Publikime të reja – CONNECT https://connectwitheu.al Wed, 16 Jun 2021 10:43:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg Publikime të reja – CONNECT https://connectwitheu.al 32 32 Presidenca e Portugalisë në Bashkimin Europian nën moton: “Koha për të ofruar një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital” https://connectwitheu.al/2021/01/15/presidenca-e-portugalise-ne-bashkimin-europian-nen-moton-koha-per-te-ofruar-nje-rikuperim-te-drejte-te-gjelber-dhe-dixhital/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidenca-e-portugalise-ne-bashkimin-europian-nen-moton-koha-per-te-ofruar-nje-rikuperim-te-drejte-te-gjelber-dhe-dixhital Fri, 15 Jan 2021 09:17:37 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2855

Datë: 6 Janar, 2021 / Burimi: 2021 portugal.eu dhe Euractiv

Burimi i fotografisë: 2021portugal.eu

Fillimi i vitit të ri përkon edhe me rotacionin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, i cili në 6-mujorin e ardhshëm do të udhëhiqet nga Portugalia. (Presidenca e Këshillit ndërrohet midis vendeve anëtare të BE-së çdo gjashtë muaj – Treshja aktuale e presidencës përbëhet nga Gjermania (gjysma e dytë e vitit 2020), Portugalia (gjysma e parë e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e dytë e 2021).

Disa nga përparësitë kryesorë për Presidencën e rradhës janë:

·Promovimi i një rimëkëmbjeje të lëvruar nga klima dhe tranzicioni dixhital;

· Zbatimi i Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale të Bashkimit Evropian si një element dallues për të siguruar një klimë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe tranzicionin dixhital;

· Fuqizimi i autonomisë së Evropës, duke marrë një rol udhëheqës në veprimet klimatike dhe duke promovuar një transformim digjital në shërbim të njerëzve.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 mbetet ende një sfidë e madhe për Bashkimin Europian, ndaj Presidenca Portugeze do të bëjë të mundur gjithçka që këto 6 muaj të jenë fillimi i një cikli të ri për Europën.

Një nga përparësitë kryesore është zbatimi i Planit Financiar Shumëvjeçar (Multiannual Financial Framework – MFF) 2021-2027 dhe i Instrumentit të Gjeneratës tjetër të BE-së (EU Next Generation Instrument / Next Generation EU), të cilat përfshijnë një seri instrumentesh financiare inovative për mbështetjen e rritjes ekonomike në Europë, me focus të veçantë tek rimëkëmbja dhe qëndrueshmëria.

Vëmendje e Presidencës së rradhës mbetet gjithashtu tek mbrojtja e vlerave të saj, duke konsoliduar shtetin e së drejtës, luftës ndaj disinformimit dhe promovimit të lirisë në media, fuqizimi i modelit Social Europian dhe rritja e besueshmërisë së qytetarëve.

Një tjetër fokus i Presidencës Portugeze do të jetë suporti për të krijuar “Bashkimi Europian Shëndetësor”, i cili do të rrisë kapacitetet për tu përgjigjur ndaj krizave të shëndetit publik si në rastin e Covid-19 dhe shpërndarjes së vaksinës në Europë.

Në rrafshin ndërkombëtar prioritet mbetet edhe fuqizimi i BE-së në arenën ndërkombëtare si një aktor aktiv global, ku Portugalia do të investojë në forcimin e multilateralizmit dhe afirmimit të Bashkimit Europian si një lojtar global, lidershipi i së cilit është i nevojshëm në shumë çështje të arenës ndërkombëtare. Presidenca do të ketë në fokus gjithashtu marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Afrikën dhe Amerikën Latine. Prioritet i lartë mbeten marrëdhëniet transatlantike dhe një agjendë e re me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.

Ajo që nuk vihet re në prioritetet e presidencës portugeze është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe duket se në 6 mujorin e parë të këtij viti nuk do të ketë asnjë përparim të rëndësishëm sa i takon axhendës së zgjerimit të BE-së. Më shumë se kurrë, zhvillimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor dhe procesi i anëtarësimit në BE kanë mbetur në udhëkryq. Për të lexuar programin e plotë të Presidencë Portugeze, klikoni këtu.

