Datë: 18 Qershor, 2019 / Burimi: Radio Free Europe
Burimi i fotografisë: Independent Balkan News Agency
Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u shpreh në Maj të këtij viti se Komisioni Evropian ka rekomanduar përsëri hapjen negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në sajë të progresit të arritur në fushat e caktuara.
Por, në fakt Këshilli Evropian në mbledhjen e mbajtur në Luksemburg ka caktuar vjeshtën e këtij viti për të vendosur mbi hapjen e negociatave me të dyja vendet.
Ky takim konkludoi se “Në sajë të kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, Këshilli do ti kthehet kësaj teme me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe thelbësor sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019 .”
Pas takimit të Luksemburgut, Komisioneri për Zgjerim, u shpreh me keqardhje se “një pjesë e shteteve anëtare nuk mundën të mbështesnin propozimin e qartë të komisionit për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut “.
Sipas Hahn BE-ja “duhet të shpërblejë ato vende që kanë përmbushur të gjitha kërkesat që Këshilli vetë i kishte vendosur njëzëri po në Luksemburg pikërisht një vit më parë”. Gjithashtu, Johannes Hahn u shpreh besimplotë se në Tetor të këtij viti do të mund të kemi një lajm pozitiv për këto dy vende. Përtej rezistencës nga disa anëtarë të BE-së, përfshirë Francën dhe Hollandën, liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë shprehur se vendet e tyre kanë përmbushur reformat e kërkuara nga Brukseli, ndaj kanë të drejtën të fillojnë sa më parë bisedimet për anëtarësimin në BE.
Ju mund të lexoni lajmin e plotë në gjuhën angleze në linkun: https://www.rferl.org/a/eu-delays-decision-on-north-macedonia-albania-membership-talks/30006858.html