Procesi i integrimit evropian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE përbën bazën mbi të cilin ngrihet politika e brendshme dhe e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, rubrika “Debate” ka për qëllim të përfshijë qytetarët shqiptarë në debate të rëndësishme që ndodhin brenda Bashkimit Evropian, në tema të tilla si: sundimi i ligjit, e ardhmja e BE-së dhe e politikës së zgjerimit, zgjedhjet evropiane, BREXIT, emigracioni, ndyshimet klimatike etj. Kjo qasje synon të informojë dhe angazhojë qytetarët shqiptarë për të kuptuar më mirë ndikimin që kanë këto zhvillime të rëndësishme në BE për Ballkanin Perëndimor.