]]>
Diskutim Online: “Zgjerimi i BE-së: Për një rol më të gjerë të rinisë dhe shoqërisë civile” https://connectwitheu.al/2020/07/26/diskutim-online-zgjerimi-i-be-se-per-nje-rol-me-te-gjere-te-rinise-dhe-shoqerise-civile/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=diskutim-online-zgjerimi-i-be-se-per-nje-rol-me-te-gjere-te-rinise-dhe-shoqerise-civile Sun, 26 Jul 2020 22:03:01 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2663

Datë: 29 Qershor, 2020 / Burimi: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Burimi i fotografisë: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Më 29 qershor 2020, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) organizoi në partneritet me Fondacionin Friedrich-Ebert në Tiranë, Fondacionin Friedrich-Ebert në Bruksel dhe portalin European Westen Balkans, Diskutimin Online “Zgjerimi i BE-së: Për një rol më të gjerë  të rinisë dhe shoqërisë civile”.

Nën moderimin e Z. Nemanja Todorović Štiplija, Kryeredaktor i portalit European Western Balkans dhe përmes një diskutimi me aktorë dhe ekspertë të ndryshëm në procesin e integrimit në BE, ky event ofroi mundësinë për të rishikuar mekanizmat aktualë si dhe mjetet e tjera përmes të cilave mbështetja e ri-gjeneruar e BE-së për rajonin mund të përkthehet në një rol më të gjerë dhe aktiv të grupeve rinore dhe shoqërisë civile.

Panelistët diskutuan gjithashtu edhe për sfidat aktuale të zgjerimit të BE-së, duke u përqëndruar në metodologjinë e re të zgjerimit dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht organizatave të shoqërisë civile në debatet kryesore të BE-së.

Diskutimi filloi me fjalën përshëndetëse të Z. Matthias Hedder, Zëvendës Drejtues i Zyrës së Fondacionit Friedrich-Ebert në Bruksel dhe Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert- në Tiranë, e cila theksoi edhe një herë rëndësinë për të përfshirë shoqërinë civile në politikëbërje. Zonja Klapper gjithashtu shtoi se: “Të gjitha reformat e ndryshme që ne do të duhet të ndjekim në vitet e ardhshme varen jo vetëm nga politikëbërësit por edhe nga shoqëria. Në këtë drejtim, politikëbërësit kanë nevojë për ekspertizën e shoqërisë civile.”

Znj. Krisela Hackaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, shtoi se të rinjtë dhe OShC-të janë shumë të interesuar për procesin e Integrimit Evropian, por ata nuk janë të vetëdijshëm sa duhet për modalitetet përkatëse të pjesëmarrjes. Këtë këndvështrim e ndau edhe Znj. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar të Shqipërisë, e cila argumentoi se ekziston një nivel i lartë entuziazmi nga të rinjtë drejt integrimit në BE, por ky entuziazëm nuk mbështetet me informacionin e duhur, njohuri dhe format e pjesëmarrjes.

Lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Z. Florent Marciacq, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Qendra Austro-Franceze për Rivendosjen e Marrëdhënjeve Miqësore në Evropë (Vjenë)/ Austro-French Centre for Rapprochement in Europe (Vienna), shpjegoi se tashmë vendet e rajonit mund të marrin pjesë në programet e BE-së, mund të përfshihen më shumë në politika të caktuara sektoriale, përfitojnë nga disa financa të caktuara, të marrin pjesë në takime si vëzhgues, të jenë më të përfshirë në përgjithësi. Sidoqoftë, në këtë metodologji të re, OShC-të mbeten të papërfshira.

Në vijim të qasjes rajonale të projektit CONNECT, duke shkëmbyer herë pas here edhe praktikat më të mira të vendeve të rajonit pararojë në procesin e Integrimit në BE, pjesëmarrja e Znj. Miljana Pejić, Menaxhere Programi pranë Këshillit Rinor Kombëtar të Serbisë ofroi një perspektivë rajonale.

