Bashkimi Evropian në kuadër të financimit të reformave ndaj vendeve kandidate dhe atyre potenciale për të qënë kandidate, realizonte një sërë programesh si: PHARE, PHARE CBC, ISPA, SAPARD, CARDS dhe Instrumenti financiar për Turqinë.
Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit ose siç njihet ndryshe IPA, është instrumenti me anë të të cilit Bashkimi Evropian mbështet reformat e ndërmarra në vendet kandidate dhe potenciale kandidate. Më anë të fondeve IPA, BE-ja bën të mundur rritjen e konvergjencës ekonomike, institucionale dhe sociale të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit mbështet zbatimin e reformave në procesin integrues.
Duke filluar nga Janari i vitit 2007 të gjithë programet e mësipërme janë zëvendësuar nga IPA, Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit. Në kuadër të tij IPA 2007-2013 ka financuar:
Vendet përfituese të IPA ndahen në dy kategori:
Aktualisht, Shqipëria përfiton € 649.4 milion për periudhën 2014-2020 (IPA II) në fushat si: demokracia dhe qeverisja; sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; mjedisi dhe veprimi klimatik; transporti; konkurrenca dhe inovacioni; edukimi, punësimi dhe politikat sociale; agrokultura (bujqësia) dhe zhvillimi rural.
Shqipëria (EUR Million) | -2014- | -2015- | -2016- | -2017- | -2018- | -2019- |
Demokracia dhe Qeverisja | 157.2 | 66.3 | 223.5 | |||
Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore | 69.0 | 28.0 | 97.0 | |||
Mjedisi dhe Veprimi Klimatik | 34.0 | 34.0 | 68.0 | |||
Transporti | 18.0 | 38.0 | 56.0 | |||
Konkurrenca dhe Inovacioni | 16.0 | 28.0 | 44.0 | |||
Edukimi, Punësimi dhe Politikat Social | 19.0 | 50.0 | 69.0 | |||
Agrokultura (Bujqësia) dhe Zhvillimi Rural | 40.0 | 52.0 | 92.0 | |||
Total | 83.7 | 86.9 | 89.7 | 92.9 | 296.3 | 649.4 |
Në kuadër të marrëveshjes IPA, Shqipëria ka ngritur Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA). Ajo është një autoritet auditues autonom, i mbikëqyrur nga Kryeministri. Subjekt i auditimeve të Agjencisë janë të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, individët dhe persona juridikë privatë që përfitojnë fonde të IPA-s dhe/ose të cilëve u kërkohet të kryejnë veprimtari që rrjedhin nga financimi i IPA-s.
Për më tepër informacion se si funksionon AAPAA e gjeni në linkun më poshtë:
http://www.aapaa.gov.al/?lang=al
Për më shumë informacion në lidhje me Fondet IPA për Shqipërinë, ju mund të vizitoni faqen e mëposhtme: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/funding-by-country/albania_en