Debate – CONNECT http://connectwitheu.al Fri, 19 Jul 2019 11:18:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 http://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg Debate – CONNECT http://connectwitheu.al 32 32 Zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019 – Rezultatet dhe gjetjet kryesore http://connectwitheu.al/2019/06/27/zgjedhjet-e-parlamentit-europian-2019-rezultatet-dhe-gjetjet-kryesore/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zgjedhjet-e-parlamentit-europian-2019-rezultatet-dhe-gjetjet-kryesore Thu, 27 Jun 2019 13:17:06 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1162
Datë:  27 Maj, 2019 / Burimi: Euractiv

Burimi i fotografisë: Parlamenti Evropian / © oraziopuccio Fotolia

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian të mbajtura në datat 26-28 maj, kanë qënë pa dyshim ngjarja e vitit 2019. Nisur nga zhvillimet e viteve të fundit në Evropë dhe krizat e njëpasnjëshme, këto zgjedhje ishin një test për të gjithë qytetarët evropianë dhe për qasjet e tyre sa i takon adresimit të çështjeve më me rëndësi në Bashkimin Evropian.

Për të përfshirë edhe qytetarët shqiptarë në këto tema dhe debate të rëndësishme të BE-së, CONNECT ka zgjedhur një artikull nga Euractiv, i cili analizon rezultatet e këtyre zgjedhjeve në qytetet kryesore të vendeve anëtare të BE-së, duke theksuar edhe një herë se përçarjet që ekzistojnë midis shteteve evropiane. Sipas artikullit, nga këto zgjedhje doli një Evropë e fragmentuar dhe e polarizuar, e cila reflektohet edhe në gjetjet e mëposhtme.

  1. Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje

Pas 40 viteve me një pjesëmarrje tejet të ulët në zgjedhjet evropiane si pasojë e një mungese interesi, zgjedhjet e fundit të mbajtura në maj të këtij viti shënuan një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes në votim. Sipas Parlamentit Evropian, në 27 nga 28 shtete anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe, pjesëmarrja u vlerësua me 50.5 %, ndryshe nga pjesëmarrja më e ulët historike në vitin 2014 me një rezultat nën 43%.

Por përse ky interes kaq i lartë tani? Çfarë i ka bërë qytetarët evropian të votojnë këtë herë? Mund të thuhet se pjesëmarrja e lartë ka të bëjë me zhvillimet e kohëve të fundit në BE, të tilla si ndryshimet klimatike, kriza e emigracionit gjatë vitit 2015, dhe lëvizjet e vazhdueshme të populistëve kundër elitës së Brukselit.

  1. Humbja e Qendrës së djathtë dhe të majtë

Koalicioni i madh i së majtës dhe së djathtës ka humbur tashmë shumicën e saj 40-vjeçare. Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë arriti të marrë vetëm 180 deputetë nga 217 në zgjedhjet e shkuara, ndërsa Social-Demokratët do të mund të kenë vetëm 145 deputë krahasuar me 184 vende të fituara në vitin 2014. Megjithatë, edhe pse Partia Popullore Evropiane konservatore përsëri fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e majit, duket se do të përballet me vështirësinë e formimit të shumicës kontrolluese, pasi të Gjelbrit, liberalët dhe populistët gjithashtu rezultuan të suksesshëm, duke reflektuar kështu edhe një herë ndarjet e vazhdueshme në bllok.

  1. Zgjedhjet në qytetet kryesore evropiane

LONDËR– Në Mbretërinë e Bashkuar vendimi për të qëndruar apo larguar nga BE-ja mbeti çështja kyesore, gjë e cila u reflektua edhe në këto zgjedhje. Edhe pse partia e Nikel Farage pro Brexit mori vëmendjen më të madhe në sondazhet e zgjedhjeve në BE, partitë pro qëndrimit gjithashtu patën një sukses të konsiderueshëm duke thelluar kështu hendekun e ndarjes në Mbretërinë e Bashkuar.

BRUKSEL – Partia separatiste e ekstremit të djathtë Flaminge Vlaams Belang shënoi sukses të madh në zgjedhjet kombëtare belge, duke trefishuar rezultatin e saj në krahasim me 2014 dhe duke i lënë Brukselit një detyrë të vështirë për të formuar qeverinë e ardhshme kombëtare.

Ndërkohë që vala e gjelbërt qëndron jashtë qyteteve, parlamenti federal belg “nuk ka patur kurrë një masë të tille nacionaliste.”

BERLIN – Dominojnë të gjelbërtit. Të Gjelbërit nga Bündnis90 / Die Grünen fituan në Gjermani. Ata gati dyfishuan vendet e tyre dhe u renditën të dytët, duke ia kaluar kështu edhe Social Demokratëve. Megjithatë, partia konservatore CDU / CSU, edhe pse pësoi humbje, mbetet sërish forca politike më e fortë e Gjermanisë.