Sa i takon mekanizmave aktualë për pjesëmarrjen e OShC-ve dhe veçanërisht të rinjve në vendimmarrje dhe përfshirjen e tyre më tej në procesin e integrimit në BE, Znj. Pejiç shtoi se “Paqëndrueshmëria e organizatave në lidhje me çështjet financiare, por edhe burimet e tjera e bëjnë të pamundur që organizatat të monitorojnë apo kryejnë funksionin ‘watchdog” dhe të kenë një zë në nivel lokal.”

Axhenda e seminarit rajonal mund të konsultohet këtu.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT,” i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë / (CFCU) dhe zbatohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Centar Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

* Ky diskutim online ishte aktiviteti i fundit në kuadër të projektit CONNECT, duke përmbyllur kështu, 18 muaj të suksesshëm të konsultimeve lokale dhe krijimit të një baze njohurish mbi integrimin evropian në Shqipëri, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira dhe përvojën e vendeve fqinjë pararojë në procesin e Integrimit në BE, si dhe duke ndërtuar një bazë dokumentale publike e të qëndrueshme në shërbim të grupeve të interesuar në Shqipëri. Tashmë, projekti do të vazhdojë si një Iniciativë Flamur, me qëllim ofrimin e një perspektive më të gjerë e të vazhdueshme sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe dinamikave institucionale të këtij procesi.

 

Video | Diskutim Online “Zgjerimi i BE-së: Për një rol më të gjerë të rinisë dhe shoqërisë civile”| 29 Qershor 2020

]]>
prova 2 https://connectwitheu.al/2019/07/16/prova-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=prova-2 Tue, 16 Jul 2019 14:34:45 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2130 prova 5

]]>
Fakte dhe figura https://connectwitheu.al/2019/07/12/fakte-dhe-figura/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=fakte-dhe-figura Fri, 12 Jul 2019 12:52:43 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1924 […]]]>  

Si kanë ecur negociatat në Serbi dhe Mal të zi? Cila janë mësimet e nxjerra nga këto dy vende pararojë në rrugën drejt BE-së?

Faktet dhe figurat e mëposhtme shërbejnë për të kuptuar ecurinë e deri tanishme të procesit negociues në vendet fqinje. Këto fakte dhe figura ilustrojnë zhvillimet kyçe në Serbi dhe Mal të zi përkatësisht si dy vende pararojë në procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

Datat Kyçe të Procesit të Integrimit Evropian në Mal të Zi

Në vitin 2006, parlamenti i Malit të Zi shpalli pavarësinë nga Bashkimi Shtetëror me Serbinë. Në vitet në vijim, shteti i vogel i Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht fqinj i vendit tonë, ka shënuar rezultate tejet pozitive në procesin e integrmit evropian. Sot Mali i zi ka hapur 32 nga 35 kapitujt e negociatave, prej të cilave 3 janë mbyllur përkohësisht, gjë e cila tregon dhe progresin aktual të këtij vendi.

Por kur filloi rrugëtimi i Malit të Zi në BE dhe cili është celësi i suksesit për arritjet e deritanishme?

Kohështrirja e mëposhtme tregon zhvillimet kryesore në Mal të zi që prej aplikimit për anëtarësim në BE deri në ditët e sotme.

Datat Kyçe të Procesit të Integrimit Evropian në Serbi 

Serbia, së bashku me 5 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, u identifikua si një kandidat potencial për anëtarësim në BE gjatë samitit të Këshillit Evropian të Selanikut në vitin 2003. Serbia aplikoi zyrtarisht për tu antarësuar në BE në vitin 2009 dhe më pas në janar 2014 u zhvillua Konferenca e Parë Ndërqeveritare duke sinjalizuar kështu dhe fillimin formal të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Kohështrirja e mëposhtme tregon zhvillimet kryesore në Serbi që prej aplikimit për anëtarësim në BE deri në ditët e sotme.[/vc_column_text]

Dokumentat Kyçe të Procesit të Negociatave për Anëtarësimin e Serbisë në BE:

]]>
Praktika nga rajoni https://connectwitheu.al/2019/07/12/praktika-nga-rajoni/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=praktika-nga-rajoni Fri, 12 Jul 2019 12:51:55 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1923

 

A e dini se në Observatorin e Bashkëpunimit Rajonal gjendet një databazë me 57 iniciativa të bashkëpunimit rajonal, ku merr pjesë edhe Shqipëria?

