektronike.

Dokumenti i plotë me rekomandimet e nxjerra nga Forumi i Shoqërisë Civile mund të konsultohet më tej këtu.

]]>
Samiti i Tiranës: Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor http://connectwitheu.al/2021/06/15/samiti-i-tiranes-takimi-i-lidereve-te-ballkanit-perendimor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=samiti-i-tiranes-takimi-i-lidereve-te-ballkanit-perendimor Tue, 15 Jun 2021 13:29:36 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2885

Datë: 10 Qershor, 2021 / Burimet: European Western Balkans, European Commission

Burimi i fotografisë: Bashkimi Europian

Samiti i Tiranës: Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Më 10 qershor 2021 u organizua Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku morrën pjesë Kryeministrat dhe Presidentët e gjashtë vendeve të Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Bosnje & Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi) dhe Komisioneri I BE-së për Zgjerimin dhe politikën e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi.

Fokusi kryesor i diskutimeve, që u zhvilluan gjatë Samitit, ishte zbatimi i Planit Ekonomik dhe të Investimeve (EIP) që u miratua nga Komisioni Evropian, më 6 tetor, 2020. Sipas EIP- së, 29 miliardë euro do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e tyre pas pandemisë Covid-19 dhe konvergjencën e tyre legjislative me BE. Përveç kësaj, EIP ka objektiva të tjerë si nxitja e integrimit rajonal dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, Komisioneri Olivér Várhelyi deklaroi se “Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë me planin ekonomik dhe të investimeve. Një plan që kemi lançuar që nga vjeshta, e cila mobilizon një të tretën e PBB-së së rajonit. Janë €29 miliardë në formën e investimeve që do të vijnë në rajon. Ky plan nuk do të funksionojë nëse vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse nuk kemi një treg rajonal ”. Komisioneri shtoi se treguesi i parë i suksesshëm i ndikimit që EIP ka pasur në vendet e Ballkanit Perëndimor është përdorimi falas i roaming telefonik në rajonin e BP.

Më 24 dhe 25 qershor 2021, Këshilli Evropian do të diskutojë mbi rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, migracionin dhe marrëdhëniet e jashtme, si dhe vendimin mbi temën e mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare e cila do të fillojë zyrtarisht procesin e integrimit në BE të Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, më 5 korrik do të mbahet Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit ku do të analizohet progresi i procesit të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

]]>
Presidenca e Portugalisë në Bashkimin Europian nën moton: “Koha për të ofruar një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital” http://connectwitheu.al/2021/01/15/presidenca-e-portugalise-ne-bashkimin-europian-nen-moton-koha-per-te-ofruar-nje-rikuperim-te-drejte-te-gjelber-dhe-dixhital/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidenca-e-portugalise-ne-bashkimin-europian-nen-moton-koha-per-te-ofruar-nje-rikuperim-te-drejte-te-gjelber-dhe-dixhital Fri, 15 Jan 2021 09:17:37 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2855

Datë: 6 Janar, 2021 / Burimi: 2021 portugal.eu dhe Euractiv

Burimi i fotografisë: 2021portugal.eu

Fillimi i vitit të ri përkon edhe me rotacionin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, i cili në 6-mujorin e ardhshëm do të udhëhiqet nga Portugalia. (Presidenca e Këshillit ndërrohet midis vendeve anëtare të BE-së çdo gjashtë muaj – Treshja aktuale e presidencës përbëhet nga Gjermania (gjysma e dytë e vitit 2020), Portugalia (gjysma e parë e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e dytë e 2021).

Disa nga përparësitë kryesorë për Presidencën e rradhës janë:

·Promovimi i një rimëkëmbjeje të lëvruar nga klima dhe tranzicioni dixhital;

· Zbatimi i Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale të Bashkimit Evropian si një element dallues për të siguruar një klimë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe tranzicionin dixhital;

· Fuqizimi i autonomisë së Evropës, duke marrë një rol udhëheqës në veprimet klimatike dhe duke promovuar një transformim digjital në shërbim të njerëzve.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 mbetet ende një sfidë e madhe për Bashkimin Europian, ndaj Presidenca Portugeze do të bëjë të mundur gjithçka që këto 6 muaj të jenë fillimi i një cikli të ri për Europën.

Një nga përparësitë kryesore është zbatimi i Planit Financiar Shumëvjeçar (Multiannual Financial Framework – MFF) 2021-2027 dhe i Instrumentit të Gjeneratës tjetër të BE-së (EU Next Generation Instrument / Next Generation EU), të cilat përfshijnë një seri instrumentesh financiare inovative për mbështetjen e rritjes ekonomike në Europë, me focus të veçantë tek rimëkëmbja dhe qëndrueshmëria.

Vëmendje e Presidencës së rradhës mbetet gjithashtu tek mbrojtja e vlerave të saj, duke konsoliduar shtetin e së drejtës, luftës ndaj disinformimit dhe promovimit të lirisë në media, fuqizimi i modelit Social Europian dhe rritja e besueshmërisë së qytetarëve.

Një tjetër fokus i Presidencës Portugeze do të jetë suporti për të krijuar “Bashkimi Europian Shëndetësor”, i cili do të rrisë kapacitetet për tu përgjigjur ndaj krizave të shëndetit publik si në rastin e Covid-19 dhe shpërndarjes së vaksinës në Europë.

Në rrafshin ndërkombëtar prioritet mbetet edhe fuqizimi i BE-së në arenën ndërkombëtare si një aktor aktiv global, ku Portugalia do të investojë në forcimin e multilateralizmit dhe afirmimit të Bashkimit Europian si një lojtar global, lidershipi i së cilit është i nevojshëm në shumë çështje të arenës ndërkombëtare. Presidenca do të ketë në fokus gjithashtu marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Afrikën dhe Amerikën Latine. Prioritet i lartë mbeten marrëdhëniet transatlantike dhe një agjendë e re me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.

Ajo që nuk vihet re në prioritetet e presidencës portugeze është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe duket se në 6 mujorin e parë të këtij viti nuk do të ketë asnjë përparim të rëndësishëm sa i takon axhendës së zgjerimit të BE-së. Më shumë se kurrë, zhvillimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor dhe procesi i anëtarësimit në BE kanë mbetur në udhëkryq. Për të lexuar programin e plotë të Presidencë Portugeze, klikoni këtu.

]]>