Praktika nga rajoni

A e dini se në Observatorin e Integrimit Rajonal gjendet një databazë me 71 iniciativa bashkëpunimi rajonal ku Shqipëria merr pjesë?

Numri i Iniciativave të Bashkëpunimit Rajonal është rritur me kalimin e kohës dhe kjo është deri diku e lidhur me momentin politik, vullnetin dhe udhëheqjen e elitave lokale, të shoqëruar edhe nga një pjesëmarrje e favorshme ndërkombëtare, kryesisht nga ana e BE-së dhe shteteve antare të saj. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillimi ka kryer një hulumtim të gjerë për të hartuar iniciativat e bashkëpunimit rajonal ku është pjesë edhe Shqipëria. Ne kemi identifikuar të paktën 71 platforma bashkëpunimit rajonal.

Në kuadër të sfidave të përbashkëta dhe bashkëpunimit rajonal, diskutimi i praktikave më të mira të bashkepunimit nga vendet fqinje shërben si shembull për vendet e tjera si Shqipëria e cila përgatitet per celjen e negociatave me BE-në.

Në këtë rubrikë do të promovojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe herë pas here do të vecojmë nisma dhe analiza me vlerë për publikun.

Buy now