Numri i Iniciativave të Bashkëpunimit Rajonal është rritur me kalimin e kohës dhe kjo është deri diku e lidhur me momentin politik, vullnetin dhe udhëheqjen e elitave lokale, të shoqëruar edhe nga një pjesëmarrje e favorshme ndërkombëtare, kryesisht nga ana e BE-së dhe shteteve anëtare të saj.

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillimi ka kryer një hulumtim të gjerë për të analizuar iniciativat e bashkëpunimit rajonal, të cilat janë pjesë e databazës së Observatorit të Bashkëpunimit Rajonal (ORC).  Kjo platformë fokusohet tek vëzhgimi, mbledhja e të dhënave empirike, analizës dhe promovimit të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore.

Në kuadër të sfidave të përbashkëta dhe bashkëpunimit rajonal, diskutimi i praktikave më të mira të bashkëpunimit nga vendet fqinje, shërben si shembull për vendet e tjera si Shqipëria e cila përgatitet per çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.

Në këtë rubrikë do të promovojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe herë pas here do të veçojmë nisma dhe analiza me vlerë për publikun.

]]>
Roli i të rinjve https://connectwitheu.al/2019/07/12/roli-i-te-rinjve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=roli-i-te-rinjve Fri, 12 Jul 2019 12:48:20 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1916

PËRFSHIRJA E RINISË NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BE

Krahas shoqërisë civile, organizatat rinore kanë gjithashtu një rol të vecantë sa i takon angazhimit ne reformat negociatave. Rinia është një ndër aktorët kryesorë të SHC dhe shtylla e rëndësishme e shoqërisë ku fokusohen një pjesë e madhe e politikave të BE-së. Për t’u ndjerë të përfshirë në procesin e anëtarësimit, të rinjtë kanë nevojë për informim të targetuar dhe për mekanizma specifike që mbështesin përfshirjen e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

Rinia karakterizohet nga një mbështetje e lartë për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Organizatat rinore përfshihen rregullisht në aktivitete të shumta të organizuara nga BE ose / dhe organizatat e mbështetura prej saj.

Megjithatë, kjo mbështetje vijon të jetë e shoqëruar me një nivel të ulët njohurish rreth procesit dhe shpesh herë kjo grupmoshë përballet me sfida të ndryshme që pengojnë apo ngadalësojnë aktivizimin e tyre të plotë në shoqëri dhe në politikëbërje. Në këtë kuadër, ne besojmë se potenciali i të rinjve duhet kontekstualizuar jo vetëm në disa kapituj speficik siç është kapituli 19 dhe 26, por përfshirja e tyre duhet parë në një kontekst më të gjerë dhe gjithpërfshirës në këtë proces të rëndësishëm të vendit.

Nisur nga këto konstatime, CONNECT synon të identifikojë grupet rinore vokale dhe ti përfshijë ata në kontekstin aktual të përgatitjes institucionale për menaxhimin dhe ecurinë e procesit të hapjes së negociatave.

