Datë: 1-2 Qershor, 2021 / Burimi: Berlin Process
Burimi i fotografisë: Berlin Process
Forumi i Shoqërisë Civile & Think Tanks: Berlin 2021
Në kuadër të Samitit të rradhës të Procesit të Berlinit, në datat 1 – 2 Prill, 2021, u organizua “Forumi i Shoqërisë Civile & Think Tanks: Rruga për në Berlin”. CSF (Civil Society Forum) mblodhi përfaqësues të ndryshëm si grupe studimore, shoqëria civile dhe ekspertë të fushave përkatëse për të shkëmbyer ide dhe për të ofruar rekomandime mbi procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rekomandimet u ndanë në dhjetë kategori dhe adresuan fushat si:
- E ardhmja e BE-së në Ballkanin Perëndimor;
- Roli i Shoqërisë Civile në Forcimin e Demokracisë;
- Lufta kundër keqinformimit dhe përforcimi i pavarësisë së medias;
- Adresimi i Trashëgimive të së kaluarës dhe Ndërtimi i Mirëkuptimit Rajonale;
- Pranimi i të drejtave të minoriteteve në Ballkanin Perëndimor;
- Axhenda e Gjelbër: Tranzicioni i Energjisë;
- Axhenda e Gjelbër: Ndotja e Ajrit;
- Agjenda e Gjelbër: Biodiversiteti dhe Ruajtja e Natyrës;
- Rritja e Pajtueshmërisë së Integritetit në Projektet Infrastrukturore;
- Dixhitalizimi në Shërbimet Publike: Rritja e Transparencës, Sigurimi i Mbrojtjes së të Dhënave;
Rekomandimet morën në konsideratë rolin e tre aktorëve kryesorë përkundrejt zbatimit të tyre. OShC-të dhe Think Tanks nga Ballkani Perëndimor, qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja me shtetet anëtare.
Në fushën e së Ardhmes së BE-së në Ballkanin Perëndimor rekomandimet kryesore ishin: i) monitorimi i plotë i reformave që po zbatohen në vendet e Ballkanit Perëndimor; ii) përfshirja e OShC-ve në procesin negociues të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE; dhe iii) koherenca dhe qëndrueshmëria në komunikimin në lidhje me procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor si në nivelin teknik, ashtu edhe në atë politik.
Në kategorinë e Rolit të shoqërisë civile në forcimin e demokracisë, rekomandimet kryesore që u ofruan janë: i) bashkëpunim kolektiv midis OSHC-ve të rajonit në lidhje me çështjet më të rëndësishme që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Së dyti, duhet të ketë një rregullim në fushat e fokusit të ndihmës së ofruar për shoqërinë civile në rajon, me më shumë investime në organizata sesa në projekte.
Lidhur me Luftën kundër Keqinformimit dhe Forcimin e Pavarësisë së Mediave, rekomandimet u përqendruan në përmirësimin e kornizës ligjore e cila do të parandalojë monopolizimin e sektorit dhe konfliktet e mundshme të interesave si dhe në ndihmën financiare për mediat e pavarura me qëllim krijimin e modeleve të nevojshme të biznesit dhe themelimin e instrumenteve të reja që do të monitorojnë nivelet e lirisë së medias.
Kategoria e Adresimit të Trashëgimive të së kaluarës dhe Ndërtimi i Mirëkuptimit Rajonal përbëhet nga rekomandimet e tilla si: i) bashkëpunimi multidisiplinar midis OJQ-ve të rajonit që do të nxisë dhe promovojë rëndësinë e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor; ii) sigurimi i granteve të nevojshme për vendet e rajonit për mbështetjen e programeve ndërkufitare që do të ndihmojnë në procesin e ndërtimit të paqes në rajon; dhe iii) inkurajimi dhe mobilizimi i pjesëmarrjes së pakicave në proceset përkatëse zgjedhore.
Një pjesë e Axhendës së Gjelbër të BE-së lidhet me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 9 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor synon stimulimin e ekonomive të rajonit, njëkohësisht duke e sjellur atë në nivelet e standardeve mjedisore të BE-së dhe objektivave të klimës.
Rekomandimet në lidhje me fushën e Axhendës së Gjelbër: Tranzicioni i Energjisë, përfshijnë: i) përfshirja e përhershme e temës së tranzicionit energjitik në axhendën politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ii) sigurimi që zbatimi i Axhendës së Gjelbër kryhet në një mënyrë transparente dhe se IPA III ka vendosur kushte të qarta për përdorimin e fondeve të saj.
Në kategorinë e Agjendës së Gjelbër: Ndotja e Ajrit, rekomandimet përkatëse u përqendruan në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut përmes fushatave publike të informimit dhe pajtueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me detyrimet e tyre mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kategoria e Energjisë së Gjelbër: Biodiversiteti dhe Mbrojtja e Natyrës përbëhej nga rekomandimet të tilla si: i) rritja e rolit dhe angazhimit të OShC-ve në aktivitetet kërkimore në lidhje me mbrojtjen e florës dhe faunës si në nivel kombëtar dhe ashtu dhe në atë rajonal dhe ii) implementimi i detyrimeve ligjore që do të sigurojnë që çështjet mjedisore të kenë përparësi në sistemin gjyqësor.
Gjithashtu, në fushën e Rritjes së Pajtueshmërisë së Integritetit në Projektet e Infrastrukturës, u propozuan disa rekomandime. Miratimi përfundimtar i planeve të Pajtueshmërisë së Integritetit (Integrity Compliace), detyrimet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Së dyti, përfshirja e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë së integritetit si pjesë e mbështetjes së BE-së për projektet infrastrukturore. Gjithashtu, sigurimi i fondeve të nevojshme afatgjata të BE-së për think tank-et dhe OSHC-të e specializuara. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ishte gjithashtu pjesë e grupit të punës në këtë fushë duke ofruar ekspertizën e zhvilluar gjatë monitorimit të Axhendës së Ndërlidhshmërisë (Connectivity Agenda), me fokus të veçantë në projektet infrastrukturore.
Kategoria e Dixhitalizimit në Shërbimet Publike: Rritja e Transparencës, Sigurimi i Mbrojtjes së të Dhënave përbëhej nga rekomandime, siç është miratimi i një kornize ligjore gjithëpërfshirëse në fushën e dixhitalizimit dhe mbrojtjes së të dhënave në përputhje me standardet e BE-së. Transferimi i njohurive dhe praktikave përkatëse për zbatimin e suksesshëm të e-shërbimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi midis OSHC-ve të specializuara dhe qeverive të rajonit në hartimin e shërbimeve elektronike.
Dokumenti i plotë me rekomandimet e nxjerra nga Forumi i Shoqërisë Civile mund të konsultohet më tej këtu.