Strukturat Negociuese

Kush negocion cfarë?

Në dhjetor të vitit 2018, qeveria shqiptare miratoi Vendimin Nr. 749 Datë19.12.2018 për “PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURËS SHTETËRORE PËRGJEGJËSE PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE DHE PËRFUNDIMIN E TRAKTATIT TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BE”.

Kjo strukturë ndan dhe një qasje më gjithëpërfshirëse me aktorët e tjerë në shoqëri në sajë të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, e cila ka funksionin e informimit, konsultimit, komunikimit dhe përfshirjes së shoqërisë civile, grupeve të interesit, sindikatave, botës akademike dhe organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe në procesin e stabilizim-asocimit.

Në këtë kuadër, për të kuptuar më mirë strukturat e ngritura dhe përgjegjëse për procesin e negociatave si dhe detyrat e institucioneve të përfshira në këtë proces dhe ndërveprimin mes tyre, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka përgatitur një infografikë të thjeshtuar të këtij vendimi.

Urdhër Nr. 94_Dt.20.05.2019_Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin Evropian

VKM Nr. 749 _Dt 19.12.2018_Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave me BE

 

Buy now