Procesi i Negociatave – CONNECT http://connectwitheu.al Tue, 11 May 2021 07:44:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 http://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg Procesi i Negociatave – CONNECT http://connectwitheu.al 32 32 Programi trepalësh i Këshillit të Bashkimit Europian 1 Korrik 2020 – 31 Dhjetor 2021 http://connectwitheu.al/2020/07/01/programi-trepalesh-i-keshillit-te-bashkimit-europian/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=programi-trepalesh-i-keshillit-te-bashkimit-europian Wed, 01 Jul 2020 07:52:12 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2641

Datë: 01 Korrik, 2020 / Burimi: eu2020

Burimi i fotografisë: Zyra Federale Gjermane e Jashtme

Programi 18 mujor i Këshillit i përgatitur nga Presidenca e ardhshme e Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë, kryetarë të Këshillave për punët e jashtme.

Ndërsa Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku – 31 dhjetor 2020, duket se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me Presidencat e Qeverive të tjera pasardhëse të Këshillit të BE-së si ajo e Portugalisë dhe Sllovenisë në një program të njohur ndryshe  si “Programi Trepalësh”.

Programi Trepalësh siguron një tranzicion të rrjedhshëm nga një Presidencë e një vendi anëtar të BE-së në tjetrin, përmes një agjende 18-mujore, e cila identifikon çështjet kryesore që do të trajtohen gjatë presidencave të tyre përkatëse, të përshkruara në Agjendën Strategjike 2019 – 2024.

Ҫështjet e mëposhtme janë disa nga pikat kyҫe të programit të ardhshëm 18-mujor të Këshillit, të përgatitura nga Kryesia e ardhshme Gjermane, Portugeze dhe Sllovene dhe Përfaqësues të Lartë, Kryetarë të Këshillave të Punëve të Jashtme të BE-së:

  • Mbështetje për një Evropë të drejtë dhe sociale që promovon interesat dhe vlerat e Evropës në të gjithë botën. Promovimi i kohezionit social, sundimit të ligjit, barazisë, të drejtave të njeriut dhe përgjegjësisë sociale duke përfshirë këtu gjithashtu mësimet e marra gjatë pandemisë globale shkaktuar nga virusi Covid-19;
  • Sigurimi i një transformimi dixhital transparent në mbarë Evropën që respekton të drejtat e njeriut dhe mbron qytetarët nga rreziqet kibernetike në internet dhe dezinformimi. Realizimi i përparimit dixhital në fusha si arsimi, kërkimi shkencor, financa dhe shëndetësia. Fuqizimi dhe ruajtja e sovranitetit dixhital në lidhje me dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale si një teknologji kryesore e së ardhmes. Formimi në mënyrë aktive të ardhmen e punës në lidhje me dixhitalizimin, dhe duke bërë më shumë për të siguruar zbatimin e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale;
  • Gjetja e zgjidhjeve gjithëpërfshirës dhe të përhershme ndaj krizës së migracionit. Rritja e përpjekjeve kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke adresuar gjithashtu shkaqet thelbësore të migracionit dhe zhvendosjes së detyruar;
  • Promovimi i mëtejshëm i sovranitetit Evropian teknologjik dhe industrial dhe një tregu të vetëm të qëndrueshëm dhe konkurrues. Sigurimi i zbatimit efektiv dhe të drejtë, aplikimit dhe forcimit të rregullave të një tregu të vetëm. Kjo do të përfshijë një taksim të drejtë dhe efektiv si dhe përmirësimin e luftës së BE-së kundër pastrimit të parave. Promovimi i tregtisë së hapur, ambicioze, të ndershme, të qëndrueshme dhe të bazuar në rregulla;
  • Forcimi i konkurrencës industriale në Evropë si dhe sigurimi i një mjedisi të qëndrueshëm investimesh për bizneset e vogla dhe të mesme. Identifikimi i zinxhirëve strategjikë të vlerave, industrisë dhe projekteve të rëndësishme me interes të përbashkët evropian. Thellimi i Unionit Ekonomik dhe Monetar, si dhe sjellja e sektorit financiar në epokën dixhitale;
  • Investimi në një transformim ekonomik inovativ, të qëndrueshëm dhe inteligjent që mbulon të gjitha rajonet, dhe forcimin e konkurrencës së tyre. Ndërtimi i një Evrope me klimë të qëndrueshme dhe të gjelbërt dhe arritja e 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) dhe objektivave të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së;
  • Promovimi i vlerave evropiane në një nivel ndërkombëtar, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurinë: Procedimi i procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ndjekja e një politike ambicioze fqinjësore drejt Lindjes dhe Jugut dhe forcimi i bashkëpunimit me Afrikën. Përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shqyrtimi më tej i politikave dhe marrëdhënieve evropiane të mbrojtjes.