Kuadri ligjor për përfshirjen e të rinjve në vendim-marrje

Viti 2020 e gjeti rininë shqiptare, me ligjin e parë të miratuar për mbrojtjen dhe mbështetjen e saj. Ligji Nr. 75/2019 “Për rininë” mbron të drejtat e të rinjve, krijon kushte të nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve nëpërmjet mekanizmave si Këshillat Vendore Rinore, Këshilli Kombëtar i Rinisë, dhe me njohje e statusit të veçantë për organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe të Organizatës Kombëtare Përfaqësuese rinore.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e veprimtarive, të mekanizmave dhe të autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve në Republikën e Shqipërisë dhe të të rinjve shqiptarë në diasporë. Po ashtu, Ligji synon të rregullojë financimin e veprimtarive rinore në kuadër të së drejtës së të rinjve për mbrojtje të veçantë nga shteti, nëpërmjet:

a) mbrojtjes së të drejtave të të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse;
b) përcaktimit të funksioneve dhe të kompetencave të institucioneve qendrore e vendore publike si dhe të rolit të organizatave që ushtrojnë veprimtari për dhe në fushën e rinisë; dhe,
c) krijimit të kushteve të nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve, për përmbushjen e potencialit të tyre në interes të shoqërisë.

Pjesëmarrja e rinisë në procesin e integrimit në nivel qendror

Në kuadër të procesit të negociatave dhe referuar Vendimit Nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, rinia shqiptare nëpërmjet organizatave të ndryshme rinore, mund të përfshihet për dhënien e mendimit në kapitujt që prekin fushat e tyre të interesit dhe veprimtarisë duke u angazhuar me pjesëmarrjen e saj në PPIE, respektivisht në tryezat e diskutimit dhe këshillimit.

Këto tryeza kryesohen nga drejtuesit e grupeve ndër-institucionale të punës dhe koordinohen nga ministritë dhe institucionet kryesuese të kapitujve, sipas fushës së kompetencës së tyre.

Në kuadër të ngritjes së PPIE dhe funksionimit të niveleve të përfaqësimit të saj lidhur me problematika rinore, është realizuar më datë 8.11.2019 tryeza e diskutimit për kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimi”, drejtuar nga Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Temat e diskutimit ishin:

  • Njohja me strukturat shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe PPIE për kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimi”.
  • Situata aktuale në kuadër të analizës së procesit “screening” dhe mbi kapacitetet institucionale dhe administrative të Kapitullit 19 “Punësimi dhe Politikat Sociale”.
  • Planifikimi i PKIE 2020 – 2022, Kapitulli 19.

Për të mësuar më shumë mbi Ligji Nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe sfidat e të rinjve në vendin tonë, klikoni si më poshtë:

Ligj Nr. 75/2019 “Për Rininë

Sfidat dhe mundësitë për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit në BE në Shqipëri

]]>
Mekanizmat aktuale https://connectwitheu.al/2019/07/12/mekanizmat-aktuale/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mekanizmat-aktuale Fri, 12 Jul 2019 12:46:35 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1915

Për Bashkimin Evropian Shoqëria Civile ka një rol shumë të rëndësishëm. Pikërisht rëndësia e saj është e përcaktuar në Nenin 15 të Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian ku njihet roli vendimtar i shoqërisë civile në qeversisjen e mirë të një vendi.

Të gjithë institucionet dhe organizmat e Bashkimit Evropian kanë për qëllim të funksionojnë në mënyrën më transparente të mundshme për të promovuar qeverisjen e mirë dhe garantuar pjesëmarrjen e shoqërise civile në të. Roli i shoqërisë civile shihet në:

  • Të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare;
  • Realizimin e një dialogu të hapur, transparent dhe të rregullt me shoqërinë civile gjatë propozimeve legjislative të Bashkimit Evropian;
  • Pjesëmarrjen në vendim-marrjen publike dhe dhënien e opinionit nga shoqëria civile;
  • Realizimin e konsultimeve të vazhdueshme me shoqërinë civile në kuadër të veprimtarisë së Bashkimit Evropian;
  • Të drejtën e iniciativës qytetare që gëzojnë qytetarët e Bashkimit Evropian, për të detyruar këtë të fundit të nxjerr një akt ligjor në kuadër të zbatimit të traktateve.

