2020 – CONNECT https://connectwitheu.al Tue, 11 May 2021 07:41:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg 2020 – CONNECT https://connectwitheu.al 32 32 Diskutim Online: “Zgjerimi i BE-së: Për një rol më të gjerë të rinisë dhe shoqërisë civile” https://connectwitheu.al/2020/07/26/diskutim-online-zgjerimi-i-be-se-per-nje-rol-me-te-gjere-te-rinise-dhe-shoqerise-civile/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=diskutim-online-zgjerimi-i-be-se-per-nje-rol-me-te-gjere-te-rinise-dhe-shoqerise-civile Sun, 26 Jul 2020 22:03:01 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2663

Datë: 29 Qershor, 2020 / Burimi: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Burimi i fotografisë: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Më 29 qershor 2020, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) organizoi në partneritet me Fondacionin Friedrich-Ebert në Tiranë, Fondacionin Friedrich-Ebert në Bruksel dhe portalin European Westen Balkans, Diskutimin Online “Zgjerimi i BE-së: Për një rol më të gjerë  të rinisë dhe shoqërisë civile”.

Nën moderimin e Z. Nemanja Todorović Štiplija, Kryeredaktor i portalit European Western Balkans dhe përmes një diskutimi me aktorë dhe ekspertë të ndryshëm në procesin e integrimit në BE, ky event ofroi mundësinë për të rishikuar mekanizmat aktualë si dhe mjetet e tjera përmes të cilave mbështetja e ri-gjeneruar e BE-së për rajonin mund të përkthehet në një rol më të gjerë dhe aktiv të grupeve rinore dhe shoqërisë civile.

Panelistët diskutuan gjithashtu edhe për sfidat aktuale të zgjerimit të BE-së, duke u përqëndruar në metodologjinë e re të zgjerimit dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht organizatave të shoqërisë civile në debatet kryesore të BE-së.

Diskutimi filloi me fjalën përshëndetëse të Z. Matthias Hedder, Zëvendës Drejtues i Zyrës së Fondacionit Friedrich-Ebert në Bruksel dhe Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert- në Tiranë, e cila theksoi edhe një herë rëndësinë për të përfshirë shoqërinë civile në politikëbërje. Zonja Klapper gjithashtu shtoi se: “Të gjitha reformat e ndryshme që ne do të duhet të ndjekim në vitet e ardhshme varen jo vetëm nga politikëbërësit por edhe nga shoqëria. Në këtë drejtim, politikëbërësit kanë nevojë për ekspertizën e shoqërisë civile.”

Znj. Krisela Hackaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, shtoi se të rinjtë dhe OShC-të janë shumë të interesuar për procesin e Integrimit Evropian, por ata nuk janë të vetëdijshëm sa duhet për modalitetet përkatëse të pjesëmarrjes. Këtë këndvështrim e ndau edhe Znj. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar të Shqipërisë, e cila argumentoi se ekziston një nivel i lartë entuziazmi nga të rinjtë drejt integrimit në BE, por ky entuziazëm nuk mbështetet me informacionin e duhur, njohuri dhe format e pjesëmarrjes.

Lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Z. Florent Marciacq, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Qendra Austro-Franceze për Rivendosjen e Marrëdhënjeve Miqësore në Evropë (Vjenë)/ Austro-French Centre for Rapprochement in Europe (Vienna), shpjegoi se tashmë vendet e rajonit mund të marrin pjesë në programet e BE-së, mund të përfshihen më shumë në politika të caktuara sektoriale, përfitojnë nga disa financa të caktuara, të marrin pjesë në takime si vëzhgues, të jenë më të përfshirë në përgjithësi. Sidoqoftë, në këtë metodologji të re, OShC-të mbeten të papërfshira.

Në vijim të qasjes rajonale të projektit CONNECT, duke shkëmbyer herë pas here edhe praktikat më të mira të vendeve të rajonit pararojë në procesin e Integrimit në BE, pjesëmarrja e Znj. Miljana Pejić, Menaxhere Programi pranë Këshillit Rinor Kombëtar të Serbisë ofroi një perspektivë rajonale.