Për të lexuar dokumentin e plotë të Programit Trepalësh, klikoni këtu.

]]>
Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor / Zagreb 2020: Gjetjet kryesore mbi perspektivën evropiane të rajonit http://connectwitheu.al/2020/05/07/samiti-i-zagrebit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=samiti-i-zagrebit Thu, 07 May 2020 09:57:12 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2584

Datë: 07 Maj, 2020 / Burimi: Politico dhe Deutsche Welle

Burimi i fotografisë: Jurica Galoic/PIXSELL/EU2020HR

Samiti i Zagrebit, i konsideruar ndryshe si eventi kryesor për presidencën e parë gjashtëmujore të Kroacisë në BE, u mbajt në datën 6 Maj në mënyrë virtuale për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Dhe pikërisht kjo pandemi mori dhe vëmendjen kryesore në diskutimet mes përfaqësuesve të BE-së, shteteve anëtare dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimet dhe deklarata përfundimtare kishin fokus kryesor përballimin e përbashkët dhe solidar të pandemisë mes partnerëve dhe ri-afirmimin e angazhimeve të nxjerra në samitet e mëparshme të Selanikut dhe Sofies, kryesisht lidhur me të ardhmen Evropiane të rajonit.

Nga “vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE” në Samitin e Selanikun (2003), tek “mbështetja për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” në Sofje (2018) dhe tani në Zagreb tregon për hezitimin e shtuar në radhët e lidërve të shteteve anëtare të BE-së. Gjithashtu, gjuha e përdorur në Deklaratën e Përbashkët të Samitit të Zagrebit, është më qortuese dhe kërkuese lidhur me reformat që duhet të ndërmarrë secili vend në rajon, nivelin e bashkëpunimit për të arritur objektivat e fqinjësisë së mirë me zgjidhje përfundimtare të çështjeve konfliktuale si dialogu Kosovë-Serbi, si dhe tërheqja e vëmendjes për kthimin në sikron të politikave të jashtme të vendeve të rajonit me ato të BE-së sidomos për çështjet madhore (përgjigje ndaj afrimit të Serbisë me Kinën dhe Rusinë).

Gjatë samitit nuk u përmend diçka konkrete sa i takon procesit të anëtarësimit, si ndonjë datë apo afat për çuarjen përpara të proceseve në të ardhmen e secilit vend të rajonit. Megjithatë, në terma të përgjithshme, perspektiva e anëtarësimit u konfirmua si prioritare për mandatin e Komisionit aktual. Gjithashtu, u rikonfirmuan edhe një herë objektivat e përbashkëta të shprehura në dy samitet paraardhëse për ruatjen e vlerave të Unionit me promovimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çështjet e sigurisë lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin, frenimin e rrjedhjeve të migracionit të paligjshëm, luftën kundër dhe sigurinë kibernetike. Nga krahu tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor ripohojnë zotimin për vazhdimin e reformave që do ta çojnë përpara procesin nga ana e tyre.

Çka ishte konkrete në diskutime dhe rezultate ishte aktualiteti i pandemisë. BE dërgoi një mesazh të qartë se prezenca e saj në rajon do të jetë domethënëse. Një paketë prej 3.3 miliard euro do të vihet në dispozicion të përballimit të pandemisë për 6 vendet e rajonit. Për këtë, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen u shpreh: “fakti se kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim shkojnë shumë më larg nga çfarë i është dhënë rajonit nga ndonjë partner tjetër meriton të njihet publikisht”. Në deklaratën e përbashkët të këtij Samiti përfshihet edhe angazhimi për përballje të përbashkët edhe gjatë fazave të mëtejshme të rimëkëmbjes ekonomike.

Deklarata vuri theksin në përmirësimin e marrdhënieve të fqinjësisë dhe mbështet fort iniciativat e bashkëpunimit rajonal. Nga Samiti i Sofjes ku shprehimisht kërkohej një shtim i fokusit në bashkëpunimin rajonal kryesisht në fushat e Energjisë dhe Transportit, përmes implementimit të acquis për Traktatet e Komunitetit të Energjisë dhe Komunitetit të Transportit, gjuha në Zagreb ishte më e përgjithësuar duke kërkuar shrytëzimin e kapaciteteve të bashkëpunimit ekonomik nën Zonën Ekonomike Rajonale, edhe kjo e sjellë nën premisat e situatës pandemike.

Teksa pritej që prej situatës së pandemisë ky samit nuk do të përmbushte pritshmëritë e organizatorëve të cilët iniciativën për Samitin e Zagrebit e shprehën që në deklaratën e përbashkët në Sofje, mungesa e një axhende konkrete të bashkangjitur në Deklaratë duket se tregon për një rënie të interesit të Unionit në rajon. Duket se aktualisht BE nuk e ka luksin e të zhvendosurit të fokusit jashtë problemeve të saj të brendshme, të thelluara edhe më shumë nga pandemia. Shpresat për një rivitalizim të marrdhënies mes palëve mund të rilindin pas daljes nga situata kritike e pandemisë.

