Institucionet Evropiane

Sa i njihni institucionet e BE-së? A e dinit se BE-ja ka një strukturë institucionale unike?

Institucionet e saj prodhojnë poltikat e BE-së dhe mbikqyrin menaxhimin e programeve të ndryshme.

Kompetencat dhe përgjegjësitë e të gjitha këtyre institucioneve janë të përcaktuara në Traktatet, të cilat janë themeli i gjithçkaje që bën BE-ja. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin institucionet e BE-së. Traktatet janë dakorduar nga presidentët dhe / ose kryeministrat e të gjitha vendeve të BE-së dhe ratifikohen nga parlamentet e tyre përkatëse.

Për më tepër

Organ legjislativ; I krijuar në vitin 1952, me emrin Asambleja e Përbashkët e Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut; në vitin 1962 merr emrin Parlamenti Evropian. Ka 751 deputetë, që zgjidhen me zgjedhje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët evropian çdo 5 vite. Selia: Strasburg (Francë), Bruksel (Belgjikë), Luksemburg. http://www.europarl.europa.eu/portal/en

Këshilli Evropian nënkupton takimet e Kryetarëve të Shteteve Anëtare, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Përcakton orientimet e politikat e përgjithshme të Bashkimit Evropian. Mblidhet 4 herë në vit por mund të ketë mbledhje të jashtëzakonshme.https://www.consilium.europa.eu/en/european-council/

Zëri i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, zbaton aktet e tij dhe koordinon politikat e Bashkimit Evropian. Është organi më i rëndësishëm vendimmarrës i BE-së. Në mbledhjet e tij marrin pjesë ministra të Shteteve Anëtare. Selia e Këshillit është në Bruksel, por disa mbledhje mbahen në Luksemburg. Këshilli mblidhet për tema të ndryshme (dhjetë gjithsej) dhe mbledh ministrat përkatës të Shteteve Anëtare që mbulojnë: çështjet e përgjithshme dhe marrëdhëniet me jashtë; çështjet ekonomike dhe financiare, punësimin, politikat sociale, shëndetin dhe çështjet e konsumatorit, konkurrueshmërinë, bashkëpunimin në fushat e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, transportin, telekomunikacionet dhe energjinë; bujqësinë dhe peshkimin; mjedisin; arsimin, rininë dhe kulturën. https://www.consilium.europa.eu/en/

Njihet si “gardian i traktateve”. Komisioni Europian është një institucion kolegjial, politikisht i pavarur, që mishëron dhe mbron interesat e përgjithshëm të Bashkimit Europian, duke qënë ekzekutivi i tij. Propozon legjislacionin dhe zbaton instrumentet legjislative të miratuara nga Këshilli dhe Parlamenti Europian, në lidhje me politikat e Komunitetit dhe kontrollon ekzekutimin e buxhetit. Mandat 5 vjeçar. Përbëhet nga Komisionerët, një për çdo shtet anëtar.https://ec.europa.eu/commission/index_en

Banka Qendrore Evropiane është përgjegjëse për menaxhimin e euros, mbajtjen e çmimeve të qëndrueshme dhe drejtimin e politikës ekonomike dhe monetare të BE-së. Përbëhet nga presidenti dhe zëvendëspresidenti i BQE, guvernatorët e bankave qendrore kombëtare të të gjitha shteteve anëtare. https://www.ecb.europa.eu/home/languagepolicy/html/index.en.html

Ajo përmbledh tre entitete: Gjykatën e Drejtësisë, Gjykatën e Përgjithshme, aktualisht e quajtur Gjykata e Shkallës së Parë dhe gjykatat e specializuara (panelet gjyqësore). Gjykata e Drejtësisë garanton respektimin e ligjit në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e Traktateve Themeluese njësoj nga të gjitha shtetet anëtare. Nga viti 2019 trupa e gjyqtarëve përbëhet nga 2 gjyqtarë për çdo shtet anëtar. https://curia.europa.eu/jcms/jcms/j_6/en/

Kontrollon nga ana ligjore dhe e rregullsisë, që të ardhurat dhe shpenzimet e Bashkimit Europian mblidhen dhe përdoren në mënyrën e duhur, si dhe siguron që menaxhimi financiar të jetë i efektshëm. Përbëhet nga një shtetas i secilit Shtet Anëtar. Anëtarët e saj zgjidhen për gjashtë vjet. https://www.eca.europa.eu/en/Pages/ecadefault.aspx

Strukturë që asiston Përfaqësuesin e lartë të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Menaxhon marrëdhëniet diplomatike të BE-së me shtetet e tjera jo anëtare dhe drejton politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage_en

Organ këshillimor që përfaqëson organizimet e punëmarrësve dhe punëdhënësve dhe grupeve të interesit, duke i dhënë mundësinë të mësipërmëve të shprehin mendimin e tyre mbi propozimet ligjore. Ky organ përbëhet nga 350 anëtarë nga të gjitha shtetet anëtare.https://www.eesc.europa.eu/en

Është një organ këshillimor që u mundëson autoriteteve vendore dhe rajonale t’u dëgjohet zëri në procesin vendimmarrës të Bashkimit Evropian. Përbëhet nga përfaqësues të autoriteteve vendore dhe rajonale, të emëruar nga Këshilli për katër vjet të të gjitha shteteve anëtare. https://cor.europa.eu/en/Pages/default.aspx

Institucioni financiar i Komunitetit që garanton financime për projektet që kontribuojnë në realizimin e objektivave të BE-së si brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Ky organ përbëhet nga përfaqësues për çdo shtet anëtar dhe një përfaqësues për Komisionin Evropian.https://www.eib.org/en/index.htm?lang=it

Heton mbi denoncime për raste të keqadministrimit nga ana e institucioneve ose organeve të tjera të BE-së. Denoncimet mund të realizohen nga qytetarët, rezidentët e Bashkimit Evropian ose nga organizatat dhe shoqëritë tregtare me seli në BE. Zgjidhet nga Parlamenti Evropian për 5 vite. https://www.ombudsman.europa.eu/en/home

Buy now