Rrugëtimi i Shqipërisë në BE

Datat kryesore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë

29.05.2019:  Komisioni Evropian rekomandon celjen e negociatave me Shqipërinë.

27.06.2014:  Këshilli Europian vendosi unanimisht për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

12.11.2013: Takimi i parë i Dialogut të Nivelit të Lartë BE–Shqipëri për prioritetet kyçe.

10.10.2012: Komisioni Europian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike dhe rishikimin e Rregullores së Kuvendit.

15.12.2010: Hyn në fuqi regjimi i lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen për qytetarët Shqiptarë të pajisur me pasaporta biometrike.

28.04.2009: Shqipëria dorëzon kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

1.04.2009:  Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri.

1.01.2008:  Hyn në fuqi marrëveshja për lehtësimin e vizave BE-Shqipëri.

1.01.2007:  Fondet IPA në dispozicion për të ndihmuar Shqipërinë për t’u përgatitur për anëtarësim.

12.06.2006: Nënshkruhet në Luksemburg Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshja e Përkohshme.

Nëntor 2000:  Takimi i nivelit të lartë i zhvilluar në Zagreb lançon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

1991:  Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian.

Buy now