Deklaratat e plota të 3 samiteve janë si më poshtë:

EU-Western Balkans Summit Zagreb, 6 maj 2020
EU-Western Balkans Summit Sofie, 17 maj 2018
EU-Western Balkans Summit Thessaloniki, 21 June 2003

]]>
Seminari rajonal: “Investimi në njerëz dhe kohezioni social: Një perspektivë e rinisë dhe shoqërisë civile” http://connectwitheu.al/2020/02/15/seminari-rajonal-investimi-ne-njerez-dhe-kohezioni-social-nje-perspektive-e-rinise-dhe-shoqerise-civile/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=seminari-rajonal-investimi-ne-njerez-dhe-kohezioni-social-nje-perspektive-e-rinise-dhe-shoqerise-civile Sat, 15 Feb 2020 09:11:33 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2601

Datë: 15 Shkurt, 2020 / Burimi: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Burimi i fotografisë: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – CDI organizoi në datat 13-14 Shkurt, Seminarin Rajonal me temë “Investimi në njerëz dhe kohezioni social: Një perspektivë e rinisë dhe shoqërisë civile”. Ky event kishte për qëllim të ftonte palët e ndryshme të interesit, siç janë institucionet lokale dhe rajonale, shoqëria civile, akademia, media, organizata rinore etj., për të diskutuar dhe gjetur mënyra të reja inovative dhe të qëndrueshme për të punuar së bashku në fusha si lëvizshmëria dhe shtylla dixhitale, hartëzimi i potencialit ekonomik, inovativ dhe shkencor në vend si dhe politikat publike përkatëse që kanë një fokus të veçantë në inovacionin, lëvizshmërinë e të rinjve dhe akademikëve dhe punësimin.

Më 13 shkurt, ky seminar u përshtat në formën e një workshop-i ku aktorë të ndryshëm si organizatat e shoqërisë civile, akademikë, media, të rinjtë, etj., punuan së bashku në tre tema kryesore si: i) Edukimi dhe Punësimi, ii) Lidhshmëria dhe lëvizshmëria e të rinjve, dhe iii) Inovacioni, dixhitalizimi dhe media.

Më 14 shkurt, seminari rajonal filloi me fjalën përshëndetëse të Znj. Krisela Hackaj, Drejtore Ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert- në Tiranë, partner në këtë Projekt.

Nemanja Todorović Štiplija, Kryeredaktor i portalit European Western Balkans, prezantoi gjetjet e punës kërkimore mbi gjendjen aktuale të Zonës Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, të përgatitur në kuadër të projektit nga CDI dhe partnerët e tij, si dhe rekomandimet e dala nga workshop-i rajonal i mbajtur më datë 13 Shkurt. Ai gjithashtu theksoi se në përgjithësi REA nuk po merr shumë vëmendje nga media, dhe më shumë informacion dhe transparencë duhet të shoqërojnë këtë proces.

Më pas, paneli “Investimi tek njerëzit dhe kohezioni social” filloi me znj. Tanja Miščević, ish-kryenegociatore e Republikës së Serbisë, Zëvendës/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e cila shpjegoi  arritjet kryesore dhe sfidat e Zonës Ekonomike Rajonale me një fokus të veçantë në zhvillimin e shtyllave më të drejtpërdrejta të lidhura me kapitalin njerëzor. Znj. Miščević është gjithashtu një njohëse shumë e mirë e procesit të integrimit në BE, ndaj dhe vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e rolit të shoqërisë civile dhe rinisë në hapat e parë të procesit të negociatave. Në lidhje me propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit, Znj. Miščević theksoi se ky propozim ofron një impuls të fortë për shoqërinë civile, duke pasur parasysh që edhe nëse fondet për vendet kandidate pezullohen për shkak të drejtimit të kundërt të reformave, këto fonde do të vazhdojnë për shoqërinë civile. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme, shtoi ajo, që shoqëria civile të organizohet në koalicione ose rrjete për një ndikim më të madh në qeverisjen e demokracisë.

