A e dini se në Observatorin e Bashkëpunimit Rajonal gjendet një databazë me 57 iniciativa të bashkëpunimit rajonal, ku merr pjesë edhe Shqipëria?
Numri i Iniciativave të Bashkëpunimit Rajonal është rritur me kalimin e kohës dhe kjo është deri diku e lidhur me momentin politik, vullnetin dhe udhëheqjen e elitave lokale, të shoqëruar edhe nga një pjesëmarrje e favorshme ndërkombëtare, kryesisht nga ana e BE-së dhe shteteve anëtare të saj.
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillimi ka kryer një hulumtim të gjerë për të analizuar iniciativat e bashkëpunimit rajonal, të cilat janë pjesë e databazës së Observatorit të Bashkëpunimit Rajonal (ORC). Kjo platformë fokusohet tek vëzhgimi, mbledhja e të dhënave empirike, analizës dhe promovimit të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore.
Në kuadër të sfidave të përbashkëta dhe bashkëpunimit rajonal, diskutimi i praktikave më të mira të bashkëpunimit nga vendet fqinje, shërben si shembull për vendet e tjera si Shqipëria e cila përgatitet per çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.
Në këtë rubrikë do të promovojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe herë pas here do të veçojmë nisma dhe analiza me vlerë për publikun.