Progres raporti është dokumenti vjetor i lëshuar nga Komisioni Evropian drejtuar Këshillit Evropian dhe Parlamentit, mbi ecurinë e reformave të një vendi kandidat për tu anëtarësuar në BE. Raporti përshkruan marrëdhëniet midis palëve, në këtë rast midis Shqipërise dhe BE-së, evidenton dhe analizon progresin e arritur në fusha të caktuara për secilin kapitull të acquis si dhe shqyrton zhvillimet në lidhje me aftësinë e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë që vijnë me anëtarësimin, të shprehur në Traktatet, legjislacionin sekondar dhe politikat e Bashkimit.
Gjithashtu, këto raporte vënë theksin tek problematikat ekzistuese që pengojnë efektshmërinë e reformave të ndërmarra në kuadër të integrimit evropian të vendit si dhe paraqesin edhe rekomandime në vijim për secilën fushë.