Znj. Oriana Arapi, Drejtore e Përgjithshme, Njësia për Qeverisje të Mirë dhe Politika e Zhvillimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Qeverisjes së Mirë, Zyra e Kryeministrit shpjegoi rezultatet e komponentit të zhvillimit socio-ekonomik të raportit të monitorimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2015 -2017). Sipas raportit arsimi më i mirë, punësimi i të rinjve dhe aftësi më të mira trajnuese mbeten sfidat kryesore dhe do të jenë akoma një pjesë e rëndësishme e prioriteteve të Strategjisë tjetër të SKZHI 2030. Znj Arapi, shtoi se procesi i planifikimit për IPA 2021-2027 është duke ndodhur tani dhe pritet të përfundojë në Shtator në vijim me procesin e prioritizimit i cili do të kryhet në koordinim me Ministritë e linjës. Ajo theksoi domosdoshmërinë që të dy proceset të jenë të lidhura.

Po kështu, Znj. Mirela Muça, Drejtore e Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpjegoi situatën aktuale të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe sfidat kryesore që mbeten veçanërisht në përgatitjen e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), siç është një përfshirje më e gjerë e të gjithë aktorët si shoqëria civile, biznesi, media, universitete etj dhe disponueshmëria e të dhënave për ndërtimin e treguesve të nevojshëm që matin inovacionin dhe kërkimin shkencor. Nga progresi aktual në hartëzimin e potencialit të zhvillimit, Znj Muça veçoi sektorët kryesorë ekonomikë si: bujqësia, turizmi dhe energjia. Ajo shtoi gjithashtu se zona Tiranë-Durrës përfaqëson potencialin kryesor të zhvillimit në nivelin e vendit.

Paneli u përmbyll nga Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri i cili nënvizoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për përfshirjen thelbësore të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e integrimit në BE. Sipas Z. Gjipali, momentumi aktual duhet të përdoret nga shoqëria civile për t’u organizuar, rrjetizuar dhe përgatitur mirë për të kontribuar dhe ushtruar presion në proceset e vendimmarrjes. Gjithashtu, znj. Gjipali theksoi mënyrën se si interesat e shoqërisë civile diktojnë nevojën për një bashkëpunim dhe rrjetëzim më të mirë dhe më të fortë midis grupeve të ndryshme të shoqërisë civile. Një sfidë kryesore në Shqipëri ka të bëjë me një akses më të mirë dhe përfitim më të madh nga instrumentet e financimit të disponueshëm dhe të ndryshëm të IPA.

Paneli u moderua nga Znj. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar dhe u organizua në kuadër të projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT,i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë/ (CFCU) dhe zbatohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Centar Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

Një material përmbledhës bazuar në përfundimet e dy tryezave të mëparshme, diskutimet rajonale të workshop-it dhe inputet kryesore nga seminari rajonal do të publikohet shumë shpejt.

Axhenda e seminarit rajonal mund të konsultohet këtu.

Video | Seminari rajonal: "Investimi në njerëz dhe kohezioni social: Një perspektivë e rinisë dhe shoqërisë civile"

]]>
Përmirësimi i procesit të anëtarësimit: Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor http://connectwitheu.al/2020/02/05/permiresimi-i-procesit-te-anetaresimit-nje-perspektive-e-besueshme-e-be-se-per-ballkanin-perendimor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=permiresimi-i-procesit-te-anetaresimit-nje-perspektive-e-besueshme-e-be-se-per-ballkanin-perendimor Wed, 05 Feb 2020 15:22:24 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2534

Datë: 5 Shkurt, 2020 / Burimi: Komisioni Evropian

Burimi i fotografisë: Komisioni Evropian, 2019

Procesi i antarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor do të ketë një qasje të re që pritet të sjellë më shpejt rezultate më të prekshme në rajon. Komisioni Europian deklaroi disa ndryshime në procesin e zgjerimit dhe atë të vlerësimit të kritereve pranuese për hapjen e negociatave. Sidoqoftë duket se bazat mbeten të pandryshuara. Sipas të deklaratës së Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjeriminm propozimi i Komisionit Evropian është një iniciativë për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtim më të fortë politik, më dinamik dhe më të parashikueshëm.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka komentuar se: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin. Ne jemi duke punuar në tre pista: Së pari, sot ne propozojmë hapa konkret për përmirësimin e procesit të pranimit. Ndërsa ne jemi duke forcuar dhe përmirësuar procesin, qëllimi mbetet pranimi dhe anëtarësimi i plotë në BE. Së dyti, dhe paralelisht, Komisioni qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të sigurojë një përditësim mbi përparimin e bërë nga këto dy vende. Së treti, në përgatitjen e Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në Maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin. “

Sipas komunikimit të Komisioni, propozimi mbi metodologjinë e re të zgjerimit bazohet në pikat e mëposhtme:

  • Një proces më i besueshëm: Procesi i pranimit duhet të bazohet në mirëbesim të ndërsjellë dhe angazhime të qarta nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Besueshmëria duhet të forcohet përmes një fokusi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike, si dhe ekonomia e vendeve kandidate.
  • Një drejtim më i fortë politik: Natyra politike e procesit të pranimit kërkon një udhëheqje më të fortë politike dhe angazhim në nivelet më të larta. Komisioni propozon të rrisë mundësinë e dialogut politik, përmes takimeve të rregullta BE-Ballkan Perëndimor dhe kontakteve të intensifikuara ministrore. Për më tepër, Shtetet Anëtare duhet të përfshihen në mënyrë më sistematike në monitorimin dhe rishikimin e procesit.
  • Një proces më dinamik: Për të injektuar dinamizëm të mëtejshëm në procesin e negociatave, Komisioni propozon grupimin e kapitujve negociues në gjashtë grupime tematike si; tregu i brendshëm; konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni; marrëdhëniet e jashtme.
  • Një proces më i parashikueshëm: Komisioni do të sigurojë qartësi më të madhe në lidhje me atë çfarë BE-ja pret nga vendet e zgjerimit në fazat e ndryshme të procesit, si dhe kërkon të bëjë më të qartë se cilat mund të jenë pasojat pozitive qe sjell përparimi i reformave dhe cilat do të jenë pasojat negative nëse nuk ka përparim.

Së fundmi, Komisioni shpreson që Shtetet Anëtare do të miratojnë propozimin, paralelisht me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përpara Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb në 6-7 maj 2020.

Ju mund të lexoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu.

]]>
Franca prezanton propozimin e saj për të reformuar procesin e pranimit në BE http://connectwitheu.al/2019/11/17/franca-prezanton-propozimin-e-saj-per-te-reformuar-procesin-e-pranimit-ne-be/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=franca-prezanton-propozimin-e-saj-per-te-reformuar-procesin-e-pranimit-ne-be Sun, 17 Nov 2019 13:58:49 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2403

Datë: 17 Nëntor, 2019 / Burimi: Politico

Burimi i fotografisë: AP/REX/Shutterstock

Pas vendimi të Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pas këmbënguljes së Francës për të pasur një vendim të tillë, kjo e fundit ka prezantuar një dokument sipas të cilit dëshiron të ndryshojë rregullat për vendet që duan të futen në BE.

Në një doment të përbërë prej  dy- faqesh e gjysmë  të ndarë me vendet e tjera të BE-së, së bashku me një aneks që rendit fazat e reja, Parisi bëri thirrje për zëvendësimin e procesit aktual të pranimit, i cili ndan acquis e BE-së – njëkohësisht atë që njihet si organi i të drejtave dhe detyrimeve që përfshin traktatet e BE-së, si dhe rregulla dhe ligje të tjera – në 35 kapituj.

Sipas modelit të propozuar nga Franca, vendet e BE-së duhet të bien dakord unanimisht për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim. Më pas vendi kandidat punon me Komisionin Evropian për të rregulluar ligjet e tij kombëtare në përshtatje me acquis e BE-së, dhe pasi ta jetë arritur kjo gjë përpilohet një traktat pranimi, i cili duhet të aprovohet nga Këshilli i BE-së dhe të ratifikohet në secilën prej vendet anëtare.

Ky model paraqet gjithashu një proces të bazuar në shtatë faza me “kushte të rrepta, me qëllim që të konvergojë në mënyrë efektive drejt normave dhe standardeve evropiane”, bashkë me një komponent “kthyeshmëri”, që lejon BE të ndalojë bisedimet e anëtarësimit nëse qeveria e një vendi kandidat  shkon larg standardeve të bllokut.

“Me hapjen e negociatave, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e njëkohshme të një  numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave”, thuhet në këtë dokumet, duke shtuar se: “Mbyllja e negociatave që korrespondon me secilën fazë të përfunduar nga vendi kandidat do të hapë kështu mundësinë për të marrë pjesë në programet e BE-së, të përfshihet në politika të caktuara sektoriale dhe, kur është e përshtatshme, të përfitojë nga financime  në fushat e nevojshme. “

Ky propozim erdhi menjëherë pasi Franca e gjeti veten në qendër të kritikave gjatë samitit të fundit të drejtuesve të Këshillit Evropian, në të cilin Presidenti Emmanuel Macron ishte i vendosur në qëndrimin e tij për të mos hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Megjithatë, në dokumentin në fjalë, Franca riafirmoi mbështetjen e saj për qasjen e përgjithshme të  BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat sipas këtij dokumenti “i përkasin Evropës, për shkak të të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre “.

Ju mund të lexoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu.