Angazhimi i Shqipërisë në integrimin evropian kërkoi ndryshimin e kuadri legjislativ për realizimin e gjithë të drejtave që gëzon shoqëria civile në nivel Bashkimi Evropian, duke përfshirë këtu dhe mbështetjen financiare për realizimin e nismave në të mirë të interesit publik. Kuadri legjislativ dhe mekanizmat institucional të përfshirjes së shoqërisë civile në nivel shtetëror qoftë për vendim-marrjen publike apo procesin e integrimit evropian janë:

  • Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)krijuar me Ligjin nr.10 093, datë 9.3.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” – e cila ka mision themelor nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma civile, në të mirë dhe në interes të publikut. Ajo ofron asistencë financiare për programet, që nxisin e forcojnë qëndrueshmërinë e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin ndërsektorial e ndërkombëtar të aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile.
  • Këshilli Kombëtar i Integrimin Evropian (KKIE) – krijuar me Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian – është struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian, që ngrihet pranë Kuvendit, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit. Roli i Këshillit Kombëtar të Integrimi Evropian është mjaft i rëndësishëm sepse është struktura që ndër të tjera monitoron zbatimin e detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe ecurinë e procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim. Po ky ligj vendos një bashkëpunim tjetër ndërmjet shoqërisë civile dhe Kuvendit, që është bashkëpunimi i Komisionit për Integrimin Europian dhe komisioneve të përhershme të Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë, për të ftuar grupet e interesit për të marrë pjesë në seanca dëgjimore që lidhen me procesin e integrimit, si dhe në procesin e miratimit të kuadrit ligjor që synon përafrimin e legjislacionit. Gjithashtu, Komisioni për Integrimin Europian ka detyrim të organizojë takime të hapura me shoqërinë civile për diskutimin e projektit të Planit të Veprimit të Kuvendit, për zbatimin e masave konkrete, lidhur me përparësitë për integrimin në Bashkimin Europian.
  • Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSH)  u krijua me Ligjin nr. 119/2015 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”– garanton bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë, në dobi të zgjerimit të demokracisë, konsolidimit të qeverisjes së mirë dhe rritjes së transparencës në vendimmarrjen publike, nëpërmjet përfshirjes më të mirë të shoqërisë civile në këtë proces. Ky Këshill këshillon Këshillin e Ministrave për përcaktimin e politikave shtetërore për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe përmirësimet legjislative; propozon Këshillin e Ministrave për programet kryesore për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe përfshirjen e këtij sektori në problematika që lidhen me kryerjen e reformave në fushën ekonomike, sociale, integrimin evropian, respektimin e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend.
  • Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian – u krijua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” – bën të mundur informimin, konsultimin, komunikimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile, grupeve të interesit, sindikatave, botës akademike në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe në procesin e stabilizim- asociimit. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj platforme shoqëria civile monitoron politikat publike në kuadër të procesit të negocimit dhe jep ekspertizën e saj në fusha të ndryshme të acquis të Bashkimit Evropian.

Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian përbëhet nga Bordi Drejtues dhe 33 tryeza të diskutimit dhe të këshillimit, të cilat krijohen në mënyrë simetrike me kapitujt e “acquis” të BE-  së. Bordi Drejtues kryesohet nga Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në përbërje të tij janë 15 anëtarë:

      • Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme;
      • Kryenegociatori;
      • Drejtuesi i Sekretariatit të Integrimit Evropian;
      • Drejtori përgjegjës për bashkëpunimin territorial për zbatimin e projekteve IPA;
      • Drejtori përgjegjës për koordinimin e programeve kombëtare e rajonale të IPA-s;
      • Dy përfaqësues të shoqatave të organeve të pushtetit vendor;
      • Dy përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile;
      • Dy përfaqësues të komunitetit të biznesit;
      • Dy përfaqësues të shoqatave të punëmarrësve;
      • Dy përfaqësues të botës akademike.

Anëtarët e tryezave të diskutimit dhe të këshillimit sipas përcaktimit të urdhrit janë përfaqësuesit e:

      • OSHC;
      • Pushtetit vendor;
      • Shoqatave të punëmarrësve;
      • Botës Akademike;
      • Medias;
      • Grupeve të tjera të interesit.

