Datë: 18 Tetor, 2019 / Burimi: Politico
Burimi i fotografisë: Këshilli Europian
Këshilli Evropian nuk ka mundur të arrijë dot një marrëveshje sa i takon vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Pas një debati të gjatë e të tensionuar mbi dy vendet e Ballkanit Perëndimor, BE-ja nuk mundi të bind vendet anëtare si Franca, Hollanda apo Danimarka për të hapur negociatat.
Tek Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë çeljen e bisedimeve për anëtarësim,Kryeministri Hollandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm që do të lejonte që bisedimet të fillonin me Maqedoninë e Veriut ndërsa detyronin Shqipërinë të priste, por liderët Evropian kundërshtuan një vendim që ndan perspektivën e Maqedonisë se Veriut me atë të Shqipërisë. Sipas tyre, përfshirë edhe Presidentin Macron, një qasje e tillë do të ishte fatale për rajonin.
Vendimi për mos të hapur negociatat me të dyja vendet ka ngjallur mjaft pakënaqësi edhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Shumë prej tyre, përfshirë edhe eurodeputët e Parlamentit Evropian e kanë cilësuar këtë vendim si një gabim historik, pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kriteret paraprake që BE kishte vendosur si kusht për të filluar bisedimet e anëtarësimit.