Datë: 27 Maj, 2019 / Burimi: Euractiv
Burimi i fotografisë: Parlamenti Evropian / © oraziopuccio Fotolia
Zgjedhjet e Parlamentit Evropian të mbajtura në datat 26-28 maj, kanë qënë pa dyshim ngjarja e vitit 2019. Nisur nga zhvillimet e viteve të fundit në Evropë dhe krizat e njëpasnjëshme, këto zgjedhje ishin një test për të gjithë qytetarët evropianë dhe për qasjet e tyre sa i takon adresimit të çështjeve më me rëndësi në Bashkimin Evropian.
Për të përfshirë edhe qytetarët shqiptarë në këto tema dhe debate të rëndësishme të BE-së, CONNECT ka zgjedhur një artikull nga Euractiv, i cili analizon rezultatet e këtyre zgjedhjeve në qytetet kryesore të vendeve anëtare të BE-së, duke theksuar edhe një herë se përçarjet që ekzistojnë midis shteteve evropiane. Sipas artikullit, nga këto zgjedhje doli një Evropë e fragmentuar dhe e polarizuar, e cila reflektohet edhe në gjetjet e mëposhtme.
- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje
Pas 40 viteve me një pjesëmarrje tejet të ulët në zgjedhjet evropiane si pasojë e një mungese interesi, zgjedhjet e fundit të mbajtura në maj të këtij viti shënuan një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes në votim. Sipas Parlamentit Evropian, në 27 nga 28 shtete anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe, pjesëmarrja u vlerësua me 50.5 %, ndryshe nga pjesëmarrja më e ulët historike në vitin 2014 me një rezultat nën 43%.
Por përse ky interes kaq i lartë tani? Çfarë i ka bërë qytetarët evropian të votojnë këtë herë? Mund të thuhet se pjesëmarrja e lartë ka të bëjë me zhvillimet e kohëve të fundit në BE, të tilla si ndryshimet klimatike, kriza e emigracionit gjatë vitit 2015, dhe lëvizjet e vazhdueshme të populistëve kundër elitës së Brukselit.
- Humbja e Qendrës së djathtë dhe të majtë
Koalicioni i madh i së majtës dhe së djathtës ka humbur tashmë shumicën e saj 40-vjeçare. Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë arriti të marrë vetëm 180 deputetë nga 217 në zgjedhjet e shkuara, ndërsa Social-Demokratët do të mund të kenë vetëm 145 deputë krahasuar me 184 vende të fituara në vitin 2014. Megjithatë, edhe pse Partia Popullore Evropiane konservatore përsëri fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e majit, duket se do të përballet me vështirësinë e formimit të shumicës kontrolluese, pasi të Gjelbrit, liberalët dhe populistët gjithashtu rezultuan të suksesshëm, duke reflektuar kështu edhe një herë ndarjet e vazhdueshme në bllok.
- Zgjedhjet në qytetet kryesore evropiane
LONDËR– Në Mbretërinë e Bashkuar vendimi për të qëndruar apo larguar nga BE-ja mbeti çështja kyesore, gjë e cila u reflektua edhe në këto zgjedhje. Edhe pse partia e Nikel Farage pro Brexit mori vëmendjen më të madhe në sondazhet e zgjedhjeve në BE, partitë pro qëndrimit gjithashtu patën një sukses të konsiderueshëm duke thelluar kështu hendekun e ndarjes në Mbretërinë e Bashkuar.
BRUKSEL – Partia separatiste e ekstremit të djathtë Flaminge Vlaams Belang shënoi sukses të madh në zgjedhjet kombëtare belge, duke trefishuar rezultatin e saj në krahasim me 2014 dhe duke i lënë Brukselit një detyrë të vështirë për të formuar qeverinë e ardhshme kombëtare.
Ndërkohë që vala e gjelbërt qëndron jashtë qyteteve, parlamenti federal belg “nuk ka patur kurrë një masë të tille nacionaliste.”
BERLIN – Dominojnë të gjelbërtit. Të Gjelbërit nga Bündnis90 / Die Grünen fituan në Gjermani. Ata gati dyfishuan vendet e tyre dhe u renditën të dytët, duke ia kaluar kështu edhe Social Demokratëve. Megjithatë, partia konservatore CDU / CSU, edhe pse pësoi humbje, mbetet sërish forca politike më e fortë e Gjermanisë.
PARIS – Le Pen mund Macron. Grumbullimi Kombëtar i Marinës Le Pen (RN) u rendit i pari në Francë duke marrë 23.5% të votave, e ndjekur nga Rilindja e Macronit me 22.5%.
Ndërsa të Gjelbrit shënuan 13.1% dhe qendra e djathtë Les Républicains (EPP) mori 8.2%. “Votuesit kanë preferuar ata që kanë luftuar gjithmonë për ekologjinë”, tha eurodeputeti i gjelbër Yannick Jadot. Por, Jelek Verdhët me gjithë zhurmën e muajve të fundit, nuk arritën të kenë një njeri të zgjedhur nga rradhët e tyre, duke lënë më shumë hapësirë për ekstremit të djathtë sesa atij të majtë.
ROME– Triumfon Salvini. Për herë të parë, Lega është bërë partia e parë në Itali që merr 34.5% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, e cila tejkaloi pritshmëritë me rreth 23%. Lëvizja Pesë Yje fitoi vetëm 16.5%, ndërsa Forza Italia e Silvio Berlusconi (8.5%) fitoi duelin e saj me të djathtën Fratelli d’Italia (6.4%).
Ju mund të lexoni artikullin e plotë në gjuhën angleze në linkun: https://www.euractiv.com/section/politics/news/fragmented-and-polarised-europe-emerges-from-eu-vote/