 

]]>
Shoqëria civile dhe Rinia https://connectwitheu.al/2019/07/12/shoqeria-civile-dhe-rinia/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shoqeria-civile-dhe-rinia Fri, 12 Jul 2019 12:43:22 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1913

Rëndësia e shoqërisë civile në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është evidentuar edhe në strategjinë e re të zgjerimit miratuar nga Komisioni Europian më 6 shkurt 2018. Me anë të këtij dokumenti, Bashkimi Evropian ri-thekson rëndësinë për të përfshirë në procesin e integrimit të vendit, aktorët e tjerë si shoqëria civile dhe grupet rinore. Në këtë kuadër, BE-ja është angazhuar vazhdimisht për të promovuar rolin e aktorëve të shoqërisë civile, punën dhe aktivizmin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Shqipëri. Gjithashtu, BE-ja ofron mbështetje të vazhdueshme financiare për organizatat e shoqërisë civile në vendin tonë.  Duke marrë në konsideratë rëndësinë për të përfshirë dhe angazhuar këto grupe në procesin e integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe jo vetëm, CONNECT ka për qëllim të ofrojë një kontribut në diskutimet e vazhdueshme mbi shkallën dhe efektivitetin të shoqërisë civile lokale shqiptare dhe përfshirjen e të rinjve në reformat e brendshme, hartimin e politikave dhe në vendim-marrje.

Sipas studimit online të kryer nga ekipi i projektit për të hartuar dhe analizuar  OSHC-të dhe aktorët e tjerë (shoqatat profesionale, akademikë, mediat etj) aktive në fushën e integrimit evropian, rezulton se vetëm 22.7% e organizatave veprojnë në këtë fushë, ndërkohë që përqindjen më të madhe të fushës së veprimtarisë e zënë të drejtat e njeriut dhe shtresat në nevojë më 45.5. %, e pasuar nga arsimi dhe rinia me rreth 44.3 %, (shiko grafikët më poshtë).

Gjithashtu, rreth 55.7 % e të anketuarëve shprehen se deri tani, oshc-të kanë qënë të përfshira vetëm në mënyre sipërfaqësore në procesin e integrimit evropian. Shkak për këtë fenomen është mungesa e kapaciteteve dhe mbështetjes financiare, të cilat janë asetet kryesore për të fuqizuar dhe për të advokuar informacionin e nevojshëm në target grupet përkatëse, veçanërisht në zonat rurale.

shoqeria-civile
shoq-civile-2
Nisur nga këto të dhëna si dhe nga mungesa e informacionit lidhur me procesin e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, shoqëria civile është treguar pozitive ndaj krijimit të një platforme online, dedikuar rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian duke informuar dhe ndërgjegjësuar se procesi i antarësimit është dhe një serë detyrimesh dhe përgjegjësish institucionale e civile drejt vlerave të një shoqërie demokratike si ajo evropiane. Në këtë kuadër, rreth 81.8% e tyre e konsiderojnë të dobishme për fushën e veprimtarisë së tyre ekzistencën e një platforme të tillë si CONNECT, që synon të kontribuojë në rritjen e informimit të qytetarëve shqiptarë  dhe shoqërisë civile mbi procesin e negociatave të antarësimit me anë të dokumentave dhe materialeve përkatëse.
shoq-civile-3
]]>
SHQIPËRIA DHE BASHKIMI EVROPIAN https://connectwitheu.al/2019/07/09/shqiperia-dhe-bashkimi-evropian/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shqiperia-dhe-bashkimi-evropian Tue, 09 Jul 2019 14:28:55 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1643

Marrja e statusit të vendit kandidat në Qershor të vitit 2014 shënoi një kthesë në marrëdhënien midis Shqipërisë dhe BE-së, duke ofruar një perspektivë më të qartë për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, hapja e negociatave me Shqipërinë në Mars të vitit 2020 shënon dhe momentin kyç drejt mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare e cila simbolizon hapjen zyrtare të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Sidoqoftë, rrugëtimi i Shqipërisë në BE nuk fillon këtu. Ndaj, kjo hapësirë synon të informojë mbi datat kyçe të rrugëtimit të integrimit evropian të vendit tonë.

