Datë: 27 Shtator, 2019 / Burimi: Komisioni Evropian dhe media të tjera
Burimi i fotografisë: Komisioni Evropian
Ursula Von der Leyen është e Presidentja e re e Komisionit Evropian e cila do të udhëheqë këtë institucion për 5 vitet e ardhshme. Von der Leyen duket se do të ketë si prioritet të sajin kthimin e vëmendjes tek qytetarët evropian dhe nevojat e tyre, kjo dhe për shkak të uljes së besimit tek institucionet evropiane.
Më 2 korrik 2019, Von der Leyen u propozua nga Këshilli Evropian si kandidatja e tyre për zyrën e Presidentit të Komisionit Evropian. Ajo u zgjodh Presidente nga Parlamenti Evropian më 16 korrik, me 383 me 327 vota. Ursula Von der Leyen është gruaja e parë që mban detyrën dhe e para gjermane që nga presidenti i parë i Komisionit, Walter Hallstein.
Sa i takon Zgjermit të Bashkimit Evropian, ajo është shprehur në udhëzimet e saj politike për Komisionin e ardhshëm të BE-së se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të mbetet në fokus. Sipas saj, procesi i pranimit ofron një mundësi unike për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat dhe interesat e përbashkëta thelbësore.
Në agjendën e saj për Evropën, Von der Leyen thekson: “Unë dua të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ndaj dhe do të ndërtojmë së bashku të njëjtën të ardhme. Mbështes plotësisht dhe qëndroj prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Procesi i anëtarësimit në BE ofron një mundësi unike për të promovuar dhe ndarë vlerat dhe interesat tona kryesore.”
Ndërkohë, sa i takon udhëheqjes së portofilit së ‘Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit Evropian’ , Von der Leyen ka nominuar zyrtarisht Ish Ministrin e Drejtësisë së Hungarisë, László Trócsányi. Ky lajm u njoftua në fillim të muajit Shtator në një konferencën për shtyp të mbajtur në Bruksel, ku Von der Leyen njoftoi mbi të përzgjedhjedhurit për 27 portofolet në administratën e saj.
Megjithatë, të gjithë kandidatët për Komisionerë do të duhet të kalojnë në një proces dëgjimi përpara komiteteve përkatëse të Parlamentit Evropian, i cili do të votojë Komisionin në tërësi në një seancë plenare më datën 23 Tetor. Gjithashtu, Parlamenti Evropian ka njoftuar se do të zhvillojë një seancë dëgjimore për kandidatin për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin Evropian László Trócsányi më 1 tetor në orën 18.30.
Por duke qënë se kandidatura e Trócsányi është hedhur poshtë nga Komiteti për Çështjet Ligjore në Parlamentin Evropian, në një votim të mbajtur më 26 Shtator, nuk është ende e qartë nëse kjo seancë dëgjimore do të mbahet apo jo. Sipas rregullave të BE-së, aprovimi i këtij organi është thelbësor për mbajtjen e mëtejshme të dëgjesave parlamentare, pasi pa sinjalin pozitiv të Komitetit për Çështjet Ligjore, procedura e konfirmimit të kandidatit të nominuar anullohet. Por hapi i rradhës, duket se do të jetë ai Presidentit të Parlamentit Evropian të pyesë Von der Leyen si dëshiron të vazhdojë.
Mbase tashmë, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian do duhet të nominojë dikë tjetër për ti besuar pozicionin e udhëheqësit të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit,
Ju mund të lexoni Udhëzimet Politike për Komisionin e ardhshëm Evropian 2019 këtu.