Mekanizmat aktuale

Në procesin e integrimit evropian dhe disa reformave sektoriale të ndërmarra nga qeveria shqiptare, janë bërë përpjekje për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe shoqërisë civile duke përgatitur bazën ligjore për krijimin e strukturave që sigurojnë dhe garantojnë këtë bashkëpunim. Më poshtë janë veçuar disa risi institucionale të viteve të fundit:

Ngritur me Ligjin, 15/2015 “Për rolin e Parlamentit të Shqipërisë në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Kjo strukturë synon të nxisë si dhe të garantojë një bashkëpunim gjithëpërfshiës ndërmjet aktorëve politik dhe atyre jo politik si shoqëria civile dhe institucioneve përkatëse sa i takon procesit së integrimit evropian.

Ngritur me Ligjin Ligjin Nr. 119/2015 “Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile,” synon të garantojë bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në dobi dhe në funksion të zgjerimit të demokracisë.

Buy now