Bashkimi Evropian më 27 qershor 2014, vendosi të japë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Marrja e vendit Kandidat në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian vijon me një fazë mjaft të rëndësishme që është Hapja e Negociatave. Vendimi për Hapjen e Negociatave për anëtarësim, merret atëherë kur Bashkimi Evropian vlerëson se vendi kandidat ka plotësuar kriteret politike dhe ekonomike, që do të thotë në të ekziston një demokraci funksionale dhe një ekonomi ku baza është tregu i lirë.
Hapja e Negociatave do të realizohet atëherë kur të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do të shprehen dakort në Këshillin e Bashkimit Evropian se vendi kandidat i ka plotësuar kriteret për të qënë pjesë e Bashkimit.
Në përgatitjen e Shqipërisë për Hapjen e Negociatave, qeveria shqiptare ka miratuar VKM Nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Për më shumë informacion në lidhje me hapat e procesit të integrimit evropian, ju mund të vizitoni faqen e mëposhtme: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/policy/steps-toëards-joining_en