Mbi Bashkimin Evropian – CONNECT http://connectwitheu.al Thu, 19 Sep 2019 08:42:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 http://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg Mbi Bashkimin Evropian – CONNECT http://connectwitheu.al 32 32 Debate http://connectwitheu.al/2019/07/09/debate/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=debate Tue, 09 Jul 2019 14:25:37 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1641
Procesi i integrimit evropian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE përbën bazën mbi të cilin ngrihet politika e brendshme dhe e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, rubrika “Debate” ka për qëllim të përfshijë qytetarët shqiptarë në debate të rëndësishme që ndodhin brenda Bashkimit Evropian, në tema të tilla si: sundimi i ligjit, e ardhmja e BE-së dhe e politikës së zgjerimit, zgjedhjet evropiane, BREXIT, emigracioni, ndyshimet klimatike etj. Kjo qasje synon të informojë dhe angazhojë qytetarët shqiptarë për të kuptuar më mirë ndikimin që  kanë këto zhvillime të rëndësishme në BE për Ballkanin Perëndimor.

Zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019 – Rezultatet dhe gjetjet kryesore

Datë:  27 Maj, 2019 / Burimi: Euractiv Burimi i fotografisë: Parlamenti Evropian / © oraziopuccio Fotolia Zgjedhjet e Parlamentit Evropian të mbajtura në datat 26-28 maj, […]

Cila është e ardhmja demografike e BE-së?

Datë 4.06.2019/ Burimi: Komisioni Evropian Burimi i fotografisë: Komisoni Evropian Gjatë dekadave të fundit, Bashkimi Evropian është karakterizuar nga një rritje e popullsisë, edhe pse tashmë […]

Për më tepër

]]>
NJIHUNI ME BE http://connectwitheu.al/2019/07/09/njihuni-me-be/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=njihuni-me-be Tue, 09 Jul 2019 14:08:07 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1630

Integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet kombëtar për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Portali “CONNECT with EU”, me anë të rubrikave të ndryshme, ju fton të mësoni më shumë rreth Bashkimit Evropian duke ofruar me një gjuhë të thjeshtë një perspektivë më të gjerë ndaj politikave, institucioneve dhe debateve të vazhdueshme në korridoret evropiane.

Bashkimi Evropian është një bashkim ekonomik dhe politik, unik në llojin e tij, i 28 shteteve dhe 500 milionë qytetarëve. Ideja për krijimin e Bashkimit Evropian lindi pas Luftës së Dytë Botërore për të promovuar bashkëpunimin ekonomik të 6 shteteve, nisur nga parimi se zhvillimi ekonomik midis shteteve do të sjellë një ndërveprim ndërmjet tyre dhe do të ulë konfliktet, që shkaktonin luftëra.

Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe pavarësisë të të gjitha vendeve anëtare, ato kanë bashkuar një pjesë të ‘sovranitetit’ të tyre. Ato delegojnë një pjesë të kompetencave të tyre vendim-marrëse në institucionet e tyre të përbashkëta që ata kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët, mund të bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian. Bashkimi Evropian bazohet mbi vlera të tilla si: respekti për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, respektin për ligjin dhe të drejtat e njeriut. Ai ka simbolet e tij: Flamurin (dymbëdhjetë yje në një sfond blu), himnin e tij (“Oda e Gëzimit” e Ludvig van Bethovenit), moton e tij (“Të bashkuar në larmi”), monedhën e tij (Euron) dhe Ditën e Europës (9 Maj).

Për më shumë informacion në lidhje me Bashkimin Evropian ju mund të vizitoni faqen e mëposhtme, ku informacioni është i pasqyruar në 24 gjuhë:

https://europa.eu/european-union/index_en

]]>