Sa i takon mekanizmave aktualë për pjesëmarrjen e OShC-ve dhe veçanërisht të rinjve në vendimmarrje dhe përfshirjen e tyre më tej në procesin e integrimit në BE, Znj. Pejiç shtoi se “Paqëndrueshmëria e organizatave në lidhje me çështjet financiare, por edhe burimet e tjera e bëjnë të pamundur që organizatat të monitorojnë apo kryejnë funksionin ‘watchdog” dhe të kenë një zë në nivel lokal.”

Axhenda e seminarit rajonal mund të konsultohet këtu.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT,” i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë / (CFCU) dhe zbatohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Centar Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

* Ky diskutim online ishte aktiviteti i fundit në kuadër të projektit CONNECT, duke përmbyllur kështu, 18 muaj të suksesshëm të konsultimeve lokale dhe krijimit të një baze njohurish mbi integrimin evropian në Shqipëri, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira dhe përvojën e vendeve fqinjë pararojë në procesin e Integrimit në BE, si dhe duke ndërtuar një bazë dokumentale publike e të qëndrueshme në shërbim të grupeve të interesuar në Shqipëri. Tashmë, projekti do të vazhdojë si një Iniciativë Flamur, me qëllim ofrimin e një perspektive më të gjerë e të vazhdueshme sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe dinamikave institucionale të këtij procesi.

 

Video | Diskutim Online “Zgjerimi i BE-së: Për një rol më të gjerë të rinisë dhe shoqërisë civile”| 29 Qershor 2020

]]>
Programi trepalësh i Këshillit të Bashkimit Europian 1 Korrik 2020 – 31 Dhjetor 2021 https://connectwitheu.al/2020/07/01/programi-trepalesh-i-keshillit-te-bashkimit-europian/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=programi-trepalesh-i-keshillit-te-bashkimit-europian Wed, 01 Jul 2020 07:52:12 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2641

Datë: 01 Korrik, 2020 / Burimi: eu2020

Burimi i fotografisë: Zyra Federale Gjermane e Jashtme

Programi 18 mujor i Këshillit i përgatitur nga Presidenca e ardhshme e Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë, kryetarë të Këshillave për punët e jashtme.

Ndërsa Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku – 31 dhjetor 2020, duket se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me Presidencat e Qeverive të tjera pasardhëse të Këshillit të BE-së si ajo e Portugalisë dhe Sllovenisë në një program të njohur ndryshe  si “Programi Trepalësh”.

Programi Trepalësh siguron një tranzicion të rrjedhshëm nga një Presidencë e një vendi anëtar të BE-së në tjetrin, përmes një agjende 18-mujore, e cila identifikon çështjet kryesore që do të trajtohen gjatë presidencave të tyre përkatëse, të përshkruara në Agjendën Strategjike 2019 – 2024.

Ҫështjet e mëposhtme janë disa nga pikat kyҫe të programit të ardhshëm 18-mujor të Këshillit, të përgatitura nga Kryesia e ardhshme Gjermane, Portugeze dhe Sllovene dhe Përfaqësues të Lartë, Kryetarë të Këshillave të Punëve të Jashtme të BE-së:

  • Mbështetje për një Evropë të drejtë dhe sociale që promovon interesat dhe vlerat e Evropës në të gjithë botën. Promovimi i kohezionit social, sundimit të ligjit, barazisë, të drejtave të njeriut dhe përgjegjësisë sociale duke përfshirë këtu gjithashtu mësimet e marra gjatë pandemisë globale shkaktuar nga virusi Covid-19;
  • Sigurimi i një transformimi dixhital transparent në mbarë Evropën që respekton të drejtat e njeriut dhe mbron qytetarët nga rreziqet kibernetike në internet dhe dezinformimi. Realizimi i përparimit dixhital në fusha si arsimi, kërkimi shkencor, financa dhe shëndetësia. Fuqizimi dhe ruajtja e sovranitetit dixhital në lidhje me dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale si një teknologji kryesore e së ardhmes. Formimi në mënyrë aktive të ardhmen e punës në lidhje me dixhitalizimin, dhe duke bërë më shumë për të siguruar zbatimin e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale;
  • Gjetja e zgjidhjeve gjithëpërfshirës dhe të përhershme ndaj krizës së migracionit. Rritja e përpjekjeve kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke adresuar gjithashtu shkaqet thelbësore të migracionit dhe zhvendosjes së detyruar;
  • Promovimi i mëtejshëm i sovranitetit Evropian teknologjik dhe industrial dhe një tregu të vetëm të qëndrueshëm dhe konkurrues. Sigurimi i zbatimit efektiv dhe të drejtë, aplikimit dhe forcimit të rregullave të një tregu të vetëm. Kjo do të përfshijë një taksim të drejtë dhe efektiv si dhe përmirësimin e luftës së BE-së kundër pastrimit të parave. Promovimi i tregtisë së hapur, ambicioze, të ndershme, të qëndrueshme dhe të bazuar në rregulla;
  • Forcimi i konkurrencës industriale në Evropë si dhe sigurimi i një mjedisi të qëndrueshëm investimesh për bizneset e vogla dhe të mesme. Identifikimi i zinxhirëve strategjikë të vlerave, industrisë dhe projekteve të rëndësishme me interes të përbashkët evropian. Thellimi i Unionit Ekonomik dhe Monetar, si dhe sjellja e sektorit financiar në epokën dixhitale;
  • Investimi në një transformim ekonomik inovativ, të qëndrueshëm dhe inteligjent që mbulon të gjitha rajonet, dhe forcimin e konkurrencës së tyre. Ndërtimi i një Evrope me klimë të qëndrueshme dhe të gjelbërt dhe arritja e 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) dhe objektivave të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së;
  • Promovimi i vlerave evropiane në një nivel ndërkombëtar, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurinë: Procedimi i procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ndjekja e një politike ambicioze fqinjësore drejt Lindjes dhe Jugut dhe forcimi i bashkëpunimit me Afrikën. Përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shqyrtimi më tej i politikave dhe marrëdhënieve evropiane të mbrojtjes.

Për të lexuar dokumentin e plotë të Programit Trepalësh, klikoni këtu.

]]>
Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor / Zagreb 2020: Gjetjet kryesore mbi perspektivën evropiane të rajonit https://connectwitheu.al/2020/05/07/samiti-i-zagrebit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=samiti-i-zagrebit Thu, 07 May 2020 09:57:12 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2584

Datë: 07 Maj, 2020 / Burimi: Politico dhe Deutsche Welle

Burimi i fotografisë: Jurica Galoic/PIXSELL/EU2020HR

Samiti i Zagrebit, i konsideruar ndryshe si eventi kryesor për presidencën e parë gjashtëmujore të Kroacisë në BE, u mbajt në datën 6 Maj në mënyrë virtuale për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Dhe pikërisht kjo pandemi mori dhe vëmendjen kryesore në diskutimet mes përfaqësuesve të BE-së, shteteve anëtare dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimet dhe deklarata përfundimtare kishin fokus kryesor përballimin e përbashkët dhe solidar të pandemisë mes partnerëve dhe ri-afirmimin e angazhimeve të nxjerra në samitet e mëparshme të Selanikut dhe Sofies, kryesisht lidhur me të ardhmen Evropiane të rajonit.

Nga “vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE” në Samitin e Selanikun (2003), tek “mbështetja për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” në Sofje (2018) dhe tani në Zagreb tregon për hezitimin e shtuar në radhët e lidërve të shteteve anëtare të BE-së. Gjithashtu, gjuha e përdorur në Deklaratën e Përbashkët të Samitit të Zagrebit, është më qortuese dhe kërkuese lidhur me reformat që duhet të ndërmarrë secili vend në rajon, nivelin e bashkëpunimit për të arritur objektivat e fqinjësisë së mirë me zgjidhje përfundimtare të çështjeve konfliktuale si dialogu Kosovë-Serbi, si dhe tërheqja e vëmendjes për kthimin në sikron të politikave të jashtme të vendeve të rajonit me ato të BE-së sidomos për çështjet madhore (përgjigje ndaj afrimit të Serbisë me Kinën dhe Rusinë).

Gjatë samitit nuk u përmend diçka konkrete sa i takon procesit të anëtarësimit, si ndonjë datë apo afat për çuarjen përpara të proceseve në të ardhmen e secilit vend të rajonit. Megjithatë, në terma të përgjithshme, perspektiva e anëtarësimit u konfirmua si prioritare për mandatin e Komisionit aktual. Gjithashtu, u rikonfirmuan edhe një herë objektivat e përbashkëta të shprehura në dy samitet paraardhëse për ruatjen e vlerave të Unionit me promovimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çështjet e sigurisë lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin, frenimin e rrjedhjeve të migracionit të paligjshëm, luftën kundër dhe sigurinë kibernetike. Nga krahu tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor ripohojnë zotimin për vazhdimin e reformave që do ta çojnë përpara procesin nga ana e tyre.

