Uncategorized – CONNECT https://connectwitheu.al Mon, 15 Jul 2019 10:37:14 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://connectwitheu.al/wp-content/uploads/2019/06/cropped-logo_connect-32x32.jpg Uncategorized – CONNECT https://connectwitheu.al 32 32 NA KONTAKTONI https://connectwitheu.al/2019/07/09/na-kontaktoni/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=na-kontaktoni Tue, 09 Jul 2019 14:37:38 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1651
+355 4 2203054
info@connectwitheu.al
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Rr. Milto Tutulani, Nd.6, Hyrja 8/3 & 4 1019

Per me shume informacion na kontaktoni

[contact-form-7]
]]>
Procesi i Berlinit https://connectwitheu.al/2019/07/09/procesi-i-berlinit-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=procesi-i-berlinit-2 Tue, 09 Jul 2019 14:34:26 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1649

Çfarë është ‘procesi i Berlinit’?

Nuk ka asnjë përkufizim të pranuar gjërësisht apo një shpjegim zyrtar se çfarë është ekzaktësisht ‘Procesi i Berlinit’. Në terma të përgjithshme, ai ka karakteristikat e një nisme politike shumëpalëshe midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe perceptohet se është nën “patronazhin gjerman”. Ky proces nisi me Konferencën e nivelit të lartë të mbajtur në Berlin në Gusht të vitit 2014. Ai është konceptuar si një instrument përforcues në shërbim të perspektivës së anëtarësimit në BE dhe të lidhjeve ekonomike dhe politike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit ka (ri-)gjeneruar një moment shumë të nevojshëm për bashkëpunimin rajonal dhe ka sjellë në vëmendjen e BE-së rolin gjeostrategjik të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane.

Double track of Berlin Process

double track
]]>
Politikat https://connectwitheu.al/2019/07/09/politikat/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=politikat Tue, 09 Jul 2019 14:23:47 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1639

Politikat e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit përcaktohen në një masë të madhe, nga vlerat, objektivat dhe parimet e BE-së.
Për shkak se Bashkimi Evropian filloi si një komunitet ekonomik, politika ekonomike është ende një fushë e rëndësishme në BE. Bashkimi Evropian kërkon të angazhohet në bashkëpunim për të mbrojtur mjedisin. Në këtë mënyre, ajo kërkon të promovojë mbrojtjen e aseteve natyrore dhe të ndalë ndryshimet klimaterike.

Nga krijimi e deri më sot, fushat mbi të cilat shtetet anëtare kanë politika të përbashkëta kanë pësuar një rritje. Sot politikat e përbashkëta ekzistojnë pothuajse në të gjitha fushat si më poshtë:

Politika e Përbashkët për Çështjet Ekonomike dhe Monetare

Politika e Përbashkët Institucionale

Politika e Përbashkët për Çështjet Detare dhe Peshkimit

Politika e Përbashkët Bujqësore

Politika e Përbashkët për Ndihmat Humanitare dhe Mbrojtjen Civile

Politika e Përbashkët mbi Zgjerimin

Politika e Përbashkët për Mjedisin

Politika e Përbashkët për Mediat dhe Audiovizive

Politika e Përbashkët për Klimën

Politika e Përbashkët për Bilancin

Politika e Përbashkët për Qytetarin Evropiane

Politika e Përbashkët për Tregtinë

Politika e Përbashkët për Konkurrencën

Politika e Përbashkët mbi Mbrojtjen e Konsumatorit

Politika e Përbashkët mbi Kulturën

Politika e Përbashkët mbi të Drejtat e Njeriut

Politika e Përbashkët mbi Doganat

Politika e Përbashkët mbi Ekonominë dhe shoqëritë dixhitale

Politika e Përbashkët mbi Energjinë

Politika e Përbashkët mbi Bashkëpunimin në Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme

Politika e Përbashkët mbi Sipërmarrjen

Politika e Përbashkët mbi Edukimin, Formimin profesional dhe Rininë

Politika e Përbashkët mbi Tregun e Përbashkët

Politika e Përbashkët mbi Punësimin dhe fushën Sociale

Politika e Përbashkët mbi Punët e Jashtme dhe Sigurinë

Politika e Përbashkët Rajonale

Politika e Përbashkët Fiskale

Politika e Përbashkët mbi Kërkimin dhe Zhvillimin Teknologjik

Politika e Përbashkët mbi Shëndetin Publik

Politika e Përbashkët mbi Sigurinë Ushqimore

Politika e Përbashkët mbi Hapësirën Ajrore

Politika e Përbashkët mbi Sportin

Politika e Përbashkët mbi Zhvillimin dhe Bashkëpunimin

Politika e Përbashkët për Transportin.

Për më tepër

]]>
Institucionet Evropiane https://connectwitheu.al/2019/07/09/institucionet-evropiane/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=institucionet-evropiane Tue, 09 Jul 2019 14:13:56 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1634

Sa i njihni institucionet e BE-së? A e dinit se BE-ja ka një strukturë institucionale unike?

Institucionet e saj prodhojnë poltikat e BE-së dhe mbikqyrin menaxhimin e programeve të ndryshme.

Kompetencat dhe përgjegjësitë e të gjitha këtyre institucioneve janë të përcaktuara në Traktatet, të cilat janë themeli i gjithçkaje që bën BE-ja. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin institucionet e BE-së. Traktatet janë dakorduar nga presidentët dhe / ose kryeministrat e të gjitha vendeve të BE-së dhe ratifikohen nga parlamentet e tyre përkatëse.

Për më tepër

Organ legjislativ; I krijuar në vitin 1952, me emrin Asambleja e Përbashkët e Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut; në vitin 1962 merr emrin Parlamenti Evropian. Ka 751 deputet, që zgjidhen me zgjedhje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët evropian cdo 5 vite. Selia: Strasburgo (Francë), Bruksel (Belgjikë), Luksemburg. http://www.europarl.europa.eu/portal/en

Këshilli Evropian nënkupton takimet e Kryetarëve të Shteteve Anëtare, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Përcakton orientimet e politikat e përgjithshme të Bashkimit Evropian. Mblidhet 4 herë në vit por mund të ketë mbledhje të jashtëzakonshme.https://www.consilium.europa.eu/en/european-council/

Zëri i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, zbaton aktet e tij dhe koordinon politikat e Bashkimit Evropian. Është organi më i rëndësishëm vendimmarrës i BE-së. Në mbledhjet e tij marrin pjesë ministra të Shteteve Anëtare. Selia e Këshillit është në Bruksel, por disa mbledhje mbahen në Luksemburg. Këshilli mblidhet për tema të ndryshme (dhjetë gjithsej) dhe mbledh ministrat përkatës të Shteteve Anëtare që mbulojnë: çështjet e përgjithshme dhe marrëdhëniet me jashtë; çështjet ekonomike dhe financiare, punësimin, politikat sociale, shëndetin dhe çështjet e konsumatorit, konkurrueshmërinë, bashkëpunimin në fushat e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, transportin, telekomunikacionet dhe energjinë; bujqësinë dhe peshkimin; mjedisin; arsimin, rininë dhe kulturën. https://www.consilium.europa.eu/en/

Njihet si “gardian i traktateve”. Komisioni Europian është një institucion kolegjial, politikisht i pavarur, që mishëron dhe mbron interesat e përgjithshëm të Bashkimit Europian, duke qënë ekzekutivi i tij. Propozon legjislacionin dhe zbaton instrumentet legjislative të miratuara nga Këshilli dhe Parlamenti Europian, në lidhje me politikat e Komunitetit dhe kontrollon ekzekutimin e buxhetit. Mandat 5 vjecar. Përbëhet nga Komisionerët, një për cdo shtet anëtar.https://ec.europa.eu/commission/index_en

Banka Qendrore Europiane është përgjegjëse për menaxhimin e euros, mbajtjen e cmimeve të qëndrueshme dhe drejtimin e politikës ekonomike dhe monetarë të BE. Përbëhet nga presidenti dhe zëvendëspresidenti i BQE, guvernatorët e bankave qendrore kombëtare të të gjithë shteteve anëtare. https://www.ecb.europa.eu/home/languagepolicy/html/index.en.html

Ajo permbledh tre entitete: Gjykatën e Drejtësisë, Gjykatën e Përgjithshme, aktualisht e quajtur Gjykata e Shkallës së Parë dhe gjykatat e specializuara (panelet gjyqësore).Gjykata e Drejtësisë garanton respektimin e ligjit në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e Traktateve Themeluese njësoj nga të gjitha shtetet anëtare. Nga viti 2019 trupa e gjyqtarëve përbëhet nga 2 gjyqtarë për cdo shtet anëtarë. https://curia.europa.eu/jcms/jcms/j_6/en/

Kontrollon nga ana ligjore dhe e rregullsisë, që të ardhurat dhe shpenzimet e Bashkimit Europian mblidhen dhe përdoren në mënyrën e duhur, si dhe siguron që menaxhimi financiar të jetë i efektshëm. Përbëhet nga një shtetas i secilit Shtet Anëtar. Anëtarët e saj zgjidhen për gjashtë vjet. https://www.eca.europa.eu/en/Pages/ecadefault.aspx

Strukturë që asiston Përfaqësuesin e lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Menaxhon marrëdhëniet diplomatike të BE me shtetet e tjera jo BE dhe drejton politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage_en

Organ këshillimor që përfaqëson organizimet e punëmarrësve dhe punëdhënësve dhe grupeve të interesit, duke i dhënë mundësinë të mësipërmëve të shprehin mendimin e tyre mbi propozimet ligjore. 350 anëtarë nga të gjitha shtetet anëtare.https://www.eesc.europa.eu/en

Është një organ këshillimor që u mundëson autoriteteve vendore dhe rajonale t’u dëgjohet zëri në procesin vendimmarrës të Bashkimit Europian. Përbëhet nga përfaqësues nga autoritetet vendore dhe rajonale, të emëruar nga Këshilli për katër vjet të të gjitha shteteve anëtare. https://cor.europa.eu/en/Pages/default.aspx

Institucioni financiar i Komunitetit që garanton financime për projektet që kontribuojnë në realizimin e obiektivave të BE si brenda dhe jashtë Bashkimit. Përfaqësues për cdo shtet anëtar dhe një përfaqësues për Komsionin Evropian.https://www.eib.org/en/index.htm?lang=it

Heton mbi denoncime për raste të keqadministrimit nga ana e institucioneve ose organeve të tjera të BE. Denoncimet mund të realizohen nga qyetarët ose rezidentët e Bashkimit Evropian ose nga organizatat dhe shoqëritë tregtare me seli në BE. Zgjidhet nga Paralemtin Evropian për 5 vite. https://www.ombudsman.europa.eu/en/home

]]>
Objektivat e projektit https://connectwitheu.al/2019/07/09/objektivat-e-projektit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=objektivat-e-projektit Tue, 09 Jul 2019 13:07:42 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1624

Objektivat e projektit “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”

Projekti “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT” është iniciativa më e re e udhëhequr nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim që fokusohet pikërisht në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky projekt synon të inkurajojë përfshirjen e shoqërisë civile dhe sidomos të rinjve në dialogun e politikëbërjes, si dhe ndërgjegjësimin mbi nevojën për kontribut të vazhdueshëm në procesin e integrimit evropian, veçanërisht gjatë negociatave për anëtarësim.

Projekti ka një kohëzgjatje 16-mujore (Dhjetor 2018-Prill 2020).

test

Objektivat e projektit #CONNECT janë:


Hartimi, profilizimi dhe vlerësimi i OSHC-ve dhe potencialit te tyre kontribues në dialogun politikbërës, proceset reformuese të vendit dhe në procesin e Integrimit Evropian. Kjo analizë do të trajtojë aktivitetet e tyre, madhë- sinë, mbulimin territorial, anëtarësimin, burimet e fin- ancimit, sektorët e anga- zhimit, vlerësimin e bashkë- punimit me autoritetet qeveritare dhe OSHC-të e tjera, etj.

Krijimi i një baze njohurish mbi integrimin evropian në Shqipëri, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira dhe përvojën e vendeve fqinjë pararojë në procesin e Integrimit në BE, si dhe duke ndërtimi i një bazë dokumentale publike e të qëndrueshme në shërbim të grupeve të interesuar në Shqipëri.

Mbështetja e reformave të vendit të nxitura nga efekti transformues i procesit të anëtarësimit në BE dhe nga Procesi i Berlinit, duke mobilizuar aktorët e shoqërisë civile për një kontribut më të gjerë;

Fuqizimi i një debati rajonal mbi Zonën Ekonomike Rajonale sa i takon temës së bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja e kontributit të shoqërisë civile në politikat rajonale.

Rezultatet që pritet të sjellë ky projekt janë rritja e pjesëmarrjes të shoqërisë civile jashtë kryeqytetit (Korçë, Vlorë dhe Shkodër), ngritja e kapacitetetit për të përfaqësuar interesat e komuniteteve lokale në procesin e planifikimit, miratimit dhe zbatimit të acquis të BE-së dhe në reformat e angazhuara, si dhe rritja e llogarisë tek politikë-bërësit për të hartuar politika më transparente dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me anëtarësimin në BE. Instrumenti që do të përdoret në këtë drejtim është krijimi i tre grupeve konsultative rajonale me të rinjtë dhe OSHC-të.