]]>
Drejt hapjes së negociatave http://connectwitheu.al/2019/07/12/drejt-hapjes-se-negociatave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=drejt-hapjes-se-negociatave Fri, 12 Jul 2019 12:35:39 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1905

Bashkimi Evropian më 27 qershor 2014, vendosi të japë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Marrja e vendit Kandidat në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian vijon me një fazë mjaft të rëndësishme që është Hapja e Negociatave. Vendimi për Hapjen e Negociatave për anëtarësim, merret atëherë kur Bashkimi Evropian vlerëson se vendi kandidat ka plotësuar kriteret politike dhe ekonomike, që do të thotë në të ekziston një demokraci funksionale dhe një ekonomi ku baza është tregu i lirë.

Hapja e Negociatave do të realizohet atëherë kur të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do të shprehen dakort në Këshillin e Bashkimit Evropian se vendi kandidat i ka plotësuar kriteret për të qënë pjesë e Bashkimit.

Në përgatitjen e Shqipërisë për Hapjen e Negociatave, qeveria shqiptare ka miratuar VKM Nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Për më shumë informacion në lidhje me hapat e procesit të integrimit evropian, ju mund të vizitoni faqen e mëposhtme:  https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/policy/steps-toëards-joining_en

]]>
Kapitujt e acquis http://connectwitheu.al/2019/07/12/kapitujt-e-acquis/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kapitujt-e-acquis Fri, 12 Jul 2019 12:34:41 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1903

Çfarë janë kapitujt e acquis?

Anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e “Kritereve të Kopenhagës” të cilat kërkojnë nga vendi kandidat:

  • Të sigurojë institucione për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve – i cili ndryshe njihet edhe si Kriteri Politik;
  • Të sigurojë ekonomi tregu funksionale e të aftë për të përballuar konkurrencën në tregun e BE-së – i cili ndryshe njihet edhe si Kriteri Ekonomik;
  • Të ketë kapacitete administrative dhe institucionale të afta për të zbatuar legjislacionin e BE-së – i njohur ndryshe si acquis ose “acquis communautaire”.

Përafrimi i legjislacionit të vendeve kandidatee me atë të BE-së, është një kriter dhe kusht shumë i rëndësishëm për të qënë anëtar i Bashkimit Evropian. Ky acquis përbëhet nga 33 kapituj apo fusha të ndyshme të cilat përfshijnë politikat monetare, transportin, energjinë, politikat sociale, mjedisin, etj. Ajo që mbetet e rëndësishme për tu theksuar është se secili prej këtyre kapitujve negociohet me vete duke marrë në konsideratë ecurinë dhe progresin e arritur në reformat e ndërmarra.

Negociatat e anëtarësimit në BE kalojnë nëpër tre etapa kryesore:

  • Në shqyrtimin analitik të legjislacionit (Screening);
  • Në hapjen dhe zhvillimin e tyre për çdo kapitull të acquis;
  • Në mbylljen e negociatave për çdo kapitull dhe nënshkrimin e Traktatit të Aderimit.

 

33 kapitujt e “acquis communautaire” janë si më poshtë:

Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave
Kapitulli 2: Lëvizja e lirë e punëtorëve
Kapitulli 3: E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime
Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit
Kapitulli 5: Prokurimi publik
Kapitulli 6: Legjislacioni për shoqëritë tregtare
Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale
Kapitulli 8: Politika e konkurrencës
Kapitulli 9: Shërbimet financiare
Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe media
Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural
Kapitulli 12: Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve
Kapitulli 13: Peshkimi
Kapitulli 14: Politika e transportit
Kapitulli 15: Energjia
Kapitulli 16: Tatimet
Kapitulli 17: Politikat ekonomike dhe monetare
Kapitulli 18: Statistikat
Kapitulli 19: Politikat sociale dhe të punësimit
Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe politikat industriale
Kapitulli 21: Rrjetet transevropiane
Kapitulli 22: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore
Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi shkencor
Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura
Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik
Kapitulli 29: Bashkimi doganor
Kapitulli 30: Marrëdhëniet me jashtë
Kapitulli 31: Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes
Kapitulli 32: Kontrolli financiar
Kapitulli 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore

]]>
Strukturat Negociuese http://connectwitheu.al/2019/07/12/strukturat-negociuese/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=strukturat-negociuese Fri, 12 Jul 2019 12:33:18 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1900

KUSH NEGOCION ÇFARË?

Në dhjetor të vitit 2018, qeveria shqiptare miratoi Vendimin Nr. 749 Datë 19.12.2018 për “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për negociimin dhe përfundimin e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian“.

Kjo strukturë ndan dhe një qasje më gjithëpërfshirëse me aktorët e tjerë në shoqëri në sajë të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, e cila ka funksionin e informimit, konsultimit, komunikimit dhe përfshirjes së shoqërisë civile, grupeve të interesit, sindikatave, botës akademike dhe organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe në procesin e stabilizim-asocimit.

Struktura përgjegjëse për negociatat sipas këtij vendimi përbëhet nga:

  • Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian;
  • Delegacioni Shtetëror;
  • Grupi Negociator;
  • Misioni i Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
  • Sekretariati i Integrimit Evropian;
  • Grupet Ndërinstitucionale të Punës;
  • Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian.

