Datë: 01 Korrik, 2020 / Burimi: eu2020
Burimi i fotografisë: Zyra Federale Gjermane e Jashtme
Programi 18 mujor i Këshillit i përgatitur nga Presidenca e ardhshme e Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë, kryetarë të Këshillave për punët e jashtme.
Ndërsa Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku – 31 dhjetor 2020, duket se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me Presidencat e Qeverive të tjera pasardhëse të Këshillit të BE-së si ajo e Portugalisë dhe Sllovenisë në një program të njohur ndryshe si “Programi Trepalësh”.
Programi Trepalësh siguron një tranzicion të rrjedhshëm nga një Presidencë e një vendi anëtar të BE-së në tjetrin, përmes një agjende 18-mujore, e cila identifikon çështjet kryesore që do të trajtohen gjatë presidencave të tyre përkatëse, të përshkruara në Agjendën Strategjike 2019 – 2024.
Ҫështjet e mëposhtme janë disa nga pikat kyҫe të programit të ardhshëm 18-mujor të Këshillit, të përgatitura nga Kryesia e ardhshme Gjermane, Portugeze dhe Sllovene dhe Përfaqësues të Lartë, Kryetarë të Këshillave të Punëve të Jashtme të BE-së:
- Mbështetje për një Evropë të drejtë dhe sociale që promovon interesat dhe vlerat e Evropës në të gjithë botën. Promovimi i kohezionit social, sundimit të ligjit, barazisë, të drejtave të njeriut dhe përgjegjësisë sociale duke përfshirë këtu gjithashtu mësimet e marra gjatë pandemisë globale shkaktuar nga virusi Covid-19;
- Sigurimi i një transformimi dixhital transparent në mbarë Evropën që respekton të drejtat e njeriut dhe mbron qytetarët nga rreziqet kibernetike në internet dhe dezinformimi. Realizimi i përparimit dixhital në fusha si arsimi, kërkimi shkencor, financa dhe shëndetësia. Fuqizimi dhe ruajtja e sovranitetit dixhital në lidhje me dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale si një teknologji kryesore e së ardhmes. Formimi në mënyrë aktive të ardhmen e punës në lidhje me dixhitalizimin, dhe duke bërë më shumë për të siguruar zbatimin e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale;
- Gjetja e zgjidhjeve gjithëpërfshirës dhe të përhershme ndaj krizës së migracionit. Rritja e përpjekjeve kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke adresuar gjithashtu shkaqet thelbësore të migracionit dhe zhvendosjes së detyruar;
- Promovimi i mëtejshëm i sovranitetit Evropian teknologjik dhe industrial dhe një tregu të vetëm të qëndrueshëm dhe konkurrues. Sigurimi i zbatimit efektiv dhe të drejtë, aplikimit dhe forcimit të rregullave të një tregu të vetëm. Kjo do të përfshijë një taksim të drejtë dhe efektiv si dhe përmirësimin e luftës së BE-së kundër pastrimit të parave. Promovimi i tregtisë së hapur, ambicioze, të ndershme, të qëndrueshme dhe të bazuar në rregulla;
- Forcimi i konkurrencës industriale në Evropë si dhe sigurimi i një mjedisi të qëndrueshëm investimesh për bizneset e vogla dhe të mesme. Identifikimi i zinxhirëve strategjikë të vlerave, industrisë dhe projekteve të rëndësishme me interes të përbashkët evropian. Thellimi i Unionit Ekonomik dhe Monetar, si dhe sjellja e sektorit financiar në epokën dixhitale;
- Investimi në një transformim ekonomik inovativ, të qëndrueshëm dhe inteligjent që mbulon të gjitha rajonet, dhe forcimin e konkurrencës së tyre. Ndërtimi i një Evrope me klimë të qëndrueshme dhe të gjelbërt dhe arritja e 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) dhe objektivave të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së;
- Promovimi i vlerave evropiane në një nivel ndërkombëtar, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurinë: Procedimi i procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ndjekja e një politike ambicioze fqinjësore drejt Lindjes dhe Jugut dhe forcimi i bashkëpunimit me Afrikën. Përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shqyrtimi më tej i politikave dhe marrëdhënieve evropiane të mbrojtjes.
Për të lexuar dokumentin e plotë të Programit Trepalësh, klikoni këtu.