Datë: 14 qershor 2021 / Burimi: ec.europa.eu
Burimi i fotografisë: ec.europa.eu
Për të identifikuar potencialet e bashkëpunimit, liderët e Bashkimit Europian themeluan strategjitë makro-rajonale të cilat parashikojnë dhe mundësojnë një bashkëpunim më të mirë brenda makro-rajoneve. Strategjitë makro-rajonale të BE-së janë kornizat e politikave të iniciuara nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të BE-së, të vendosura në një zonë të përcaktuar gjeografike për të adresuar bashkarisht sfidat dhe mundësitë e tyre të përbashkëta përmes vendosjes së objektivave afatgjata.
Katër strategjitë makro-rajonale të BE-së janë:
- Strategjia e BE-së për rajonin e detit Baltik (EUSBSR, 2009);
- Strategjia e BE-së për rajonin e Danubit (EUSDR, 2011);
- Strategjia e BE-së për për rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR, 2014);
- Strategjia e BE-së për rajonin Alpin (EUSALP, 2016).
Rajoni i Adriatikut dhe i Jonit është një zonë funksionale e karakterizuar kryesisht nga pellgu i Adriatikut dhe i Jonit, ku banojnë më shumë se 70 milion njerëz dhe është pikë kyçe për vazhdimësinë gjeografike të Evropës.
Strategjia e BE për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në 2014. Strategjia u zhvillua bashkërisht nga Komisioni dhe vendet e rajonit Adriatiko-Jon dhe palët e interesit, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit. Strategjia EUSAIR përfshin nëntë vende: katër Shtete Anëtare të BE-së (Kroaci, Greqi, Itali, Slloveni) dhe pesë vende jo-anëtare (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi).
Objektivi i përgjithshëm i EUSAIR është të promovojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajon duke përmirësuar tërheqjen e investimeve, konkurrencën dhe ndërlidhshmërinë.
Komisioni Europian koordinon të gjitha nismat e kësaj strategjie, e cila është e ndarë në katër shtylla:
Secila shtyllë lidhet me një gamë të gjerë të politikave të cilat kanë ndikim dhe në objektivat e tjerë.
Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian ndihmon në mobilizimin e të gjitha fondeve dhe politikave përkatëse të BE-së dhe koordinimin e vendeve anëtare, rajonit, organizatave pan-Adriatike dhe Joniane, institucioneve të financimit dhe organeve joqeveritare për të promovuar një zhvillim më të ekuilibruar të Adriatikut dhe Jonit. Rajoni i Adriatikut dhe Jonit përcakton disa instrumente kryesore me anë të të cilëve mund të përmbushen objektivat e lartpërmendura:
- Teknologjitë blu;
- Peshkimi dhe akuakultura;
- Shërbimet dhe rregullimi ligjor i sektorit detar;
- Transporti detar;
- Lidhjet intermodale me zonat në brendësi;
- Rrjetet e energjisë;
- Mjedisi detar;
- Habitatet tokësore transnacionale dhe biodiversiteti;
- Oferta të larmishme të turizmit dhe menaxhim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të turizmit.
Për të lexuar programin e plotë mbi strategjinë e BE-së, nën Presidencën Sllovene për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit, në anglisht, klikoni këtu. Për të konsultuar strategjinë e plotë të BE-së në shqip klikoni këtu.
Raporti i EUSAIR për lehtësimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor
Nga viti 2016, siç është rënë dakord dhe me Këshillin, Komisioni Europian ka publikuar një raport çdo 2 vjet mbi zbatimin e katër strategjive makro-rajonale. Raporti vlerëson gjendjen dhe progresin në zbatimin e këtyre strategjive dhe shqyrton mënyrat e mundshme për të ecur përpara.
Raporti i fundit “EUSAIR për lehtësimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor” shqyrton plotësimet midis Strategjisë së BE për makro-rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) dhe procesit të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrës në EUSAIR. Raporti është shkruar nga OBC Transeuropa dhe CeSPI dhe është lëshuar nga Komisioni Europian.
Krahasuar me tre Strategjitë e tjera Makro-Rajonale, EUSAIR ka një rëndësi të veçantë pasi pesë nga tetë vendet pjesëmarrëse janë vende kandidate/kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Komisioni, në raportin e tij të tretë mbi zbatimin e strategjive makro-rajonale të BE-së, theksoi se “sinergjitë më të ngushta me procesin e zgjerimit janë thelbësore për të mbështetur perspektivën e BE për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me përparësitë e BE-së.
Në raportin e fundit të EUSAIR paraqiten një numër asetesh në mbështetje të procesit të zgjerimit, të tilla si:
- bashkëpunimi horizontal që lejon pronësi më të madhe të proceseve nga vendet përfituese;
- dimensioni rajonal që lidh Ballkanin Perëndimor me BE-në, duke nxitur një sens rajonal të identitetit që shkon përtej Ballkanit Perëndimor, si dhe procesit të europianizimit;
- qasja e interesave për zgjerimin, e cila është një temë prioritare në të katër shtetet anëtare të BE-së që marrin pjesë në strategji;
- qasja për ndërtimin e kapaciteteve, bazuar në bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme, e cila mundëson rihapjen e zgjerimit nga logjikat dhe narrativat tradicionale;
- theksimi i bashkëpunimit territorial që stimulon dinamikën pozitive midis autoriteteve lokale, sektorit privat dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
- një qasje gjithëpërfshirëse që fuqizon palët e interesit si pjesëmarrës aktivë në makro-rajon.
Raporti gjithashtu thekson edhe se si EUSAIR mund të kontribuojë në procesin e zgjerimit duke u përqëndruar në katër aspekte kryesore:
- Lehtësimin e adaptimit të acquis communautaire në Ballkanin Perëndimor;
- Nxitja e kapacitetit administrativ me politika të bazuara në evidenca, veçanërisht gjenerimin e kompetencave të kohezionit në vendet e Ballkanit Perëndimor;
- Ofrimi i një kornize ku nivele të ndryshme (qeverisja me shumë nivele), proceset, strategjitë dhe fondet (BE dhe jo-BE) mund të bashkohen;
- Promovimi i një përfshirjeje të fortë të palëve të interesuara dhe pjesëmarrësve politikë-bërës që rrisin përgjegjësinë e qeverive dhe konsolidojnë demokracinë.
Për të lexuar më shumë rreth raportit final të BE-së mbi EUSAIR, klikoni këtu.