Një rol të veçantë në strukturën e negociatave zë gjithashtu Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, si koordinatori kombëtar për integrimin evropian si dhe Kryenegociatori, i cili do të kryesojë grupin negociator gjatë zhvillimit të negociatave në nivel teknik.

Për të kuptuar më mirë strukturat e ngritura dhe përgjegjëse për procesin e negociatave si dhe detyrat e institucioneve të përfshira në këtë proces dhe ndërveprimin mes tyre, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka përgatitur një infografikë të thjeshtuar të këtij vendimi:

INFOGRAFIK I THJESHTUAR "Kuadri Institucional i Procesit të Negociatave"

Ndërkohë me Urdhërin Nr.94 Datë 20.05.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian” janë ngritur tashmë 33 grupe ndërinstitucionale pune për 33 kapituj negociues.

Po kështu, Urdhëri Nr.113, Datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe Strukturën Institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian” ka si qëllim:

  • të rrisë ndërgjegjësimin publik në procesin e anëtarësimit në BE;
  • të shpjegojë ndikimin e procesit të anëtarësimit për vendin dhe shoqërinë;
  • të informojë mbi procesin e negociatave dhe procesin e bërë për çdo fazë, duke krijuar mundësi për përthithjen e ekspertizës vendase në fushat përkatëse;
  • të mbështesë një përfaqësim gjithëpërfshirës të të gjithë partnerëve, publikë dhe privatë, në procesin e stabilizim-asociimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE;
  • të mundësojë aksesin e shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike dhe të grupeve të interesit për këshillim e monitorim në fazat e programimit e zbatimit të asistencës së BE për procesin e integrimit evropian.

Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) organizohet me dy nivele përfaqësimi:

  • Bordi Drejtues, i cili drejton këtë strukturë dhe kryesohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka në përbërje të tij 15 anëtarë (ndër të cilët Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryenegociatori, zyrtar të nivelit drejtues të MEPJ si dhe përfaqësues nga shoqatat e organeve të pushtetit vendor, shoqërisë civile, të komunitetit të biznesit, shoqatave të punëmarrësve dhe botës akademike) ;
  • 33 Tryeza të Diskutimit dhe Këshillimit, të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapitujt e acquis të Bashkimit Evropian.

Për të aksesuar dokumentat e plotë të ligjeve të përmendura, klikoni si më poshtë:

VKM Nr.749, Datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave me BE”
Urdhër Nr.94, Datë 20.05.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin Evropian”
Urdhër Nr.93, Datë 20.05.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Teknik të Grupeve Ndërinstitucionale të Punës”
Urdhër Nr.113, Datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe Strukturën Institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”
]]>
Procesi i Negociatave http://connectwitheu.al/2019/07/10/procesi-i-negociatave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=procesi-i-negociatave Wed, 10 Jul 2019 10:47:22 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1679

Procesi i negociatave është faza kryesore për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Ky proces është i lidhur ngushtë me ecurinë e reformave në sektorët përkatës si dhe me qëndrueshmërinë e tyre në të ardhmen. Megjithatë, dinamikat e negociatave për anëtarësim po lëvizin gradualisht nga implementimi procedural i acquis communautaire (shpesh i përshkruar si provimi pranues) drejt sigurimit që ky acquis po zbatohet siç duhet nga vendi i pranimit dhe se është i qëndrueshëm. Kjo dinamikë përfshin një zhvendosje nga procesi tekniko-mekanik i hapjes / mbylljes së kapitujve të udhëhequr nga administrata publike, dhe drejt një qasjeje më të përqëndruar tek qytetarët. Në këtë kuadër, është e nevojshme që ky proces të njihet mirë nga qytetarët me anë të një informacioni më të aksesueshem, të qartë dhe miqësor për të bërë të mundur përfshirjen e aktorëve joqeveritarë në këtë proces të rëndësishëm.

Procesi i anëtarësimit në BE të një vendi kandidat është i përbërë nga dy procese paralele:

Me marrjen e vendimit për Hapjen e Negociatave për vendin kandidat Këshilli i Bashkimit Evropian miraton një kornizë për negociatat, e cila është hartuar nga Komisioni Evropian. Kjo kornizë i paraqitet vendit kandidat në fillim të hapje së negociatave.

Negociatat janë të rëndësishme si për vendin kandidat dhe për BE, sepse nga njëra anë ato ndihmojn vendin kandidat në përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit dhe nga ana tjetër i japin mundësinë BE të përgatitet për zgjerimin e radhës.

