Datë 19.03.2019 / Burimi: European Western Balkans
Burimi i fotografisë: European Commission- Instrument for Pre-accession Assistance
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë asistencë për të ndihmuar përgatitjen e anëtarëve të ardhshëm të BE-së dhe për të mbështetur procesin e tyre të anëtarësimit. Këshilli ka miratuar qëndrimin e tij mbi projekt-rregulloren për themelimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA III) për periudhën 2021-2027.
Asistenca e Para-Aderimit mbështet përfituesit në miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike në përputhje me vlerat e BE-së dhe në mënyrë progresive në përputhje me rregullat, standardet dhe politikat e Unionit.
Teksti i rregullores për IPA III përqendrohet në elementët e mëposhtëm:
- Partnerët që aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian duhet të jenë në përputhje me disa kritere bazë (kriteret e Kopenhagës). Këto kritere fokusohen në sundimin e ligjit dhe të drejtave themelore, në qeverisjen ekonomike dhe në forcimin e institucioneve demokratike dhe në administratën publike. Instrumenti do të përqendrohet në mënyrë specifike në përmbushjen e këtyre kritereve.
- Instrumenti gjithashtu synon të mobilizojë investimet strategjike në lidhshmërinë e infrastrukturës, efikasitetit energjitik, inovacionit dhe ekonomisë dixhitale.
- IPA III do të sigurojë koherencë me Instrumentin e ri të Fqinjësisë, Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (NDICI). Gjithashtu, IPA III do të rrisë sinergjinë me politikat e brendshme të BE-së në një numër fushash kryesore si migrimi, hulumtimi dhe inovacioni, veprimi i mjedisit dhe klimës, lidhja e transportit dhe e energjisë.
Ju mund të lexoni lajmin e plotë në gjuhën angleze në linkun: https://europeanëesternbalkans.com/2019/03/19/council-agreed-position-draft-regulation-establishing-ipa-iii/
Për më shumë mbi IPA III, ju mund të lexoni këtu:
https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/HTML/?uri=CELEX:52018PC0465&from=EN