Kapitujt e acquis

Për të qënë anëtar i Bashkimit Evropian, duhet që vendet kandidatë të përafrojnë legjislacionet e tyre përkatëse me atë të BE-së, i njohur ndryshe si “acquis comunitaire”. Ky acquis përbëhet nga 35 kapituj apo fusha të ndyshmë të cilat përfshijnë politikat monetare, transportin, energjinë, politikat sociale, mjedisin, etj. Ajo që mbetet e rëndësishme për tu theksuar është se secili prej këtyre kapitujve negociohet me vete duke marrë në konsideratë ecurinë dhe progresin e arritur në reformat e ndërmarra.

Kapitulli 1: Lëvizja e Lirë e Mallrave
Kapitulli 2: Liria e Lëvizjes së Punëtorëve
Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të ofruar Shërbime
Kapitulli 4: Lëvizja e Lirë e Kapitalit
Kapitulli 5: Prokurimi Publik
Kapitulli 6: E Drejta e Shoqërive Tregtare
Kapitulli 7: E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Kapitulli 8: Politika e Konkurrencës
Kapitulli 9: Shërbimet Financiare
Kapitulli 10: Shoqëria e Informacionit dhe Media
Kapitulli 11: Bujqësia dhe Zhvillimi rural
Kapitulli 12: Politika e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare
Kapitulli 13: Peshkimi
Kapitulli 14: Politikat e Transportit
Kapitulli 15: Energjia
Kapitulli 16: Tatimet
Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare
Kapitulli 18: Statistikat
Kapitulli 19: Politika Sociale dhe Punësimi
Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale
Kapitulli 21: Rrjetet Trans-Evropiane
Kapitulli 22: Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturorë
Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi
Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura
Kapitulli 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimaterike
Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit
Kapitulli 29: Bashkimi Doganor
Kapitulli 30: Marrëdhëniet me Jashtë
Kapitulli 31: Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes
Kapitulli 32: Kontrolli Financiar
Kapitulli 33: Dispozitat Financiare dhe Buxhetore
Kapitulli 34 – Institucionet
Kapitulli 35 - Çështje të tjera
Për më tepër informacion mund të shikoni materialin : Materiali për qytetarin – Anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Buy now