Datë: 17 Nëntor, 2019 / Burimi: Politico
Burimi i fotografisë: AP/REX/Shutterstock
Pas vendimi të Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pas këmbënguljes së Francës për të pasur një vendim të tillë, kjo e fundit ka prezantuar një dokument sipas të cilit dëshiron të ndryshojë rregullat për vendet që duan të futen në BE.
Në një doment të përbërë prej dy- faqesh e gjysmë të ndarë me vendet e tjera të BE-së, së bashku me një aneks që rendit fazat e reja, Parisi bëri thirrje për zëvendësimin e procesit aktual të pranimit, i cili ndan acquis e BE-së – njëkohësisht atë që njihet si organi i të drejtave dhe detyrimeve që përfshin traktatet e BE-së, si dhe rregulla dhe ligje të tjera – në 35 kapituj.
Sipas modelit të propozuar nga Franca, vendet e BE-së duhet të bien dakord unanimisht për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim. Më pas vendi kandidat punon me Komisionin Evropian për të rregulluar ligjet e tij kombëtare në përshtatje me acquis e BE-së, dhe pasi ta jetë arritur kjo gjë përpilohet një traktat pranimi, i cili duhet të aprovohet nga Këshilli i BE-së dhe të ratifikohet në secilën prej vendet anëtare.
Ky model paraqet gjithashu një proces të bazuar në shtatë faza me “kushte të rrepta, me qëllim që të konvergojë në mënyrë efektive drejt normave dhe standardeve evropiane”, bashkë me një komponent “kthyeshmëri”, që lejon BE të ndalojë bisedimet e anëtarësimit nëse qeveria e një vendi kandidat shkon larg standardeve të bllokut.
“Me hapjen e negociatave, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e njëkohshme të një numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave”, thuhet në këtë dokumet, duke shtuar se: “Mbyllja e negociatave që korrespondon me secilën fazë të përfunduar nga vendi kandidat do të hapë kështu mundësinë për të marrë pjesë në programet e BE-së, të përfshihet në politika të caktuara sektoriale dhe, kur është e përshtatshme, të përfitojë nga financime në fushat e nevojshme. “
Ky propozim erdhi menjëherë pasi Franca e gjeti veten në qendër të kritikave gjatë samitit të fundit të drejtuesve të Këshillit Evropian, në të cilin Presidenti Emmanuel Macron ishte i vendosur në qëndrimin e tij për të mos hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Megjithatë, në dokumentin në fjalë, Franca riafirmoi mbështetjen e saj për qasjen e përgjithshme të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat sipas këtij dokumenti “i përkasin Evropës, për shkak të të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre “.
Ju mund të lexoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu.