SHQIPËRIA DHE BASHKIMI EVROPIAN

Marrja e statusit të vendit kandidat në qershor të vitit 2014 shënoi një kthesë në marrëdhënien midis Shqipërisë dhe BE-së, duke ofruar një perspektivë më të qartë për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, rrugëtimi i Shqipërisë në BE nuk fillon këtu. Kjo hapësirë synon të informojë mbi etapat e rrugetimit të integrimit evropian të vendit tonë.

Për të kuptuar më mirë procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE është nevojshme që qytetarët shqiptarë të kenë njohuri mbi dokumentat përkatës që rregullojnë marrëdhëniet midis BE-së dhe Shqipërisë. Këto dokumenta përfshijnë vendime, strategji, progres raporte, planë kombëtare dhe dokumenta të tjerë të cilat janë hartuar nga institucionet e Bashkimit Evropain, institucione të Republikës së Shqipërisë apo dhe think-tanks, ojf të ndryshme vendase dhe të huaja me fokus integrimin evropian.

Ndaj kjo hapsirë e Connect synon t’ju informojë mbi dokumentat kryesore të procesit të integrimit evropian si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, progress raportet e përvitshme nga Komisioni Evropian si dhe strategjitë apo planet kombëtare të vendit tonë për të përmbushur qëllimin dhe objektivin kombëtar, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Buy now