Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj të integrimit në BE, procesi deri më tani ka theksuar nevojën për përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë grupeve të shoqërisë nga sektorë të ndryshëm. "Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT" është projekti më i ri i udhëhequr nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim që fokusohet në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky projekt synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë duke mbështetur përfshirjen e tyre në dialogun e politikbërjes, si dhe ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi kontributin tyre të vazhdueshëm në procesin e integrimit evropian. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë politikëbërjen e mbështetur në një dialog të faktuar midis OSHC-ve dhe qeverisë Shqiptare, për sa i takon procesit të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE dhe politikëbërjes. Ky projekt mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe është duke u zbatuar në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Qendrën Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).
Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT
Ndërkohë që Shqipëria është angazhuar në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, procesi i integrimit deri më tani ka evidentuar nevojën për gjithëpërfshirje dhe angazhim të të gjitha grupeve të shoqërisë. Dinamikat e procesit të negociatave për anëtarësim gradualisht po spostojnë vëmendjen nga procedura e miratimit të acquis communautaire (shpesh i përshkruar si provim pranues) drejt sigurimit që ky acquis po zbatohet siç duhet nga vendi kandidat dhe se është i qëndrueshëm në të ardhmen. Kjo dinamikë përfshin një zhvendosje nga procesi teknik dhe mekanik i hapjes / mbylljes së kapitujve përkatës gjatë procesit të negociatave, të udhëhequr nga administrata publike drejt një qasjeje më të përqëndruar në impaktin tek qytetarët.
Në këtë prizëm, është e nevojshme që shoqëria civile dhe aktorët e tjerë në vend, të kenë kapacitetetin e duhur për të luajtur një rol të qënësishëm në përgatitjen e shoqërisë shqiptare për detyrat dhe benefitet e anëtarësimit në BE, si dhe të japin kontributin e tyre në reforma të ndryshme sektoriale, si në zbatimin e acquis, ashtu edhe në promovimin e përgjithshëm të demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Projekti “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT” është iniciativa më e re e udhëhequr nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim që fokusohet pikërisht në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky projekt synon të inkurajojë përfshirjen e shoqërisë civile dhe sidomos të rinjve në dialogun e politikbërjes, si dhe ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi kontributin tyre të vazhdueshëm në procesin e integrimit evropian, veçanërisht gjatë negociatave për anëtarësim.
CONNECT është pjesë e një përpjekjeje sistemike të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë mbi nevojën për një kontribut të specializuar sektorial që ushqen zinxhirin e mekanizmave institucionale dhe ligjore në fusha të ndryshme si transporti, energjia, bujqesia, konsolidimi i institucioneve dhe i mekanizmave llogaridhënëse, ekonomia dhe turizmi, politikat e punësimit, tregtisë, lëvizja e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, por edhe bashkepunimi rajonal. Në këtë kuadër, ky portal do të informojë jo vetëm mbi procesin e integrimit, si ai funksionon nga ana metodologjike dhe proceduriale, por mbi të gjitha do të informojë mbi debatet e mëdha ne Evropë, mbi procesin dhe kuadrin institucional dhe ligjor që po ndërtohet nga Qeveria Shqiptare. Gjithashtu, ky portal do të ofrojë një librari me dokumenta dhe literaturë të ndryshme mbi zgjerimin dhe praktikat më të mira në rajon.
Projekti CONNECT mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë / (CFCU) dhe është duke u zbatuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Qendrën Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).