PARIS – Le Pen mund Macron. Grumbullimi Kombëtar i Marinës Le Pen (RN) u rendit i pari në Francë duke marrë 23.5% të votave, e ndjekur nga Rilindja e Macronit me 22.5%.

Ndërsa të Gjelbrit shënuan 13.1% dhe qendra e djathtë Les Républicains (EPP) mori 8.2%. “Votuesit kanë preferuar ata që kanë luftuar gjithmonë për ekologjinë”, tha eurodeputeti i gjelbër Yannick Jadot. Por, Jelek Verdhët me gjithë zhurmën e muajve të fundit, nuk arritën të kenë një njeri të zgjedhur nga rradhët e tyre, duke  lënë më shumë hapësirë për ekstremit të djathtë sesa atij të majtë.

ROME– Triumfon Salvini. Për herë të parë, Lega është bërë partia e parë në Itali që merr 34.5% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, e cila tejkaloi pritshmëritë me rreth 23%. Lëvizja Pesë Yje fitoi vetëm 16.5%, ndërsa Forza Italia e Silvio Berlusconi (8.5%) fitoi duelin e saj me të djathtën Fratelli d’Italia (6.4%).

Ju mund të lexoni artikullin e plotë në gjuhën angleze në linkun: https://www.euractiv.com/section/politics/news/fragmented-and-polarised-europe-emerges-from-eu-vote/

]]>
Cila është e ardhmja demografike e BE-së? http://connectwitheu.al/2019/06/27/cila-eshte-e-ardhmja-demografike-e-be-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=cila-eshte-e-ardhmja-demografike-e-be-se Thu, 27 Jun 2019 13:08:01 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1158
Datë 4.06.2019/ Burimi: Komisioni Evropian

Burimi i fotografisë: Komisoni Evropian

Gjatë dekadave të fundit, Bashkimi Evropian është karakterizuar nga një rritje e popullsisë, edhe pse tashmë kjo popullsi po përballet me fenomenin e plakjes. Sot, njësoj si kontinetet e mëdha të Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, BE-ja po lëviz drejt një popullsie me jetëgjatësi më të lartë, fertilitet më të ulët të dhe arsimim më të mirë. Në kuadër të këtyre zhvillimeve demografike, lind dhe pyetja: Kush do të jetojë dhe punojë në Evropë në të ardhmen? Sa veta do të jetojnë në kontinentin Evropian dhe si do të jetë forca punëtore?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve si dhe për të marrë vendimet e duhura për të ardhmen, është e rëndësishme që fillimisht të kuptohet se si do të jetë zhvillimi demografik i BE-së në vitet në vijim.

Në këtë kuadër, së fundmi Qendra e Ekspertizës për Popullsinë dhe Migracionin – CEPAM bashkë me Institutin Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara – IIASA, ka publikuar një raport mbi “Skenarët Demografikë për BE – Migracioni, Popullsia dhe Arsimi”.

Për të kuptuar trajektoret e mundshme për demografinë e ardhshme të BE-së, raporti bën parashikime për vitin 2060, duke parë ndikimin afatgjatë sa i takon fertilitetit, vdekshmërisë, migrimit, ndryshimeve në nivelet e arsimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës. Gjithashtu, ky raport analizon skenarë alternativë që mund të kufizojnë ose të ndalojnë pasojat e padëshiruara të tendencave aktuale demografike.
Gjetjet kyçe të raportit

  • Deri në vitin 2060, 1/3 e popullsisë së BE do të jetë mbi 65 vjeç;
  • Forca e punës në BE do të jetë më e vogël, por edhe më e arsimuar;
  • Popullsia në moshë pune parashikohet të reduktohet në 84% të nivelit të saj aktual;
  • Fertiliteti i lartë ose rritja e migrimit nuk janë të mjaftueshme për të përballuar sfidat e plakjes së popullsisë së BE;
  • Lëvizshmëria e qytetarëve të BE-së drejt Evropës Perëndimore në kërkim të pagave më të larta ose mundësive më të mira për punësim, përkeqëson plakjen e popullsisë dhe ndikon në uljen e popullsisë në vendet e tjera të BE-së.

Së fundmi, njohja me ndikimin e këtyre ndryshimeve demografike është një tregues i qartë se cilat janë politikat që duhen ndjekur për të adresuar dhe zgjidhur problemin e plakjes së popullsisë në BE dhe çështje të  ngjashme që lidhen me këtë fenomen.

Ju mund të lexoni më shumë mbi raportin dhe gjetjet e tij në linkun: https://ec.europa.eu/jrc/en/eu-demographic-scenarios

]]>