Çka ishte konkrete në diskutime dhe rezultate ishte aktualiteti i pandemisë. BE dërgoi një mesazh të qartë se prezenca e saj në rajon do të jetë domethënëse. Një paketë prej 3.3 miliard euro do të vihet në dispozicion të përballimit të pandemisë për 6 vendet e rajonit. Për këtë, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen u shpreh: “fakti se kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim shkojnë shumë më larg nga çfarë i është dhënë rajonit nga ndonjë partner tjetër meriton të njihet publikisht”. Në deklaratën e përbashkët të këtij Samiti përfshihet edhe angazhimi për përballje të përbashkët edhe gjatë fazave të mëtejshme të rimëkëmbjes ekonomike.

Deklarata vuri theksin në përmirësimin e marrdhënieve të fqinjësisë dhe mbështet fort iniciativat e bashkëpunimit rajonal. Nga Samiti i Sofjes ku shprehimisht kërkohej një shtim i fokusit në bashkëpunimin rajonal kryesisht në fushat e Energjisë dhe Transportit, përmes implementimit të acquis për Traktatet e Komunitetit të Energjisë dhe Komunitetit të Transportit, gjuha në Zagreb ishte më e përgjithësuar duke kërkuar shrytëzimin e kapaciteteve të bashkëpunimit ekonomik nën Zonën Ekonomike Rajonale, edhe kjo e sjellë nën premisat e situatës pandemike.

Teksa pritej që prej situatës së pandemisë ky samit nuk do të përmbushte pritshmëritë e organizatorëve të cilët iniciativën për Samitin e Zagrebit e shprehën që në deklaratën e përbashkët në Sofje, mungesa e një axhende konkrete të bashkangjitur në Deklaratë duket se tregon për një rënie të interesit të Unionit në rajon. Duket se aktualisht BE nuk e ka luksin e të zhvendosurit të fokusit jashtë problemeve të saj të brendshme, të thelluara edhe më shumë nga pandemia. Shpresat për një rivitalizim të marrdhënies mes palëve mund të rilindin pas daljes nga situata kritike e pandemisë.

Deklaratat e plota të 3 samiteve janë si më poshtë:

EU-Western Balkans Summit Zagreb, 6 maj 2020
EU-Western Balkans Summit Sofie, 17 maj 2018
EU-Western Balkans Summit Thessaloniki, 21 June 2003

]]>
Seminari rajonal: “Investimi në njerëz dhe kohezioni social: Një perspektivë e rinisë dhe shoqërisë civile” https://connectwitheu.al/2020/02/15/seminari-rajonal-investimi-ne-njerez-dhe-kohezioni-social-nje-perspektive-e-rinise-dhe-shoqerise-civile/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=seminari-rajonal-investimi-ne-njerez-dhe-kohezioni-social-nje-perspektive-e-rinise-dhe-shoqerise-civile Sat, 15 Feb 2020 09:11:33 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2601

Datë: 15 Shkurt, 2020 / Burimi: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Burimi i fotografisë: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – CDI organizoi në datat 13-14 Shkurt, Seminarin Rajonal me temë “Investimi në njerëz dhe kohezioni social: Një perspektivë e rinisë dhe shoqërisë civile”. Ky event kishte për qëllim të ftonte palët e ndryshme të interesit, siç janë institucionet lokale dhe rajonale, shoqëria civile, akademia, media, organizata rinore etj., për të diskutuar dhe gjetur mënyra të reja inovative dhe të qëndrueshme për të punuar së bashku në fusha si lëvizshmëria dhe shtylla dixhitale, hartëzimi i potencialit ekonomik, inovativ dhe shkencor në vend si dhe politikat publike përkatëse që kanë një fokus të veçantë në inovacionin, lëvizshmërinë e të rinjve dhe akademikëve dhe punësimin.