Kjo qasje lokale e projektit e fokusuar në grassroot e kombinuar dhe me procesin e të mësuarit nga praktikat më të mira të vendeve të tjera të rajonit pararojë në procesin e anëtarësimit në BE, pritet të stimulojë një debat konstruktiv shoqëror dhe të mbështesë monitorimin dhe transparencën e dinamikave të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

]]>
Mbi CONNECT https://connectwitheu.al/2019/07/09/mbi-connect/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mbi-connect Tue, 09 Jul 2019 12:17:58 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1613

Ndërkohë që Shqipëria është e angazhuar në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, procesi i integrimit deri më tani ka evidentuar nevojën për gjithëpërfshirje dhe angazhim të të gjitha grupeve të shoqërisë. Dinamikat e procesit të negociatave për anëtarësim gradualisht po spostojnë vëmendjen nga procedura e miratimit të acquis communautaire (shpesh e përshkruar si provim pranues) drejt sigurimit që ky acquis po zbatohet siç duhet nga vendi kandidat dhe se është i qëndrueshëm në të ardhmen. Kjo dinamikë përfshin një zhvendosje nga procesi teknik dhe mekanik i hapjes / mbylljes së kapitujve përkatës gjatë procesit të negociatave, të udhëhequr nga administrata publike drejt një qasjeje më të përqëndruar tek impakti tek qytetarët.

Në këtë prizëm, është e nevojshme që shoqëria civile dhe aktorët e tjerë në vend, të kenë kapacitetetin e duhur për të luajtur një rol të qënësishëm në përgatitjen e shoqërisë shqiptare për detyrat dhe benefitet e anëtarësimit në BE, si dhe të japin kontributin e tyre në reforma të ndryshme sektoriale, si në zbatimin e acquis, ashtu edhe në promovimin e përgjithshëm të demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Projekti “Një qasje sektoriale për kontributin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- CONNECT” është iniciativa më e re e udhëhequr nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim që fokusohet pikërisht në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky projekt synon të inkurajojë përfshirjen e shoqërisë civile dhe sidomos të rinjve në dialogun e politikbërjes, si dhe ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi kontributin tyre të vazhdueshëm në procesin e integrimit evropian, veçanërisht gjatë negociatave për anëtarësim.

CONNECT është pjesë e një përpjekjeje sistemike të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë mbi nevojën për një kontribut të specializuar sektorial që ushqen zinxhirin e mekanizmave institucionale dhe ligjore në fusha të ndryshme si transporti, energjia, bujqesia, konsolidimi i institucioneve dhe i mekanizmave llogaridhënëse, ekonomia dhe turizmi, politikat e punësimit, tregtisë, lëvizja e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, por edhe bashkepunimi rajonal. Në këtë kuadër, ky portal do të informojë jo vetëm mbi procesin e integrimit, si ai funksionon nga ana metodologjike dhe proceduriale, por mbi të gjitha do të informojë mbi debatet e mëdha ne Evropë, mbi procesin dhe kuadrin institucional dhe ligjor që po ndërtohet nga Qeveria Shqiptare, si dhe do të ofrojë një librari dokumentacioni dhe literature mbi zgjerimin dhe praktikat më të mira në rajon. Ky portal do përcjellë njohuri, vlera, norma dhe standarde, duke kontribuar kështu në rritjen e efekteve transformuese të BE-së në rajon dhe duke lehtësuar procesin e integrimit në strukturat evropiane.

Projekti CONNECT mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe është duke u zbatuar në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert (Tiranë) dhe Qendrën Savremene Politike / European Western Balkans (Beograd).

cooperation-and-development-institute
fund-european-union
ministria-e-financave
centar-savremene
]]>
test https://connectwitheu.al/2019/07/09/test-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=test-2 Tue, 09 Jul 2019 10:55:00 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1611 test

]]>
Raport 2019 Për ecurinë e procesit të integrimit gjatë vitit 2018 https://connectwitheu.al/2019/07/02/msa-be-shqiperi_20-06-2019-3/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=msa-be-shqiperi_20-06-2019-3 Tue, 02 Jul 2019 09:09:01 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1337 MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

]]>
Një perspektivë e besueshme e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor 2018 https://connectwitheu.al/2019/07/02/msa-be-shqiperi_20-06-2019-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=msa-be-shqiperi_20-06-2019-2 Tue, 02 Jul 2019 09:08:52 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1336 MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

]]>
Progres Raporti për Shqipërinë 2019 https://connectwitheu.al/2019/07/02/msa-be-shqiperi_20-06-2019/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=msa-be-shqiperi_20-06-2019 Tue, 02 Jul 2019 09:08:36 +0000 https://connectwitheu.al/?p=1335 MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

MSA BE-Shqiperi_20/06/2019 

 

]]>