Negociatat kanë për qëllim miratimin dhe vënien në zbatim të acquis të BE-së, të organizuar në 33 kapituj dhe ajo realizohet për secilin kapitull sipas këtij procesi:

  1. Shqyrtimi – Screening. Komisioni Evropian, së bashku me vendin kandidat, kryen një kontroll të hollësishëm të çdo kapitulli, për të përcaktuar përgatitjen e vendit kandidat në këto kapituj. Shqyrtimi për çdo kapitull mbahet në dy faza: Faza shpjeguese dhe Shqyrtimi dypalësh.
  2. Raporti i Shqyrtimit – Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet shteteve anëtare për miratim në formën e një raporti shqyrtimi. Ato përmbajnë rekomandime nëse bisedimet mund të hapen direkt, (procedura e shkurtër) apo do të duhet të plotësohen më parë disa kushte (procedura e dytë).
  3. Kriteret për hapjen dhe mbylljen e kapitullit.
  4. Qëndrimet negociuese.
  5. Projektqëndrim i përbashkët
  6. Konferenca Dypalëshe Ndërqeveritare.
  7. Pozicioni i Përbashkët Përmbyllës i BE-së.
  8. Mbyllja e kapitujve

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se për Kapitujt 23 dhe 24 Komisioni ka vendosur që do të hapen të parat dhe do të mbyllen të fundit.

]]>
Fondet IPA http://connectwitheu.al/2019/07/09/fondet-ipa/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=fondet-ipa Tue, 09 Jul 2019 14:31:18 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1645

Çfarë është IPA?

Bashkimi Evropian në kuadër të financimit të reformave ndaj vendeve kandidate dhe atyre potenciale për të qënë kandidate, realizonte një sërë programesh si: PHARE, PHARE CBC, ISPA, SAPARD, CARDS dhe Instrumenti financiar për Turqinë.

Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit ose siç njihet ndryshe IPA, është instrumenti me anë të të cilit Bashkimi Evropian mbështet reformat e ndërmarra në vendet kandidate dhe potenciale kandidate. Më anë të fondeve IPA, BE-ja bën të mundur rritjen e konvergjencës ekonomike, institucionale dhe sociale të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit mbështet zbatimin e reformave në procesin integrues.

Duke filluar nga Janari i vitit 2007 të gjithë programet e mësipërme janë zëvendësuar nga IPA, Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit. Në kuadër të tij IPA 2007-2013 ka financuar:

  • Mbështetje për tranzicionin dhe forcimin e institucioneve;
  • Bashkëpunimi ndërkufitar;
  • Zhvillimi rajonal (transporti, ambienti dhe zhvillimi ekonomik);
  • Burimet njerëzore;
  • Zhvillimi rural.

Vendet përfituese të IPA ndahen në dy kategori:

  • Vendet kandidate për BE-në: Turqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut (të pranueshme për të 5 degët e IPA-s)
  • Vendet potenciale për kandidat të Ballkanit Perëndimor: Bosnje Hercegovina, Kosova (të pranueshme vetëm për dy degë të IPA-s).

Aktualisht, Shqipëria përfiton € 649.4 milion për periudhën 2014-2020 (IPA II) në fushat si: demokracia dhe qeverisja; sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; mjedisi dhe veprimi klimatik; transporti; konkurrenca dhe inovacioni; edukimi, punësimi dhe politikat sociale; agrokultura (bujqësia) dhe zhvillimi rural.

Shqipëria  (EUR Million) -2014- -2015- -2016- -2017- -2018- -2019-
Demokracia dhe Qeverisja 157.2 66.3 223.5
Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore 69.0 28.0 97.0
Mjedisi dhe Veprimi Klimatik 34.0 34.0 68.0
Transporti 18.0 38.0 56.0
Konkurrenca dhe Inovacioni 16.0 28.0 44.0
Edukimi, Punësimi dhe Politikat Social 19.0 50.0 69.0
Agrokultura (Bujqësia) dhe Zhvillimi Rural 40.0 52.0 92.0
Total 83.7 86.9 89.7 92.9 296.3 649.4

Në kuadër të marrëveshjes IPA, Shqipëria ka ngritur Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA). Ajo është një autoritet auditues autonom, i mbikëqyrur nga Kryeministri. Subjekt i auditimeve të Agjencisë janë të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, individët dhe persona juridikë privatë që përfitojnë fonde të IPA-s dhe/ose të cilëve u kërkohet të kryejnë veprimtari që rrjedhin nga financimi i IPA-s.

Për më tepër informacion se si funksionon AAPAA e gjeni në linkun më poshtë:
http://www.aapaa.gov.al/?lang=al

Për më shumë informacion në lidhje me Fondet IPA për Shqipërinë, ju mund të vizitoni faqen e mëposhtme: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/funding-by-country/albania_en

]]>