Më 13 shkurt, ky seminar u përshtat në formën e një workshop-i ku aktorë të ndryshëm si organizatat e shoqërisë civile, akademikë, media, të rinjtë, etj., punuan së bashku në tre tema kryesore si: i) Edukimi dhe Punësimi, ii) Lidhshmëria dhe lëvizshmëria e të rinjve, dhe iii) Inovacioni, dixhitalizimi dhe media.

Më 14 shkurt, seminari rajonal filloi me fjalën përshëndetëse të Znj. Krisela Hackaj, Drejtore Ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert- në Tiranë, partner në këtë Projekt.

Nemanja Todorović Štiplija, Kryeredaktor i portalit European Western Balkans, prezantoi gjetjet e punës kërkimore mbi gjendjen aktuale të Zonës Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, të përgatitur në kuadër të projektit nga CDI dhe partnerët e tij, si dhe rekomandimet e dala nga workshop-i rajonal i mbajtur më datë 13 Shkurt. Ai gjithashtu theksoi se në përgjithësi REA nuk po merr shumë vëmendje nga media, dhe më shumë informacion dhe transparencë duhet të shoqërojnë këtë proces.

Më pas, paneli “Investimi tek njerëzit dhe kohezioni social” filloi me znj. Tanja Miščević, ish-kryenegociatore e Republikës së Serbisë, Zëvendës/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e cila shpjegoi  arritjet kryesore dhe sfidat e Zonës Ekonomike Rajonale me një fokus të veçantë në zhvillimin e shtyllave më të drejtpërdrejta të lidhura me kapitalin njerëzor. Znj. Miščević është gjithashtu një njohëse shumë e mirë e procesit të integrimit në BE, ndaj dhe vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e rolit të shoqërisë civile dhe rinisë në hapat e parë të procesit të negociatave. Në lidhje me propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit, Znj. Miščević theksoi se ky propozim ofron një impuls të fortë për shoqërinë civile, duke pasur parasysh që edhe nëse fondet për vendet kandidate pezullohen për shkak të drejtimit të kundërt të reformave, këto fonde do të vazhdojnë për shoqërinë civile. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme, shtoi ajo, që shoqëria civile të organizohet në koalicione ose rrjete për një ndikim më të madh në qeverisjen e demokracisë.

Znj. Oriana Arapi, Drejtore e Përgjithshme, Njësia për Qeverisje të Mirë dhe Politika e Zhvillimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Qeverisjes së Mirë, Zyra e Kryeministrit shpjegoi rezultatet e komponentit të zhvillimit socio-ekonomik të raportit të monitorimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2015 -2017). Sipas raportit arsimi më i mirë, punësimi i të rinjve dhe aftësi më të mira trajnuese mbeten sfidat kryesore dhe do të jenë akoma një pjesë e rëndësishme e prioriteteve të Strategjisë tjetër të SKZHI 2030. Znj Arapi, shtoi se procesi i planifikimit për IPA 2021-2027 është duke ndodhur tani dhe pritet të përfundojë në Shtator në vijim me procesin e prioritizimit i cili do të kryhet në koordinim me Ministritë e linjës. Ajo theksoi domosdoshmërinë që të dy proceset të jenë të lidhura.

Po kështu, Znj. Mirela Muça, Drejtore e Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpjegoi situatën aktuale të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe sfidat kryesore që mbeten veçanërisht në përgatitjen e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), siç është një përfshirje më e gjerë e të gjithë aktorët si shoqëria civile, biznesi, media, universitete etj dhe disponueshmëria e të dhënave për ndërtimin e treguesve të nevojshëm që matin inovacionin dhe kërkimin shkencor. Nga progresi aktual në hartëzimin e potencialit të zhvillimit, Znj Muça veçoi sektorët kryesorë ekonomikë si: bujqësia, turizmi dhe energjia. Ajo shtoi gjithashtu se zona Tiranë-Durrës përfaqëson potencialin kryesor të zhvillimit në nivelin e vendit.

Paneli u përmbyll nga Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri i cili nënvizoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për përfshirjen thelbësore të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e integrimit në BE. Sipas Z. Gjipali, momentumi aktual duhet të përdoret nga shoqëria civile për t’u organizuar, rrjetizuar dhe përgatitur mirë për të kontribuar dhe ushtruar presion në proceset e vendimmarrjes. Gjithashtu, znj. Gjipali theksoi mënyrën se si interesat e shoqërisë civile diktojnë nevojën për një bashkëpunim dhe rrjetëzim më të mirë dhe më të fortë midis grupeve të ndryshme të shoqërisë civile. Një sfidë kryesore në Shqipëri ka të bëjë me një akses më të mirë dhe përfitim më të madh nga instrumentet e financimit të disponueshëm dhe të ndryshëm të IPA.

