Objektivat e projektit

Hartimi, profilizimi dhe vlerësimi i OSHC-ve dhe kontributi i tyre në dialogun politikbërës, angazhimi në proceset reformuese dhe procesin e Integrimit Evropian;
Krijimi i një baze njohurish mbi politikbërjen e faktuar në Shqipëri, duke marrë në konsideratë rastet më të mira dhe përvojën e fqinjëve tanë si pararojë në procesin e Integrimit në BE, si dhe duke ndërtuar një bazë dokumentale të qëndrueshme dhe të aksesueshme në shërbim të grupeve të interesuara në Shqipëri;
Mbështetja e reformave të vendit të nxitura nga efekti transformues i procesit të anëtarësimit në BE dhe nga Procesi i Berlinit, duke mobilizuar aktorët e shoqërisë civile për një kontribut më të gjerë;
Fuqizimi i një debati rajonal mbi Zonën Ekonomike Rajonale sa i takon temës së bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja e kontributit të shoqërisë civile në politikat rajonale.

Objektivat e projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”

Projekti “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT” është iniciativa më e re e udhëhequr nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim që fokusohet pikërisht në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky projekt synon të inkurajojë përfshirjen e shoqërisë civile dhe sidomos të rinjve në dialogun e politikëbërjes, si dhe ndërgjegjësimin mbi nevojën për kontribut të vazhdueshëm në procesin e integrimit evropian, veçanërisht gjatë negociatave për anëtarësim.

Projekti ka një kohëzgjatje 19-mujore (Dhjetor 2018-Korrik 2020).

Objektivat e projektit #CONNECT janë:


Hartimi, profilizimi dhe vlerësimi i OSHC-ve dhe potencialit te tyre kontribues në dialogun politikbërës, proceset reformuese të vendit dhe në procesin e Integrimit Evropian. Kjo analizë do të trajtojë aktivitetet e tyre, madhë- sinë, mbulimin territorial, anëtarësimin, burimet e fin- ancimit, sektorët e anga- zhimit, vlerësimin e bashkë- punimit me autoritetet qeveritare dhe OSHC-të e tjera, etj.

Krijimi i një baze njohurish mbi integrimin evropian në Shqipëri, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira dhe përvojën e vendeve fqinjë pararojë në procesin e Integrimit në BE, si dhe duke ndërtimi i një bazë dokumentale publike e të qëndrueshme në shërbim të grupeve të interesuar në Shqipëri.

Mbështetja e reformave të vendit të nxitura nga efekti transformues i procesit të anëtarësimit në BE dhe nga Procesi i Berlinit, duke mobilizuar aktorët e shoqërisë civile për një kontribut më të gjerë;

Fuqizimi i një debati rajonal mbi Zonën Ekonomike Rajonale sa i takon temës së bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja e kontributit të shoqërisë civile në politikat rajonale.

Rezultatet që pritet të sjellë ky projekt janë: rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në qytetet e tjera të vendit (Korçë, Vlorë dhe Shkodër), ngritja e kapacitetit për të përfaqësuar interesat e komuniteteve lokale në procesin e planifikimit, miratimit dhe zbatimit të acquis të BE-së dhe në reformat e angazhuara, si dhe rritja e llogarisë tek politikëbërësit për të hartuar politika më transparente dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me anëtarësimin në BE. Instrumenti që do të përdoret për të arritur këto rezultate është krijimi i tre grupeve konsultative rajonale me të rinjtë dhe OSHC-të.

Kjo qasje lokale e projektit e fokusuar në grassroot e kombinuar dhe me procesin e të mësuarit nga praktikat më të mira të vendeve të tjera të rajonit pararojë në procesin e anëtarësimit në BE, pritet të stimulojë një debat konstruktiv shoqëror dhe të mbështesë monitorimin dhe transparencën e dinamikave të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

Buy now