Roli i të rinjve

Krahas shoqërisë civile, organizatat rinore kanë gjithashtu një rol të vecantë sa i takon angazhimit ne reformat negociatave. Megjithatë, shpesh herë kjo grupmoshë përballet me sfida të ndryshme që pengojnë apo ngadalësojnë aktivizimin e tyre të plotë në shoqëri dhe në politikëbërje. Në këtë kuadër, ne besojmë se potenciali I të rinjve duhet kontekstualizuar jo vetëm në disa kapituj speficik sic është kapituli 19 dhe 26, por përfshirja e tyre duhet parë në një kontekst më të gjerë dhe gjithpërfshirës në këtë process të rëndësishëm të vendit. Nisur nga këto konstatime, CONNECT synon të identifikojë grupet rinore vokale dhe ti përfshijë ata në kontekstin aktual të përgatitjes institucionale per menaxhimin dhe ecurine e procesit të hapjes së negociatave.

Buy now