Paneli u moderua nga Znj. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar dhe u organizua në kuadër të projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT,i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë/ (CFCU) dhe zbatohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Centar Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

Një material përmbledhës bazuar në përfundimet e dy tryezave të mëparshme, diskutimet rajonale të workshop-it dhe inputet kryesore nga seminari rajonal do të publikohet shumë shpejt.

Axhenda e seminarit rajonal mund të konsultohet këtu.

Video | Seminari rajonal: "Investimi në njerëz dhe kohezioni social: Një perspektivë e rinisë dhe shoqërisë civile"

]]>
Përmirësimi i procesit të anëtarësimit: Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor https://connectwitheu.al/2020/02/05/permiresimi-i-procesit-te-anetaresimit-nje-perspektive-e-besueshme-e-be-se-per-ballkanin-perendimor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=permiresimi-i-procesit-te-anetaresimit-nje-perspektive-e-besueshme-e-be-se-per-ballkanin-perendimor Wed, 05 Feb 2020 15:22:24 +0000 https://connectwitheu.al/?p=2534

Datë: 5 Shkurt, 2020 / Burimi: Komisioni Evropian

Burimi i fotografisë: Komisioni Evropian, 2019

Procesi i antarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor do të ketë një qasje të re që pritet të sjellë më shpejt rezultate më të prekshme në rajon. Komisioni Europian deklaroi disa ndryshime në procesin e zgjerimit dhe atë të vlerësimit të kritereve pranuese për hapjen e negociatave. Sidoqoftë duket se bazat mbeten të pandryshuara. Sipas të deklaratës së Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjeriminm propozimi i Komisionit Evropian është një iniciativë për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtim më të fortë politik, më dinamik dhe më të parashikueshëm.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka komentuar se: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin. Ne jemi duke punuar në tre pista: Së pari, sot ne propozojmë hapa konkret për përmirësimin e procesit të pranimit. Ndërsa ne jemi duke forcuar dhe përmirësuar procesin, qëllimi mbetet pranimi dhe anëtarësimi i plotë në BE. Së dyti, dhe paralelisht, Komisioni qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të sigurojë një përditësim mbi përparimin e bërë nga këto dy vende. Së treti, në përgatitjen e Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në Maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin. “

Sipas komunikimit të Komisioni, propozimi mbi metodologjinë e re të zgjerimit bazohet në pikat e mëposhtme:

  • Një proces më i besueshëm: Procesi i pranimit duhet të bazohet në mirëbesim të ndërsjellë dhe angazhime të qarta nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Besueshmëria duhet të forcohet përmes një fokusi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike, si dhe ekonomia e vendeve kandidate.
  • Një drejtim më i fortë politik: Natyra politike e procesit të pranimit kërkon një udhëheqje më të fortë politike dhe angazhim në nivelet më të larta. Komisioni propozon të rrisë mundësinë e dialogut politik, përmes takimeve të rregullta BE-Ballkan Perëndimor dhe kontakteve të intensifikuara ministrore. Për më tepër, Shtetet Anëtare duhet të përfshihen në mënyrë më sistematike në monitorimin dhe rishikimin e procesit.
  • Një proces më dinamik: Për të injektuar dinamizëm të mëtejshëm në procesin e negociatave, Komisioni propozon grupimin e kapitujve negociues në gjashtë grupime tematike si; tregu i brendshëm; konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni; marrëdhëniet e jashtme.
  • Një proces më i parashikueshëm: Komisioni do të sigurojë qartësi më të madhe në lidhje me atë çfarë BE-ja pret nga vendet e zgjerimit në fazat e ndryshme të procesit, si dhe kërkon të bëjë më të qartë se cilat mund të jenë pasojat pozitive qe sjell përparimi i reformave dhe cilat do të jenë pasojat negative nëse nuk ka përparim.

Së fundmi, Komisioni shpreson që Shtetet Anëtare do të miratojnë propozimin, paralelisht me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përpara Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb në 6-7 maj 2020.

Ju mund të lexoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu.

]]>