Për të kuptuar më mirë procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE, është nevojshme që qytetarët shqiptarë të kenë njohuri mbi dokumentat përkatës që rregullojnë marrëdhëniet midis BE-së dhe Shqipërisë. Këto dokumenta përfshijnë vendime, strategji, progres raporte, plane kombëtare dhe dokumenta të tjerë të cilat janë hartuar nga institucionet e Bashkimit Evropain, institucione të Republikës së Shqipërisë apo dhe think-tanks, ojf të ndryshme vendase dhe të huaja me fokus integrimin evropian.

Ndaj kjo hapësirë e Connect synon të informojë mbi dokumentat kryesore të procesit të integrimit evropian si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, progress raportet e përvitshme nga Komisioni Evropian si dhe strategjitë apo planet kombëtare të vendit tonë për të përmbushur qëllimin dhe objektivin kryesor kombëtar, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

]]>
Tryezë e rrumbullakët “Sfidat dhe mundësitë për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit në BE në Shqipëri https://connectwitheu.al/2019/05/31/tryeze-e-rrumbullaket-sfidat-dhe-mundesite-per-rritjen-e-angazhimit-te-te-rinjve-ne-procesin-e-integrimit-ne-be-ne-shqiperi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tryeze-e-rrumbullaket-sfidat-dhe-mundesite-per-rritjen-e-angazhimit-te-te-rinjve-ne-procesin-e-integrimit-ne-be-ne-shqiperi Fri, 31 May 2019 14:41:42 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2689

Datë: 31 Maj, 2019 / Burimi: CONNECT –  Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Burimi i fotografisë: CONNECT /  Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – CDI organizoi më 31 maj, tryezën e rrumbullakët “Sfidat dhe mundësitë për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit në BE në Shqipëri.” Ky aktivitet kishte për qëllim të ofronte një kontribut të dobishëm në diskutimet e vazhdueshme mbi shkallën dhe efektivitetin e përfshirjes së shoqërisë civile dhe rinisë shqiptare në reformat e brendshme dhe hartimin e politikave.

Znj. Mimoza Halimi, Drejtoreshë e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, theksoi nevojën për hartimin e politikave rinore gjithëpërfshirëse që synojnë të rrisin përgatitjen e tyre në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Znj. Enkelejda Kokthi, drejtuese e CFCU në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë prezantoi projektet aktuale kryesore të IPA-s në zbatim nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.

Me pjesëmarrjen e Kryenegociatores Serbe për Anëtarësimin e Republikës së Serbisë në BE Prof. Dr. Tanja Miščević, pjesëmarrësit mundën të mësojnë nga përvoja e Serbisë në procesin e negociatave për antarësim, në veçanti në kapitujt përkatës ku shoqëria civile – dhe Rinia në veçanti – kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Më tej, Prof. Dr. Miščević theksoi se decentralizimi i politikës rinore në Serbi është një arritje e madhe dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë për vendet e tjera në rajon.

Ndër të tjera, Znj. Odeta Barbullushi, Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale, gjithashtu nënvizoi nevojën për zhvillimin e një strategjie kombëtare që adreson nevojën urgjente për investimin në aftësitë dixhitale të të rinjve me anë të një buxheti të mirëfilltë i cili është i nevojshëm për të siguruar implementimin e kësaj strategjie.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, u prezantuan rezultatet e para që rezultojnë nga konsultimet lokale të organizuara nga ekipi i projektit CONNECT me OSHC-të dhe grupet tjera të interesit nga qytetet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës. Tryeza u organizua në kuadër të projektit të financuar nga IPA “Zbatimi i qasjes sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në integrimin e Shqipërisë në BE – CONNECT”, zbatuar nga Instituti për bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Qendra Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

Agjenda e tryezës mund të konsultohet këtu. Kjo tryezë u pasua nga një dokument pune i cili mund të konsultohet këtu.

]]>